Gani I. Mehmeti
Kush është banor i Kosovës dhe nuk ia do të mirën Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk ia do të mirën Kosovës e as popullit të saj.
Për ne që lindëm e u rritëm në Kosovën nën Serbi e Jugosllavi, për ne që bëmë aq sa mundëm, për të gjithë ata që ranë heroikisht për Liri, për të gjithë martirët, për gjithë UÇK-në, për të gjithë të përndjekurit nga vuajtjet aq të mëdha nga soldateska serbe – formimi i Ushtrisë së Kosovës, na duket dhe është, e arritura më e madhe pas Pavarësisë së Kosovës.
U emocionova kur pashë nënkolonelin Vëllazërim Qerimi mysafir në RTK, familjarë të të cilit janë edhe Dëshmorët e Kombit, baba e bir – Salih e Kadri Qerimi.
Kadri Qerimi la jetën e tij në Gjermani dhe erdhi të kryejë detyrën e tij ndaj Atdheut, duke rënë herokikisht në fushën e nderit.
Mallkuar qofshin të gjithë ata që mundin e janë në funksione e nuk i kryejnë detyrat ndaj Atdheut, por merren vetëm me interesa personale në dëm të vendit!
Jemi tejet të kënaqur me rezultatet e shkëlqyera të FSK, urime dhe suksese në vazhdim, Nënkolonel Vëllazërim qerimi dhe të gjithë FSK-së ! Sukseset e juaja, siguria jonë!
VËLLAZËRIM QERIMI:
Çdo 27 Nëntor ne bëjmë organizime të ndryshme me parada e me marshime, por kësaj radhe është vendosur nga Ministri i Mbrojtjes që këtë vit të jetë Ditë e hapur. Dita e hapur do të jetë gjithku në Kosovë ku janë kazermat ushtarake. Qytetarët do të kenë mundësinë të vinë e të vizitojnë dhe të shohin kapacitetet tona, të njiihen përsëafërmi me personelin e me ushtarakë e oficerë, nga ora 10:00 deri në orën 14:00.
Aktiviteti qendror do të mbahet këtu në Prishtinë, në kazermën “Adem Jashari” dhe do të priten nga Komnadanti i FSK-së, Bashkim Jashari. FSK, institucioni më i besueshëm është e gjithë popullit, të gjithë kanë nga diçka aty, prandaj mund të njihen më përsëafërmi me të. Ajo është bërë profesionale në shumë drejtime, dhe pjesëtarët tanë kudo që kanë shkuar, kanë treguar rezultate të shkëlqyera e ka ndodhur kanë qenë më të mirët nga të gjithë të tjerët.
Ne të gjitha këto të arritura i kemi bërë bashkë me partnerët ndërkombëtarë. Dhe të gjitha
të arriturat tona vijnë edhe nga lidershipi i FSK dhe komandantit Bashkim Jashari, përfshirë këtu edhe të gjithë pjesëtarët e FSK dhe oficerëve në të.
Sukseset e FSK janë treguar edhe në deminimet e vendeve të ndryshme që kanë marrë pjesë trupat e FSK, ku do që ka pasur nevojë dhe nuk kemi asnjë rast të lëndimit të pjesëtarëve. Kjo tregon profesionalizmin, angazhimin e madh e të arriturat e FSK.
Sot vijnë edhe nga Ukraina të ushtrohen në fushën e deminimit nga FSK, që tani është gjenerata e pestë e ukrainasëve që ushtrohen këtu tek ne në deminim.
Sot do të paraqitet një pjesë e pasurisë së armatimit të FSK, natyrisht, ato që janë për t’u paraqitur. – ishin këto disa fjalë nga biseda e Nënkolonel Vëllazërim Qerimit dhënë sot në RTK, në kuadrin e emisionit Mirëmëngjesi Kosovë.
Isha tepër i emocionuar kur po e shihja nënkolonelin dhe po kënaqesha së dëgjuari me një gjuhë shqipe standarde dhe me segjuhën ushtarake, sa zemra njeriut t’i bëhet mal.
Po, si jo, e kam njohur mirë Vëllazërimin para luftës, e di që ka qenë në luftë nga komandantët e shquar, dhe i uroj shëndet e suskese gjatë gjithë jetës!
Urime FSK Dita Juaj, urime Dita e Flamurit dhe urime datëlindja e Heroit legjendar Adem Jashari!