Nue Oroshi
Sot doli nga shtypi pjesa e dytë e dylibërshit: “Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1945-1999“ materiale, kumtesa, dokumente, dëshmi dhe rrëfime nga sesioni shkencor i mbajtur në Skënderaj më, 18 korrik 2021 me temën: “Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999”. Ky libër enciklopedik ka gjithsejt 696 faqe ku 52 autorët me studimet e tyre kanë shtjelluar tema të ndryshme lidhur me masakrat serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare. Si historian i vijës kombëtare shqiptare po e ndiej vetën paksa të çliruar shpirtnisht pas një pune bukur të gjatë në përgaditjen e këtyre dy Librave enciklopedik për tu ndriçuar Masakrat serbe ,malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare.
Kjo punë u arrit falë punës së vyer të 88 autorve që i falënderoj të gjithëve një nga një, që mundësuan botimin e këtyre dy librave enciklopedik,me gjithsejt 1296 faqe. Ky dylibërsh enciklopedik është një brum i mirë që institucionët e Kosovës në të ardhmën ta përgadisin një aktakuzë për krimet serbe në trojet shqiptare. Këto dëshmi tregojnë se ne shqiptarët nuk guxojmë asesi të harrojmë këto masakra që na kanë ndodhur.Ky dylibërsh do të shërben që në të ardhmën studiuesit të zgjanohen edhe më shumë në mënyrë që çdo Masakër te ndriçohet.
Jam i bindur që në këto dy libra enciklopedik nuk është shkruar për të gjitha Masakrat serbe por në projektet e tjera më të zgjanuara do të tubojmë edhe më shumë fakte e dëshmi dhe të botojmë në libra të veçanta që ti paraqesim botës demokratike se gjenet kriminale serbe nuk ndryshojnë kurrë. Ato janë aktuale edhe sot e kësaj dite.