Dashuria dhe një ëndërr në një natë pranvere

1
Sinan Kastrati

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Unë e mbaj fjalën, po ti?” publikuar në Fjala e Lirë 25 Shkurt 2023

Pjesa e katërt (4)

Ardhja e Sanijes, vajzës së Lumturisë në vendlindjen e babës, Sylës në Turjakë e në nga katundarët turjakas ishte pritur me habi si një ngarje e jashtëzakonshme që kurrë nuk kishte ndodhur e as nuk ishte dëgjuar diçka e tillë, kurse qypevasve nuk iu kishte bërë kurrfarë përshtypje.

Këso ngjarje, shumë rrallë tregoheshin nëpër katundet e krahinat tjera të Kososovës, por jo në Turjakë. Rasti i humbjës pa gjurmë i Sylës i kishte bërë të gjithë të flasin me shpresë, dyshime e sipas qejfit. Askush nuk dinte a është i gjallë Syla dhe ku jeton apo ka vdekur në Shqipëri, në burg apo ka vdekur vend në tjetër?

Syla ishte bërë “legjendë*) e “mit*). Më me dëshirë fëmijët kishin dëshirë të dëgjonin një “përrallë*) për Sylën se sa ato për zanat, orët e malit, dragojt e kulshedrat, shtrigat, zhuganat e qelat.

Tregohej një ngjarje se në një fshat të Qyqavicës kur paska shkua një djalë i ri ushtar i turkut, nuk paska dërgua asnjë letër në shtëpi disa vjet. Familjarët i kishin humbur shpresat se ai do të këthehet në shtëpi i gjallë. Në shtëpi kishte lënë gruan me dy fëmi, vëllezërit, babën e nënen. Kur djali e kryen ushtrinë, pas 12 vjetëve niset me ardhur në shtëpi. Rrugën deri në Kosovë e bënë për 3 muaj këmbë. Afër katundit ndalet dhe pushon pakëz. I kujtohet se si e kishte lënë katundin para 12 vjetëve.

Para se me hy në fshat, “ushtari” tebdil *)

i sheh disa djem që kishin qenë duke i kullotur delet. Afrohet ta ata dhe i pyet:

– A keni dëgjuar për një ushtar nga katundi “S” që para 12 vjetëve ka shkua ushtar në Turqi, si bedel! 2*)

–Po, përgjigjen çobanët.

-Po a dini gjë, a ka lënë kund gjallë ai tash?

–Po i thonë çobanët. Ai ka lënë gruan dhe dy djem. Ka edhe babën gjallë dhe dy vëllezër.

-Po gruaja, a mos është martua?

– Jo! Ajo i ka ruajt fëmijët.

Kur bindet ushtari tebdil se është ashtu, dmth gruaja nuk ishte martua, atherë ai niset dhe shkon në shtëpi. Hyn në oborr por askush nuk e njeh përveç, qenit që atherë e kishte lënë klysh por që i kishin ruajt bashkë lopët në malet e Qyqavicës *).

……

Shumë ushtarë që kishin shkua në Persi, Mesapotomi, në Qyrtistan e në Siri, në Bagdat e në Misir si ushtar të “babes” davlet të Turqisë, kishin vdekur ose ishin vrarë në luftë. Kemi plot këngë që iu këndohen ushtarëve nizamë *) e mërgimtarëve se si korbi iu ka nxjerrë sytë e ballit nëpër shkretëtirat e Anadollit e gratë kanë mbetur të veja, janë plakur e thinjur para kohe. Nuset e tyre kanë pritur te dyert e oborrit, mbrëmjeve të vona e mëngjeseve të mershme a mos po cakat dikush në dyer a po e vjen kush me ndonjë haber *) për burrat të tyre.

Nuset e reja që plakeshin e ashtu të kërrusura i ruanin e i rritnin fëmijët që shpesh ishin “Vaji i Sokakut” e ato gra që dikur kishin qenë nuse, ishin të detyruara të martohen me një të afërm, me kunatin, (vëllain e burrit) vetëm e vetëm që mos ti lënë fëmijët jetim, pa babë dhe pa nënë pa dëshirën e tyre vetëm që mos të largohen nga fëmijët e ata të kenë në mbrojtje e të kenë një “baba”, burrin i nënes.

Jo pakë raste kishte kur gruan e vejë e martonin për një plak ose djalë të ri, në familjen e burrit me moshë deri në 30 vjet më të vjetër. Prandaj edhe ushtari nga katundi i “S”, i cili pas 12 vjetëve asqer *) këthehej në katund nga frika se mos gruaja iu ka martua me ndonjë të afërm ose vëlla të tij, nuk shkon në shtëpi para se ta marrë vesh a iu ka martua gruaja apo e ka pritur. Nëse do ti thonin çobanët se gruaja tu ka martua me vëlla, ai donte nuk do të shkonte në shtëpi por do të k`thehej përsëri “kah themrat, gishtat e këmbëve”

E nuset e reja kur vinte behari, iu luteshin qyqeve që të këndojnë mbi kryet e tyre e vitet vinin e shkonin por burrat nuk ktheheshin e “shtruni” me pajen*) e nuses prishej e nuset plakeshin ….

Edhe në një fshat të Rekës së Keqe, në malësinë e Gjakovës, kur kish vdekur një djalë i ri, e kish pas lënë nënen plakë, nusen e re dhe një djalë, dy muajsh, (në Hereq), me tregonte Drevish Neziri ndërsa djalin e kam njohur dhe kemi ndejtur e bisedua shpesh.

Vjehrra pajtohet që nusja të martohet për djalë të kunatit e mos të k`thehet në gjini te baba vetëm e vetëm që nipi të rritet me nënë, afër gjyshës. Gjyshja, në çdo mëngjes e milte lopën i qonte tamël djalit dhe kujdeset që nipi të rritet i shëndetshëm e të burrnohet para kohe.

Deri më 1988, kam dëgjua për djalin. Ai djalë a burrnua e pas ati viti nuk kam dëgjua gjë më por do të dëshiroja që ai ketë pasur fat më të mirë se baba e nëna në familje e të ketë shumë fëmijë.

Po rasti i Sylës ishte krejt ndryshe. Për Sylën flitej kudo dhe nga të gjithë në Turjakë por askush nuk dinte se a ishte Syla babë i djalit me malazezën, Verën?

Turjaka e kishte “harrua” Sylën, kur ja tash erdhi një vajzë tjetër, e “Vajza e Sylës”, Sanija (?)

Ajo, thonin plakat kishte disa syreta dhe do letra të Sylës që ia paska dërgua Lumturisë në Tiranë, por askush nuk dinte me tregua a kishte qenë Syla në burg në Shqipëri apo kishte ikur nga Shqipëria e jetonte dikund larg Shqipërisë?

Po pse atherë, Syla nuk i shkruajti asnjë letër babës e nënes që vdiqën atherë kur mendonin se do të gëzoheshin me nipërat e mbesat duke i ushqye me tamel të deleve të Turjakës, me i mbajt në prehër e me iu tregua përralal e këndua këngë, fëmijëve të Sylës?

Nëna e Sylës dilte çdo mbrëmje kur dilte hëna i lutej duke i ngritur duart përpjetë që ti kthehej djali e pastaj i lidhte të dy duart në gjoks e dukej sikur mërmëronte e i lutej Zotit… Këndonte ndonjë dovë e dua*). Ndodhte Sanijën e ziente gjumi në shtëpinë e zjemit ….

E baba i Sylës, Miftari si burrë që ishte, nuk jipej. Ai rrinte në odë të burrave. Cigaret me duhan nga kutia që ia kishte falur gjyshi, i pshtillte ngadalë e me tereqillak, “sahat e dakik”.

Miftari nga oda nuk dilte e nuk shkonte askund përveç te vëllai. As te miqt nuk shkonte, vetëm kur kishte ndonjë dekë e drekë. Po as nëna e Sylës nuk shkonte as te nëna e baba dhe e dinte se ata e kanë “një kam e kamë në dhe e një mbi dhe”. Priste mos po vjen Syla e donte që ajo të ia çel derën e ta marrë në ngryk e te bërtas nga gëzimi sa mundet:

-O më erdhi djali e të dalë baba i Sylës e ti …

Syla kishte lënë babën e nënen në Turjakë. E vëllai i babës së Sylës kishte 7 djem e dy qika. Edhe ai mërzitej për vëllain që s`i fali Zoti tjetër po kështu qenka shkrua atje nelt, thonte xhaxhai i Sylës

Por kur Syla iku në Shqipëri, baba e nëna nuk patën “ymer” (jetë) më shumëi, vdiqën nga mëzia e malli për djalin e vetëm.

Dhentë e ogiqët i kishte pas shitur baba i Sylës në Pazarin e Rahahvecit, një të shtune pas 1 muaji që shkoi Syla. Kumonat e dhenëve nuk i kishte shitur. Kur ishte kthyer në shtëpi, gruaja dhe qeni i Sylës i kishin dalur përpara. Nëna kishte qajtur e qeni kishte lehur, vajtonte kur i dëgjonte kumonat e dhenëve. Qentë vraponin nëpër oborr sikur dikur kur i kishte pasur Syla dhentë te ahur por as aty nuk i gjenin qentë dhentë dhe shkonin në torishtën ku verës flenin dhentë dhe bjen “më fjet” e nuk qohet më. Te nesërmen e gjejnë qenin të ngordhur. As bukën e gjellën që ia kishte qit nëna e Sylës nuk e kishte hëngër.

Tregime për qentë e çobanëve të Turjakës e të Panorcit kisha dëgjuar edhe më parë por kjo për Sylën më kishte mbetur në kujtesë e nuk më largohej nga mendja ndoshta pse edhe unë isha turjakas. Ndoshta.

Gjyshi, Imer Seferi tregonte kur Tita (J. B. Tito, ish kryetari jugosllav) kishte dhënë urdhër me i hjek dhitë, shumë familje që kishin pasur deri në 100 copa dhi të kuqe, i kishin qua në stacionin trenit të Ujmirit e prej atje, me dhitë e kuqe shqiptare, vagonat e shumtë të trenave jugosllav, Jugoslavenske željeznice ishin nisur për Beograde. Mandej askush nuk e dinte se ku i kanë qua dhite. Thonin se iu kanë dhënë dhitë tona rusëve se nuk kishin shka me hangër.

E kur ktheheshin të zotët e shtëpive nga Ujmiri, me kumonat e dhive, qentë nga gëzimi apo nga mëzia, kur i kanë dëgjua kumonat, kanë cof (cof, ngordh, thuhet për kafshë, kurse për njerëz thuhet: ka vdekur).

Dilema më e madhe për mua ishte, a janë krejt të vërteta ato që fliteshin për Sylën?

Pse askush nga hyqymeti nuk ishte interesua për Sylën, kur Aleksandar Rankoviç nuk ishte më në pushtet *). A do të thot kjo se edhe pas Rankoviçit, kishte ende njerëz të SHSSH*) shqiptarë si Rankoviçi.

Dyshimet se a është gjallë apo ka vdekur Syla dhe aferat me gra, me malazezen që flitej se ka lindur një djalë jashtë martese me Sylën e një tiranase, që paskan një vajzë, i bëjnë me dyshua se ai nuk ishte Syla që e kishin njohur në Turjakë. Po atëherë kush është dhe ku është Syla?

Disa nga letrat, na bëjne të shpresojmë se ai është gjallë dhe jeton shëndosh e mirë dhe se një ditë do të kthehet në Turjakë. Këto shpresa i gjejmë te disa nga letrat që i paska sjellur vajza e Lumturisë, Sanija nga Tirana.

Nga letrat, të cilat unë, autori i këtyre shkrimeve i pash, kuptova se Syla e Lumturia, përveç dashurisë që kanë pasur njëri me tjetrin, ata edhe janë nxënë shpesh në mes veti e nuk kanë folur. Letrat janë edhe një si ditar që Lumturia e Syla kanë mbajtur shënime.

Disa pjesë të shkëputaura nga letrat e Lumturisë dhe Sylës, ose tiranses e turjakasit u mundova që ti paraqes, ashtu qysh janë por kishte edhe letra tepër private, ato nuk do ti publikoj.

Letrat nuk janë të plota dhe unë zgjodha disa pjesë nga to kjo edhe nga shkaku se një miku im më shkruante:

” Urime i nderuar Sinan, “Ngutu po te pres”!  Ky tregim ka mundësi me u dramatizu dhe kishte me dal një dramë shqiptaro-… suksese te metejme i nderuar. Zoti të ndihmoft, të prift e mbara, të punoftë shendeti dhe mendja ty dhe familjes!

Dhe mendova, do të ishte me vend, sikur të zgjidhja pjesë nga letrat e dy të rinjëve të pafat e ti “dramatizoja”, të shkruaja një dramë të vockël për turjakasin e humbur, unë turjakasi në mërgim.

Pjesë nga drama me dy personazhe:

– Çfare mbremje …ngjyra rozë e përsosur e horizontit se patriot jeni në zemër.

– Unë po dëgjoj një kënge qytetare: ”Bubullin te shkami Kavajes”-

– I ombël është zeri i kësaj që i këndon fukarasë. tironse puro.

Të perqafoj!

– E dashura Lumturie, mirë mëngjes! Sapo u zgjova.

– Unë kam fjetur pak por të kam menduar … ty.

– Edhe unë… kam fjetur pakë dhe kam menduar shumë.  …. Oh sa bukur.

Nga dritarja e dhomes shikoj nje pjese te oborrit dhe Detin.

– Mrekulli. Për një mëngjes si ky që keni ju atje. Po te isha tani aty me ty …do të falja gjithçka.

– Nuk po më pritet …. kur do të të shoh ty.

– Unë nuk e mendoj ate. Më mërzit se mund të mos shihemi por më lumturon ideja, ku i dihet jetës???

Po kjo ishte nata më e bukur për ne…Po ngrihem të bëhem gati. Realiteti i shëmtuar krahasuar me ëndrrën per ty…

Të puth…!

– Fantastike! Shumë bukur! Si i bëjnë këto shtëpi të bukura? Kanë shumë para?

– Unë po pi kafe në verandë para detit.

– Jo por nuk kam besim dhe nuk i bëj këto lloj mardhëniesh dot. E vërteta e shkretë, i thash vetvehtes.

Nuk e ka qef asnjeri. (sigurisht shikon ndonjë foto të qytetit e detit apo të oqeanit):

– Çfarë pamje e mrekullueshme! Kenaqu atje se qenka si parajsë !

Ishte nje ” lidhje e shkurter” E verteta del në këtë formë.

– Por nuk më dhe kohë, me të tregua, me të tregua të vërtetën dhe vetëm të vërtetën time, nuk do të më njohësh sa duhet.

– Nuk më duhën fjalët. Do lexoj fjalët e tua që shkruan e do shikoj fotot e tua.

– Eh Sulo po ne nuk kemi pirë as kafe bashkë. Ti shikoj fotot. Është fantazi puro. As që mund të përgjigjem seriozisht po nuk të mbajta erë të paktën për mua

– Lumturi, të …!

– Edhe unë. Më intereson shumë sinqeriteti. Është e shtrenjtë për mua. Por nuk jam ekstremiste.

Sulo, nuk besoj se kjo është aq dramatike, ti mua me pelqen.

– ”Muajin e mjaltit” ku do ta presim?

– Të sillemi si të rritur. Më duket humbje. Por nuk dua as të bëj ate që thua ti!

– A është e vërtetë se ne do …?

– Me menyren time, te dua. Kam nevojë për miqësinë tënde

….

Jo se unë nuk ndahem ligjërisht nga burri im. Gjëra që nuk i bëj vetë, nuk të kërkoj ty

Por ka plot gjera të tjera, të mira e të qenësishme.

Çfarë ndodhi i dashur ???

– Jo, unë me nuk mundem. E don numrin e telefonit ?

– Po!

-Nëse nuk të shoh ty nuk dua asgjë ne …. !

– Po hajde të më shohësh!

Do të të gëlltis që të të kem në bark e të të nxjerrë kur të dua. Unë dua vetëm të mos gënjesh për asgjë.

– Lumturie, numri i telef tim është …

Cila është fjala jote e fundit për mua?

– Të kam xhan.

*) LEGJENDË I f.

  1. Gojëdhënë. Legjendat popullore. Legjendat mesjetare. Legjenda e Mujit dhe e Halilit. Legjendat për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Mbeti legjendë. Hyri në legjendë.
  2. fig. Trillim që përhapet me qëllime të caktuara për dikë a për diçka; diçka që nuk i ngjan fare së vërtetës, diçka e pabesueshme. S’u besonte kush atyre legjendave.

* E bëri legjendë diçka e zgjati shumë tregimin për diçka, duke i shtuar edhe gjëra të paqena e duke e zbukuruar me trillime.

LEGJENDË II f. libr.

  1. Shenjat e posaçme dhe shpjegimet që jepen poshtë ose anës një harte, një skice etj.
  2. Mbishkrim në një monedhë a në ndonjë figurë. Legjenda e një monedhe

(e një figure).

MIT m.

  1. Lloj i veçantë i krijimtarisë gojore popullore – rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë, për ngjarje e dukuri të çuditshme, ku pasqyrohen parafytyrimet primitive të njerëzve për prejardhjen e botës e të jetës mbi tokë, për natyrën dhe shoqërinë; rrëfenjë e trilluar, për diçka që nuk ka qenë e nuk është në të vërtetë, përrallë, legjendë. Mitet e grekëve të vjetër. Miti i Anteut.

Miti i Prometeut. Miti i amazonave. Miti i Krishtit. Miti i Diellit. Miti i zjarrit. Miti i ringjalljes së hyjnive. Miti i parajsës (i ferrit).

  1. Diçka që shtrembërohet me qëllim e paraqitet krejt ndryshe nga ç’është, duke i veshur një petk të rremë legjendar a përrallor. Miti i pathyeshmërisë së ushtrisë hitleriane. Demaskimi i mitit të demokracisë amerikane.

*) PËRRALLË f.

  1. Një nga llojet më të njohura të krijimtarisë gojore popullore, që ka formën e një tregimi, zakonisht me përmbajtje fantastike e me personazhe të trilluara nga bota e njerëzve, e kafshëve dhe e forcave të mbinatyrshme, rrëfenjë popullore; tregim i shkurtër i shkruar në këtë frymë e me mjete të tilla. Përrallat popullore shqiptare. Përrallë e bukur (tërheqëse). Përralla me kafshë. Përrallat e gjyshit (e gjyshes).

Në botën e përrallave. U tregonte përralla fëmijëve. Ka shkruar një libër me përralla. Duket (ndodhi) si në përrallë.

  1. bised. Fjalë të kota e pa asgjë të vërtetë; diçka e trilluar, gënjeshtër, gjepur. Përralla me mbret gjepura, dokrra; premtime të kota. Na shet përralla. S’u besojmë atyre përrallave. Hodhën poshtë përrallën e pathyeshmërisë së armikut.

* Përralla me mbret mospërf. shih te MBRET, ~I. U bë përrallë diçka është përsëritur shumë diçka; është folur shumë për diçka që nuk është realizuar. U bë përralla e botës dikush i doli nami i keq për diçka, mbahet nëpër gojë nga të gjithë për një punë jo të mirë. Është përrallë mizash diçka shih te MIZË,~A. Është thes përrallash (fjalësh, llafesh) dikush shih te THES,~I.

*) TEBDIL ndajf. bised.

Krejt ndryshe në veshje, në fytyrë, me pamje tjetër a me rroba të tjera për të mos u njohur. I veshur tebdil. U bë tebdil. Kishte dalë (bredhte) tebdil.

* Bedel m.sh. –

  1. hist. Ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese. Bedel në ushtri. Dërgoi (vuri, pagoi) bedel. Shkoi (hyri) bedel. La bedel. Punoi bedel.
  2. keq. Ai që bën një punë në vend të një tjetri, i cili e ka për detyrë; ai që bën a pëson diçka në vend të një tjetri kur nuk duhet. S`bëhem bedel i tjetrit. Nuk pranon bedel. S`ka bedel sot.
  3. hist. Taksë që paguhej në kohën e pushtimit turk nga meshkujt myslimanë për të zëvendësuar shërbimin ushtarak, asqerie; pagesë që jepej në vend të punës së detyrueshme. Bedeli i rrugës. Të hollat e bedelit. Paguanin bedelin.
  4. përd. ndajf. Kot, për dhjamë qeni. Shkoi (vajti, u vra) bedel.

*) Qyqavicë

Vargmale që ndajnë Drenicën me Artakollin

Malet e Qyqavicës shtrihen në anën perëndimore të qytetit (të Prishtinës, ndërsa në jug -lindje të Vushtrrisë, me një pikë më të lartë prej 1,091 m. Këto male janë një kufi natyror midis dy luginave të mëdha, të njohura si “Rrafshi i Kosovës” dhe “Fushëgropa e Drenicës”.

* NIZAM m. hist.

Ushtar i shërbimit të detyrueshëm në kohën e Turqisë; rekrut. Merrnin djemtë nizamë. Nuk pranonin të shkonin nizamë. Këngët e nizamit. folk.

* HABER m. bised

Lajm; njoftim. Haber i mirë (i keq, i lig). Erdhi haberi. I solli haberin. Çoj (pres) haber. I jap (marr) haber. Bëj haber lajmëroj

S’ka haber për diçka ose nga diçka nuk di gjë fare për diçka, s’di ta bëjë fare një punë, nuk e njeh fare, s’merr erë. S’merr haber nuk kupton; s’merr vesh për çka i thua.

*) ASQER m. vjet.

  1. Ushtar. Asqerët e turkut. Një tabor asqerë. U vesh (shkoi) asqer.
  2. keq. Ushtar i çrregullt.
  3. vet. nj. përmb. Ushtri.

ASQERIE f. hist.

Taksë që paguhej në kohën e pushtimit osman për të zëvendësuar shërbimin ushtarak. Paguanin asqerien. Mblidhnin asqerien.

*) SHTRUAR f. zakon.

  1. Rrobat që shtrojmë për të fjetur, shtresat e mbulesat; shtrojë. Bëri gati (solli, ngriti) të shtruarat. Ra në të shtruarat. U ngrit nga të shtruarat.

”shtruni”, në vend të shtratit, vendi ku flinin burrë e grua në dhomë.

*) PAJË I f.

  1. etnogr. Plaçkat dhe pasuria që merrte me vete nusja e i çonte në shtëpinë e dhëndrit kur martohej. Pajë e madhe. Paja e nuses (e vajzës). Qëndismat (jastëkët) e pajës. Arka e pajës. Bënte (përgatiste) pajën. Nisi (dërgoi) pajën. Nuk sjellin më pajë me vete.
  2. bised. Barrë që i ngarkohet dikujt. Ia bëri (ia la) pajë atë punë. I mbeti pajë.

* Bëhu pajë! keq. shporru, qërohu! E mori pajë me vete (iu bë pajë) i mbeti përgjithnjë si njollë, nuk i hiqet më. Ia bëri pajë dreqit (shejtanit) e shporri dikë, e hoqi qafe.

PAJË II f.

Përkrahje e dikujt kur nuk ka të drejtë, anësi, anë, hatër. Mban pajë anon nga dikush, flet a vepron me anësi. I mban pajën dikujt e përkrah edhe kur nuk ka të drejtë, i mban anën. Flet me pajë.

*) DUA f.

  1. fet. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami; lutje që i bën hoxha zotit gjoja për të shëruar një të sëmurë, për të larguar një të keqe etj.; letër ku shkruhet kjo lutje dhe që mbahet si nuskë (në vendet ku vepron feja myslimane). Bënte dua. Këndonte duanë. Shkroi një dua.
  2. bised. vjet. Lutje. Bëj dua lutem.

*) Aleksandar Rankoviç

Aleksandar Rankoviç ka lindur më 28 nëntor 1909 në Drazevac, Serbi dhe ka vdekur më 20 gusht 1983 në Dubrovnik, Kroaci. Rankovi? ka qenë një komunist jugoslav, i komunitetit serb dhe llogaritete ishte personi i tretë pas për nga fuqia pas Josip Broz Titos och Edvard Kardel. Ka qenë ministër Punëve të brendshme dhe gjatë asj koha ka ushtrua dhunë të madhe kundër shqiptarëve në Kosovë

Aleksandar Rankoviç (1909 – 1983) – figurë e lartë politike jugosllave, zëvendëspresident i ish-RSFJ-së. Në vitet 1950-1960 ishte në krye të organeve të sigurimit të shtetit në Jugosllavi. Nga viti 1946 deri më 1966 – ministër i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë. Që nga viti 1956 – zëvendëskryeministër, anëtar i Sekretariatit të KQ të LKJ, anëtar i KQ të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë, ka mbajtur një numër të tjera qeveritare dhe postet partiake. Është konsideruar dhe si kasap i Kosovës.

U shkarkua nga detyra dhe u përjashtua nga forumet e partisë pas skandalit të përgjimit të mareshalit J.B. Tito në rezidencën e ishullit të Brionit.Ai ishte komunist jugosllav me prejardhje serbe i cili ishte nder tre njerezit me te fuqishem pas Josib Broz Tito-s dhe Edvard Kardelj-it. Rankovici ishte ithtar i Jugoslavisë se centralizuar dhe ka kundershtuar perpjekjet qe kane promovuar decentralizimin qe ai konsiderohet te ishte kunder interesave te bashkësisë serbe.

Ne vitin 1928 kur ai u be anëtar i partisë komuniste Rankovici u emërua sekretar i komitetit regjional te SKOJQ-SE te Serbise. Ai ishte anetare i Burose Politike qe nga viti 1940. Ne vitin 1941 ai u kap dhe u torturua nga Gestapet Gjerman mirepo me vone u shpetua nga nje shumice e partizaneve jugosllav…

https://sq.wikipedia.org/wiki/Aleksandar_Rankovi%C3%A7

*) Shërbimi i Sigurimit të Shtetit (RF Jugosllave)

Shërbimi i Sigurimit të Shtetit (serbisht: Ресор државне безбедности, romanizuar: Resor državne bezbednosti; shkurt. СДБ / SDB ose РДБ / RDB) ose thjesht Sigurimi i Shtetit (serbisht: Државна безбедност, romanizuar: Državna bezbednost; shkurt. ДБ / DB), ishte agjencia e sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Federale të Jugosllavisë e ngarkuar me mbrojtjen e vendit nga kërcënimet e brendshme.

https://sq.wikipedia.org/wiki/Sh%C3%ABrbimi_i_Sigurimit_t%C3%AB_Shtetit_(RF_Jugosllave)

P.S.
”Si u formua UDB-a jugosllave? Dhe ana e errët krimnale”, shkruante Bota Sot e dat. 6 gusht 2017

( Vazhdon )

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 26 shkurt 2023
sinan.kastrati@hotmail.com

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.