Arben Çokaj
(Humor politik prej hallit)
Qeveria e Kosovës të krijohet nga 52 deputetët e opozitës me mbështetjen e 20 deputetëve të pakicave, përfshirë edhe serbët… Edhe ndonjë deputet i VV-së t’i mbështeste, nuk kishte qenë aspak imorale…
Tradhëti e madhe do të ishte sikur Albin Kurti ta krijonte qeverinë me ndonjë votë nga partitë shqiotare të opozitës.
Dhe për hir të Driton Smakaj të zgjidhet një president serb, mirë kishte qenë Radojçiqi, ishte kënaqë Xhavit Haliti e Ibrahim-Miran Kelmendi… Dritoni kishte thënë: “keni folë në telefon me Radijçiqin ju tradhëtarë”, edhe pae këta tjerët me përkrahje edhe nga ndërkombëtarët e kishin bërë Radijçiqin president, prapë fajin do e kishte Minoza Kusari, pss ajo ka folë në telefon dikur me të, duke i thënë: Gospodin Radojçiq!
Kështu Kosova nuk kishte pasë asnjë problem me Beogradin e Tiranën zyrtare, dhe ndërkombëtarët, se po e sundon Serbia prapë Kosovën e kjo është ajo që ata duan…
Se si kishin shkuar punët për Kosovën nuk do shumë komente, por Ramushi e Sami Lushtaku, Batoni, Berati, Milaimi e të tjerët na kishin mbytë me përralla patriotike, se luftuan dikur për ta larguar shkaun dhe e sollën ujkun prapë në torishtë…
Dhe në fund Alma Lama kishte marrë mirënjohje për mbrojtjen e pakicave në Kosovë, sipas standardeve ndërkombëtare… E në fund, Alma më këta tjerët më sipër, që punuan për me i kthye serbët në pushtet kishin thënë: Kshyre Albin babën, Albin demagogun, ti i ke fajet se je anti-amerikan, kurse ne i bëmë serbët jo vetëm ta duan Kosovën, por edhe të punojnë për Kosovën… 😞
Adem Gashi si rugovist i fortë nuk kishte ndejtë pa i shtua dy fjalë: “s’ka gja se serbët po e drejtojnë Kosovën prapë, se e tyre ka qenë, edhe emrin Kosovo, prej tyre e kemi. Rëndësi ka me ikë ai crngorski i urryer, Albini…”
Kujdes Albinin, ruhuni prej tij, se po bën shtet, pa serbët – raca e zgjedhur – nuk janë problem!











