
Gjykata e Hagës ka nisur deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.
Akuza ndaj tyre: “Organizatë e strukturuar kriminale” është shumë qesharake, tepër banale. Aq më keq që këto akuza mbështeten tek “faktet” e fabrikuara Serbia dhe dëshmitarët e blerë prej tyre…
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Katër ish-komandantët janë deklaruar të pafajshëm. Për to, pritet të vërtetohet pafajësia e tyre. Këtë e bën trupi gjykues në fund të proçesit gjyqësor.
Për këto akuza, prokurorët kanë kërkuar dënim me burgim prej 45 vitesh për secilin prej tyre. Sipas aktakuzës, presupozohet se krimet nga ish-komandantët, janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999. Çfar “sajim” monstruoz! Dhe për kë? Për ish-luftëtarët e lirisë! Sa turp! Sa keq tingëllon kjo për Evropën! Unë si mësues i historisë jam skeptik për, Evropën. Qëndrimet e saj kanë qenë konsistente e dinake, ndaj trojeve shqiptare dhe shqiptarëve gjatë historisë… Unë si njohës modest i historisë, ngrej zërin dhe bëj apel: Boll, më me bëmat famëkeqe ndaj kombit tim, Evropë!
Boll e shqyet truallin tim arbëror duke e ndarë atë në pesë shtete! Pritëm plot 100 vjet për krijimin e shtetit të dytë shqiptar, shtetin e Kosovës. Kjo qe arritja më e madhe. Dhe kush e arriti këtë? UÇK-ja, e ndihmuar nga SHBA-ja, BE-ja dhe NATO… Mirënjohje e përjetshme, për këtë! Lind pyetja: A do të ndërhynin Fuqitë e Mëdha, nëqoftëse nuk do të ishte krijuar, UÇK-ja? Absolutisht jo! – Mendoj unë.
Sot pas 28 vitesh nga përfundimi i luftës, dhe 18 vjet nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, po kërkohet të goditet UÇK-ja dhe ish-komandantët e saj, që bënë luftën dhe rishkruan historinë. Historinë e shkruan shqiptarët, me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Komandantët e udhëhoqën mrekullueshëm luftën duke fituar atë… Për paqën, secili prej tyre, sipas pozicioneve dhe veprimtarisë shtetërore duhet të përgjigjen, një ditë në Kosovë. Haga, e votuar prej tyre, po sillet si e njëanshme në favor të agresorit, duke mbështetur me dëshmitar të blerë dhe të dyshimtë serbë. Ajo po kërkon në këtë gjyq të barazoi viktimën me agresorin. Kjo u vu re në propozimet për dënimin e të katër të akuzuarve me 180 vjet burgim. Kjo është një këmbanë alarmi! Nuk pritej fare, aq më tepër për një gjykatë me vlera perëndimore. Shpresoj që gjykata të mos marrë anën e prokurorisë.
Gjykata Speciale, nuk duhet, dhe nuk mund ti dënoi luftëtarët e lirisë me këto akuza të montuara dhe të marra nga Serbia. Duke dënur këto me “burgim të përjetshëm”, gjykata dhe mentorët që fshihen e saj synojnë të godasin Kosovën. Dhe ku? Në pjesën e sistemit nervor qendror. Objektivi i fshehur i saj, me skenarët e shumtë antishqiptar, tentojnë të “çbëjnë” shtetin e ri shqiptar, Kosovën. Kjo nuk mund të arrihet prej tyre. Kosova tanimë është shtet i pavarur dhe sovran. Ajo do të mbrohet me çdo çmim nga kombi shqiptar…
Unë, shpresoj dhe mendoj, se, Gjykata e Hagës dhe gjykatësit e saj në përfundim të këtij gjyqi do ti nxjerr të pafajshëm, ish-komadantët. Ato duhet të kthehen të lirë në shtëpitë e tyre dhe të gëzojnë lirinë e fituar me gjak e sakrifica të mëdha nga UÇK-ja e lavdishme, dhe luftëtarët e lirisë…
Kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar kërkoi që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të dënohen me nga 45 vjet burgim… Kërkesa e prokurorëve të Gjykatës Speciale, në Hagë, nxiti reagime të fuqishme në Kosovë, në të gjithë territoret shqiptare dhe diasporë. Po kështu reaguan presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ku ndër të tjera tha: “Se çdo përpjekje për barazimin e luftës çlirimtare të UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi”. Gjithashtu reagoi ashpër edhe Partia Demokratike e Kosovës. Reagoi edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Kuvendi i Kosovës votojë një rezolutë në mbështetje të krerëve të UÇK-së. Po kështu edhe Kuvendi i i Shqipërisë miratoji një Rezolutë të tillë, në mbrojtje të krerëve të UCK-së. Pati dhe reagime të tjera të politikanëve në Shqipëri e gjetkë. Të gjitha reagimet janë të pamjaftueshme, shumë të vonuara në kohë, dhe besoj, se nuk mund të ndikojnë fare në vendimet e kësaj gjykate. E pafalshme për politikën, si në Kosovë ashtu edhe në Tiranë, gjithmonë të fundit… Për sa kohë do të vazhdojmë kështu? Aq më keq “harrojnë” edhe çështjet e mëdha kombëtare…
Zgjohuni nga gjumi letargjik, shqiptarë! Shkunduni nga myku që keni zënë, bëni secili detyrën tuaj, pasi gjykatësit kanë edhe tre muaj kohë që të marrin një vendim për pafajësinë ose fajësinë, ndaj: Thaçit, Veselit, Krasniqit, Selimit dhe të të tjerëve… Bëhuni të gjallë edhe ju akademikë! Mos heshtni! Të kundërtën tuaj bëjnë akademikët në Serbi dhe shteti serb. Këto me të “pavërteta” trillojnë në ekstrem deri në kufijtë e absurditetit… Me fjalë të tjera, të zezën e tyre e shesin për të bardhë…
Dhe më e “lezetshmja” e bëjnë me shkrim nëpër botime voluminoze… Kështu ndodhi edhe me akuzat e rreme, miliona faqesh, të kësaj gjykate ndaj krerëve të UÇK-së… Po ne? Folim me “emocione”… Dhe kaq! Mos heshtni “akademikë” dhe “politikanë” se një ditë do t’ju vrasë buka e popullit… Ndaj me fakte dhe dokumente mos lejoni që e bardha të bëhet e zezë nga ana e tyre… Nuk është vetëm ky rasti… Çdo gjë prej tyre bëhet me skenar. Ne duhet t’ju kundërvihemi duke mbrojtur gjithnjë të drejtën.
Modestisht mendoj, se:
1-Institucionet e dy shteteve shqiptare, organet shtetërore përkatëse dhe personat përgjegjës ti përgjigjen hap pas hapi politikës destruktive të shtetit serb, ndaj Kosovës.
2-Duhet të miratohet: Rezoluta mbi krimet dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, në të dy kuvendet tona, në atë të Kosovës dhe të Shqipërisë.
3-Parlamenti i Kosovës, para se të mbaroj afati tre mujor i Gjykatës Speciale mbi gjyqin ndaj katër ish-komandantëve, të votoj çbërjen e kësaj gjykate, me një rezolutë tjetër. Motivi: Por mosrespektim të Ligjeve të Kushtetutës së Kosovës; për mosrespektimin e ligjeve të së drejtës ndërkombëtare nga gjykata; dhe mbajtje anësie në favor të agresorit. Kjo nuk jep efekte për vendimin që do të marrë gjykata për ish-komandantët, por do jetë një dëshmi për mbrojtjen e historisë së luftës dhe luftëtarët e saj.
4-Kosova duhet ti dërgojë një letër Presidentit të SHBA-s Trump, ku ti bëje me dije vendimin prokurorëve, për dënimin e krerëve të UÇK-s…
5-Albin Kurti si kryeministër i Kosovës, i zgjedhur për të tretën herë në këtë post duhet ta tregojë veten burrë shteti duhet të ngrejë popullin në demonstrime paqësore në mbrojtje të kauzës së drejtë të UÇK-së dhe vlerave atdhetare të kësaj lufte…
Ibrahim Kabili
Tiranë, më 14.02.2026











