Muhammed Selim Korkutata / Anadolu Agency
JOSEPH MACKINNONA, 17 prill 2023 – TheBlaze.com – Përktheu Arben Çokaj
Mesazhet direkte në Twitter mund të mos kenë qenë aq private dhe të sigurta sa dikur besonin përdoruesit, veçanërisht nga drejtuesit e mëparshërm të kompanisë.
Në një intervistë me dy pjesë, që do të transmetohet në Fox News të hënën dhe të martën, Tucker Carlson i bëri presion CEO-t të Twitter, Elon Musk, nëse qeveria e SHBA kishte akses në mesazhet private të përdoruesve.
Musk u përgjigj pozitivisht, duke theksuar se ky zbulim e goditi atë.
Që kur zyrtarisht mori kontrollin e Twitter në tetor, Musk ka ndarë informacione të ndryshme befasuese, si për marrëveshjen e dukshme të paraardhësve të tij me aktorët shtetërorë, ashtu edhe për shtrirjen e ndërhyrjes së qeverisë në platformë.
Nëpërmjet fileve të Twitter-it, ai tashmë ka ndihmuar në ndriçimin e fushatave të censurës të motivuara politikisht, përpjekjet e koordinuara të FBI-së dhe Twitter-it, për të formësuar diskursin publik dhe ndërhyrjen politike nga agjentët partianë, që ndoshta ka ndryshuar zgjedhjet dhe ka transformuar peizazhin politik në Shtetet e Bashkuara.
Musk i tha Carlson-it: “Shkalla në të cilën agjencitë qeveritare kishin akses të plotë në gjithçka, që po ndodhte në Twitter më shpërtheu mendjen,” tha Musk. “Unë nuk kam qenë në dijeni për këtë.“