DORËZIMI I ARMËVE POLITIKE PAS “FITORES” HISTORIKE

0
94
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Edhe, kalorësi politik i dalldisur dhe arratisur me një Sanço Panço shqiptar përmbrapa mbi gomar në fushëbeteja luftarake, më në fund i dorëzoi armët partiake pas “fitores” historike. Edhe atë, i dorëzoi armët luftarake partiake përmes kamerave televizive të mjeteve publike të informacionit: “Emri kushtetues i shtetit është i qartë dhe nuk duhet të kemi standarde të dyfishta të ndjehemi para qytetarëve të papërgjeshëm ose t’i hutojmë ata, dihet se cili është emri kushtetues – është ai me mbiemrin”. Porositi para kamerave televizive Hristian Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE –së, dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, në Maqedoninë e Veriut.

Ai në një intervistë për televizionin “Sitel”, tha se: në betimin që do të bëjë qeveria e ardhshme do të përdorë emrin e ri kushtetues të shtetit, njësoj si kur viziton jashtë vendit.

“Mirëpo, në përdorim të përditshëm dhe kur bëj deklarata në vend, do ta përdor emrin “Maqedoni”. Ne, nuk mund të kërkojmë nga qytetarët që t’i respektojnë ligjet dhe ne vetë i shkelim ato, tha Mickoski.

Ai këtë qëndrim e shprehu pas skandalit të presidentes, Gordana Siljanovska e cila nuk e përdori emrin Kushtetues gjatë betimit të saj.

Armë luftarake, dhe politike nëpër fushëbeteja, që nuk i dorëzoi përsëgjalli Skënderbeu, as Ali Pashë Tepelena me trupin në Janinë, e kokën në Stamboll…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.