Dy fjalë në veten e parë!

0
Florim Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa, 18.12.2022

Punën time prej analisti dhe gazetari e bëjëe dashuri dhe pasion, pa asnjë lloj interesi apo kompensimi material. Shkrimet nuk i bëjë për klikime dhe as për përfitime materiale, nuk i bëjë as për anim apo linçim politik të askujt. Thjesht janë shkrime që kanë për qëllim sensibilizimin e qytetarëve (bashkatdhetarëve) për arritjen e ndryshimeve pozitive.

Më pëlqejnë sfidat dhe krikikat e argumentuara

Nuk është aspak punë e lehtë të godasësh cakun nga largësia, por “shigjetari” i mirë këtë e do, i do sfidat dhe surprizat edhe atëherë kur nuk e shijon gjahun e tij!

Ashtu siq e ceka në fillim të këtij shkrimi, synim imi nuk është përfitimi material, por është satisfaksioni moral që për çdo ditë më vjen nga lexuesit e rregullt. Satisfaksioni moral nuk vjen vetëm nga vlerësimet pozitive, por edhe kritikat e shëndosha dhe qëllimira të lexuesve.

Dëshprimi (nëse mund ta quaj ashtu) më i madh më vjen nga ata që komentojnë vetëm nga titulli pa e lexuar fare shkrimin. Në momentin që i sugjerojë që ta lexojnë shkrimin në tërësi, pason kërkimfalja nga lexuesi.

Këtë aspekt mjaft të rëndësishëm e ceka për faktin se pas ndaljes së gazetave të shkruara dhe me zhvillimin e hovshëm teknologjik, dinamika e ngjarjeve në rrjetet sociale dhe internet në përgjithësi është aq e madhe saqë njerëzit mundohen që në një minutë të informohen për çdo gjë dhe për gjithçka!

Lexuesit janë shpirti, janë motivi dhe inspirimi im

Sikur të ishin shkrimet cak i përfitimit, do ta përdorja më shumë fantazinë sesa realitetin, por në shkrimet mundohem të jemë sa më afër reales dhe të vërtetës në trajtimin e ngjarjeve dhe zhvillimeve politike në vend.

Prandaj, asnjëherë titulli nuk e ka për qëllim tërheqjen e lexuesit, por e paraqet përmbajtjen dhe esencën e shkrimit. Në secilin shkrim mundohem t’i bëjë të qartë lexuesit, që ai më lehtë ta bëjë dallimin mes zhvillimit të ngjarjes dhe interpretimit tim.

Mundohem të bëhen forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i i ndryshimeve të pëgjithshme shoqërore, e jo të mbetëm zë i pakicës, por të shëndrrohem në zë plural duke i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im!

Lexuesit janë shpirti, janë motivi dhe inspirimi, janë qëllimi dhe caku final, janë shpërblimi dhe satisfaksioni më i madh i punës time publicistike.

Sikurse në fillim të krijimtarisë time, edhe tani pas mijëra shkrimeve dhe gjasht librave të botuar nuk i kam vu cak vetes. Do të vazhdojë të shkruaj derisa të më punon mendja dhe zemra për kombin dhe vendin tim të shenjt.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.