Nga KALOSH ҪELEIKU
(Kërçovë, 07.08. dhe 09 dhjetor 2024)
Xha Deralla lindi në vitin 1842, dhe sipas “amanetit” që e la përsëgjalli: kufomën e tij, mos ta përcjellin rrugës pranë xhamisë ku e priste Xhebrahili ta fus në “Xhehnem” (Ferr), por rrugës pas “Ҫuke” t’i futet tinëz në “Xhehnet” (Parajsë). Dhe, iku nga kjo botë në vitin 1950.
Kontribut të madh humoristi dhe satiristi dha në fushën e humorit dhe satirës. Poashtu, edhe në atë të valleve dhe këngëve popullore. Në fushën e humorit dhe anekdotave, qe: një legjendë e shekullit. Përderisa, për Nastradin Hoxhën thuhet, se: ka qenë një legjendë e krijuar nga populli, Xha Deralla ka qenë një humorist dhe satirist i vërtetë shqiptar, që lindi dhe u rritë nga gjiri i popullit, Katundit. Shakatë e tia të kripura me humor, u bartën brez pas brezi nga gjenerata në gjeneratë.
Anekdotat për xhandarët e serbit, dhe Hoxhën e “Allahut”, si dhe shumë të tjera anekdota dhe satira, ende janë gjallë gojë më gojë te populli, që së shpejti pritet ta shohin dritën edhe si libër. Pse, jo: edhe në përmendore te sheshi “Ureja”, në Katundin Cërvicë para portës të Xha Mazllëmit. Shkaku, se: e kalonte edhe më së shumti kohën e lirë në pusi të personazheve të anekdotave. Arsye, që shumica e udhëtarëve të katundeve përreth Kërcovës, nuk kalonin nëpër Cërvicë për të shkuar te katundet: Përtejzalli, Kolibare dhe Zajaz.
Xha Deralla interpretoi dhe krijoi një numër të madh të këngëve dhe valleve. Këngë të cilat vlen të përmenden: Kënga e Rumelisë, me autor vetë Xha Deralla. Dhe, këngët tjera popullore: Kur boni hëna për me dalë, Kënga e Elifes, Vjeshta moj virone, Kënga e Hasimes, Vijnë pampurrat, Kënga e Gjylefajës, Kënga e askerëve etj.
Vite me radhë jemi përpjekur të organizojmë një manifestim kulturor: Ditët e Humorit dhe Satirës, në Kërçovë. Po, nuk e deshi Zoti deri në vitin 2003 t’ia hudhim themelet. Vendimin e morëm si Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar që në vitin 1999, në Shkup. Pse, e zgjodhëm si qytet mu Kërçovën? E zgjodhëm se, në Cërvicë të Kërçovës ka jetuar dhe vepruar njëri ndër humoristët dhe satiristët më të mëdhenj shqiptar në Ish Jugosllavi: Xha Deralla.
Nastradin Hoxha, nuk dihet me siguri, a ka jetuar dhe n’çvend, dyshohet se është personalitet i trilluar nga popujt e Ballkanit. Edhe, pse: anegdotat e tia qarkullojnë ende gojë më gojë në popull. Xha Deralla ka vendlindje dhe krijime humoristike e satirike në gjirin e popullit shqiptar. Dy: në Kërçovë më shumë se në çdo qytet tjetër ka shkrimtarë, që janë marrë dhe merren me humor dhe satirë. Edhe, pse: ndonjëri nga to ka ndërruar jetë.
Në vitin 1999 plasi edhe lufta në Kosovë. Probleme kombëtare, politike dhe vështirësi ekonomike, të cilat i përballonte në atë kohë me vështirësi Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë. Përveçse me organizimin e jetës kulturore në IRJ të Maqedonisë, duheshte të merret edhe me strehimin e shqiptarëve kosovarë të dëbuar nga trojet e tyre etnike në lokalet e saj edhe pa kushte minimale humanitare jetese, as për vete.
Reagimeve me anë të kumtesave kundër dhunës ndaj shqiptarëve në mjetet e informacionit, dhe deri tek organizatat e ndryshme humanitare botërore. Përkrahjen, që i dha vite me radhë hapjes të Universitetit të Tetovës. Manifestimit kulturor tradicional ndërkombëtar: “Ditët e Naimit për Kosovën” në Çegran, dhe “Takime nën Rrap”, që i kishte mbi shpinë si barrë në Shkup.
Vite më vonë, edhe Ditët e Humorit dhe Satirës “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Edhe atë dihet, në mes të dy zjarreve: nga njëra anë e “vëllezërve”, dhe ana tjetër e mashave politike shqiptare në pushtet, që i ngatërroheshin me vite nëpër këmbë.
Megjithatë, qëllimi dihej: Rruga për në “Baba Tomor”. Malin e Perëndive, ku pihej vera me Dy shtama, lindëte Poezia. Dhe, bëheshte dashuri me Zanat e Malit. Patjetër, duhej hip në “Baba Tomor! Dhe, kështu nga viti në vit shtyhej ky manifestim i veçantë kulturor – artistik.
Nuk e donte Zoti të hipim në “Baba Tomor”.
Në vitin 2001 plasi lufta në IRJ të Maqedonisë. Edhe një vit humbje. Dhunë. Flakë. Frikë. Varfëri. Vrasje. Viti 2002, me probleme edhe më të mëdha politike dhe ekonomike. Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar, përsëri ballafaqohej me vështirësi të mëdha ekonimike e politike.
Hipëzbritjet e partive politike në pushtet. Vrapimet e tyre partiake pas posteve politike.
Partizanët partiak, që jo nuk kishin botuar së paku një vepër artistike, por nuk kishin as një libër në shtëpi. E vazhdonte jetën mes dy zjarreve, si Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar “paralele” në IRJ të Maqedonisë, (sipas “vëllezërve”), ku gati për çdo vit konkuronte në Ministrinë e Kulturës sipas konkursit të hapur me programin e vet vjetor. Në mes të tjerave edhe me këtë manifestim kulturor, Ditët e Humorit dhe Satirës: “XHA DERALLA”, në Kërçovë.
Herë i vidhej UESB–ja, herë me komisionet e Ministrisë së Kulturës, që emrëroheshin nga partitë politike, gjysëmanalfabetë të partive politike, që nuk kishin “haber” nga kultura shiqptare, as ajo botëroret. Fatkeqësisht, nuk ndihmohej ky manifstim kulturor i vetëm në IRJ të Maqedonisë, ku vetë një manifestim të këtillë nuk e kishin “vëllezërit” tanë në Shtetin e “përbashkët” E shi, sipas tyre donin ta organizonin shqiptarët?! Vite me radhë i shpeshtuan sulmet ndaj Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar nga vetë shqiptarët.
U angazhuan edhe mashat shqiptare të partive politike partiake me pizi të “mollëve Tetovës”, të strukura në Ministrinë e Kulturës, vende pune partiake, dhe honorare marramendëse.
Programet e Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar, edhe pse: ndihmoheshin me shuma materiale qesharake, përsëri paguheshin të cunguara dhe me vonesa të mëdha disa vjeçare. Ose, nuk paguheshin fare me vite edhe sotekësajdite.
Në fund, i përveshëm vetë mëngët deri në bërryla, dhe në vitin 2003 për herë të parë i shtimë themelet e Manifestimit të parë Kulturor: Ditët e Humorit dhe Satirës: “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Erdhën satiristë nga të katër anët e Atdheut. Edhe, Bota. Kërçova ato ditë kishte festë poetike. Pasardhësit, e Xha Derallës në mes të fshatit e shtruan edhe Sofrën poetike – satirike: “XHA DERALLA”. Poezitë e tyre i lexuan penat më të njohura të humorit dhe satirës shqiptare. Edhe, nga Bota. Artisti i popullit, Him Koça për disa çaste në mesin e Kërçvës dhe fshatarëve i solli për herë të parë edhe vargjet satirike të Ali Asllanit: “Hani, pini dhe rrëmbeni!…”
Dhe, ja pas kaq vitesh lufte me Penë, humor, anekdota dhe poezi satirike me forcat tona, ndihmë e miqëve poetë, Klubit të Shkrimtarëve “Mugullimi”, në Kërçovë dhe mbështetjen minimale materiale të Ministrisë së Kulturës, pronarit të Hotelit “Kërçova”, z. Vllado Toleski dhe Xhemës, pronarit të Restorantit “Roma”, në Krçovë dhe Strugë, ky manifestim kulturor artistik, arriti të mbahet për herë të dytë dhe të shtatëë në Kërçovë.
Dhashtë Zoti, Nesër të jetë Tradicional Ndëkombëtar. Njëherit, të tubojë penat më të njohura të humorit dhe satirës nga të gjitha trojet etnike shqiptare, Diaspora, dhe Bota, me të vetmin qëllim: të bëhet tradicional dhe ndërkombëtar, të ketë jetë të gjatë, sa vetë humoristi dhe satiristi Xha Deralla, brez pas brezi në gjirin e popullit shqiptar. Edhe, Ringjallja e tij te “Çifligu i Xha Derallës”, te “Përroni i Thanës”, ku zogjtë i kanë ndërtuar çerdhet shekullore pranë Burimeve malore, dhe për çdo pranverë ia thonë këngës mes atyre maleve me Dardha gorrice dhe dëllinja..
Vitin 2024, 07, 08 dhe 09 dhjetor), në fshatin Cërvicë, vendlindjen e Xha Derallës, erdhëm në Kërçovë. E, me 08 dhjetor 2024 me ndihmën materiale qesharake të Minsitrisë Kulturës Maqedonsë Veriut, dhe pronarit të retsotantit Feto, në të silin u mbajtë edhe një orë letrare me shkrimtarët dhe poetët mbarëkombëtarë: Reshat Sahitaj, Behare Rexhepi, Fërgim Demiri, Marina Mjakovska, Rexhep Bajrami, Sermet Sulejmani, Olivera Shirgoska, Sulejman Mehazi, Xhelal Ademi, Adem Xheladini, Bajram Ҫeliku – Bali , Mihrije Vrangalla, dhe Kalosh Ҫeliku me anekdotat e Xha Derallës. Dikur, u shtrua edhe sofra shqiptare, në vendlindjen e Xha Derallës.
Portret letrar: Xha Deralla – ky satirist i rangut botёror, që ende pushon mes varreve, në Vendlindje. Përurimi i revistës letrare STILI ’97, dhe librave: Lakuriqi i luleve, Vangja Mihani Shterjova, Kaçakët e Kërçovës, Bajram Çeliku – Bali, Dua të bëj një safari, Zahrije Jonuzi – Çeliku, Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (dhjetë drama groteske), dhe numrave të revistёs pёr humor dhe satirë: ZEKTHI. Që, Delë, kur t’i teket (1997 – 2012).
Dy netë. dhe tri ditë në Kërçovë., i kaluam me poezi satirike, dhe anekdota të Xha Derallës, në vendlindje. Vendin, e preferuar gjatë verës dhe Dimrit madh, para Portës të “Xha Mazllëmit” në Katundin Cervice, ku rrinte te sheshi “Ureja”, pranë përrmendores te“Bara” Plaku mjekërbardhë njëqindedyvjeçarë, dhe u kishte vënë pusi me anekdota, humor dhe satirë xhandarëve të serbit, dhe Hoxhës “Allahut” në minare, rrëzë maleve të Çelvjollcës, në Katund, me Dy shtama verë të Zanave Malit.
Natën e fundit, me poezi, humor dhe satirë e përcollëm deri në Agim…
Data: 07, 08. dhe 09 dhjetor 2024
Ora: 15.00 – 17.00, Akomadimi i poetëve në hotelin “KIÇEVO”, Kërçovë.
Ora: 18.00, Hapja e ekspozitës me karikatura: Kali Trojës nëpër “Bit-Pazar” me karikaturat e Cun Gelit (Adem Kastrati 1993 – 2000). Artistit, me famë botërore.
P r o g r a m i:
Data: 07. 08 dhe 09 dhjetor. 2024, Kërçovë
Ora: 18.00 – Hapja e ekspozitёs me karikatura te bashkëpuntorit të revistës për humor dhe satirë ZEKTHI, që delë, kur t’i teket, dhe librit Kali i Trojës nëpër “Bit_Pazar”: me autor të karikaturave Adem Kastrati (me pseudonimin, Cun Geli, 1993 – 2000).
Ora simbolike letrare:
DHENTË E MIA KUSH I DO
– Me kengën popullore të Irini Çiraku: “Dhentë e mia kush i do”
– Fjala përshëndetëse: Kalosh Çeliku, kryetar i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar.
– Poetët i përshëndesin për mirëseardhje dhe hapjen e Orës letrare humoristike – satirike -letrare: DHENTË E MIA KUSH I DO, edhe personalitete letrare, publike dhe politike.
– “Në bahçe na ka ra bryma” – Trio Zajazi.
– Ora: 20.00 – Ora simbolike letrare: HANI PINI DHE RRËMBENI, nga Ali ASLLANI, reciton shkrimtari dhe artisti Date Koçi.
Marrin pjesë poetë nga Greqia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Rumunia, Bosnja, Mali i Zi etj. Vëllezërit Dervishi, Lumturi Axhami, dhe Ferid Abdiu, kantautor nga Kërçova.
II. ORA LETRARE POETIKE TE VENDLINDJA E XHA DERALLËS
Data: 08 dhjetor 2024, në Cërvicë, rrëzë “Çuke”.
Ora: 11.00, Vizitë poetike me një Orë letrare, në vendlibdjen e Xha Derallës, ku edhe do të shpaloset për së dyti herë Flamuri Kombëtar. Që, me vite u ruajtë në arkë.
III. VAJ VATANI DHE MJER MILETI
Ora: 20.00, Portret letrar: Xha Deralla – ky satirist i rangut botёror, që ende pushon mes varreve, në Vendlindje. Përurimi i revistes letrare STILI ’97, dhe librave: Lakuriqi i luleve, Vangja Mihani Shterjova, Kaçakët e Kërçovës, Bajram Çeliku – Bali, Dua të bëj një safari, Zahrije Jonuzi – Çeliku, Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (dhjetë drama), dhe numrave të revistёs pёr humor dhe satirë: ZEKTHI. Që, Delë, kur t’i teket (1997 – 2012).
Poezi dhe fragmente proze nga këto libra dhe revista letrare satirike, interpretojnë aktorët e Teatarit Shqiptar, dikur “XHA DERALLA”, Sot: “USKANA”, në Kërçovë.
Ora: 21.00, Tryeza satirike: Humori dhe satira brez pas brezi në trojet tona.
IV. ME HUMOR, SATIRË DHE KËNGË DERI NË AGIM
Ora: 22.00, Nata e Madhe kërçovare: Me humor, satirë dhe këngë deri në agim.
Pasmesnate, ndahen edhe Çmimet letrare: poezia e egër satirike “Ashiku i Rrapit:” “PANO TAÇI”, dhe proza lakuriqe “GANI XHAFOLLI”. Mikut të 33 dashnoreve. Njëkohësisht, ndahet edhe Çmimi: “XHA DERALLA” i LSHSHM -së për veprën më të mirë satirike botuar gjatë vitit 2023 dhe 2024.
V KËMBËKRYQ TE “ÇIFLIGU I XHA DERALLËS”
Data: 08 dhjetor 2024, Cёrvicё (Kërçovë)
Ora: 11.00, Vizitë vendlindjes të Xha Derallës, fshatit Cërvicë, “Çifligut” të tij dhe Bahçes me ferra në mal me dardha gorrice që i shartoi për së gjalli satiristi. Gjatë koktelit poetik, që e shtruan banorët e këtij fshati, ku u mbajtë edhe një orë letrare.
Ora: 14.00, Mikpritja Poetike e shtruar në sofër me raki rrushi dhe Dy shyama verë: HANI PINI DHE RRËMBENI, në Vendlindje, Katundin Cërvicë…
Data 09 dhjetor 2024, Kërçovë.
Përcjellja e miqëve të Xha Derallës.
Cun GELI (Adem KASTRATI)
Cun GELI (Adem KASTRATI)
Cun GELI (Adem KASTRATI)
Cun GELI (Adem KASTRATI)
Cun GELI (Adem KASTRATI)
CUN GELI (ADEM KASTRATI)
CUN GELI (ADEM KASTRATI)
CUN GELI (ADEM KASTRATI)
CUN GELI (ADEM KASTRATI)
Kalosh Ҫeliku, Mihrije Vrangalla, Fërgim Demiri dhe Behare Rexhepi.
Poetët gjatë Orës letrare me poezinë e Ali Asllanit: Hani. Pini dhe rrëmbeni!…
Poetët në Katundin Cërvicë, vendlndjen e Xha Derallës…
Gjatë Orës letrare në vendlindjen e Xha Derallës: Hani, pini dhe rrëmbrni!…