Milazim Zeqiraj
Deputete me vesh në krah, duke e prit vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 8.8.2025. Populli se ka hallin e politikajve, ai po thot: „Nuk është punë e jonë, politikajt e kanë hallin e vët, nuk mërzitn për ne por për karrika“.
Gjykata Kushtetuese e ka leht, me nda drejtësin. Ligjet e rregulloret tona janë të qarta, veq ai që nuk don ti kupton e ti zbaton ato. Politikanët tani në fund të mandati, janë të zëshëm, së kanë hall për veti, për vendin si jepin pësë pare.
Kriza nga mos përgjegjësia,
Z.Albi Kurt më LVV, në zgjedhjet e fundit doli partia e parë me 48 deputetë. Ai në vend që të krijojë koalicion me një parti ish opozitare dhe ta forman Kuvendin dhe Qeverin stabile për vendin, ai me mos koalicion, zgjedhi rrugën e ngërçin politik në Kuvend.
Unë si qytetar i thjeshte e kuptoj keshtu: „Nëse nuk e ke shumicën në Parlament nuk ke mundësi mi i formu institucionet“. Ai më partin e vet është fitus i zgjedhjeve, por i mungon shumica në Parlament, andej nevojitet koalicion me parti tjera për formimin e institucioneve.
Për këtë këtë situatë mos e lodhë GJK. Kjo është A the B e demokracive parlamentare.
Lideri i LVV Z. Albin Kurti i do të gjitha karrikat e pushtetit.
Është e drejt e ti legjitime ti kërkon të gjitha karrikat e pushtetit, por sovrani në zgjedhjet e fundit votoj ndryshe. Parlamenti i nevojitet koalicion për formimin e institucioneve.
Për mosuksesin e vet në qeverisjën e vendit me kotë pozita e akuzan opozitën, një ankesë që nuk ndëgjohet askund në demokrati parlamentare. Pastaj nga politika akuzohet gjygjësia dhe ish qeverit e kaluara.
Deputetët në bankën e Gjykatës Kushtetuese
Kjo ndodh se Kosovës i mungon kultura e përgjegjësive politike dhe mos respekti i ligjeve në fuqi. Deputete në vend që ti zgjidhin problemet politike me marrëveshje në mes veti në Kuvend, nga një jo problem, e bëjnë problemin politik, problem juridik, pastaj e bariti në bankën e GJK, për të fituar kohë dhe rujtur pozitat e tyre.
Kjo tregon dobësin e tyre politike dhe sjelljën e tyre si përfaqësus të popullit. Ata paraqitën se po veprojnë konform kushtetutes dhe ligjeve në fuqi.
Jemi lodhur nga këta politikaj që punojnë për interesa të veta dhe grupeve të caktuara politike. Ata janë të motivuar përherë të pyesin për detyrat e veta, me qëllim që mos ti zgjidhin problemet politike të vendit, nese nuk janë në interesin e tyre. Këto veprime dhe pytje po e dëmtojnë pavarësin e GJK dhe minojnë besimin e qytetarve ndaj institucioneve demokratike e të pa varura të vendit.