“COCA COLA”

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU 

Nuk është zgjidhje politike e Ballkanit me politikë Evropiane të ndërkombëtarëve, e as aleatëve historik të popullit shqiptar, pa i përvesh vetë mëngët shqiptarët, në Shtëpi t’i pastrojnë nga bërlloku dhomat, koridoret dhe Kopështin. Oborrin. Podrumet me minj në dyluftim me macit e mia besnike. Livadhin me ferra para Shtëpisë. Strehimet e gjarpërinjëve. Bollave me flokë. Aqmëpak, partitë politike shqiptare: me këmbët dhe trutë ende në legen, sokaqeve nëpër “Bit – Pazar”, duke iu lutur “Allahut” në Shkup për Liri. Problem politik – historik me shekuj, të cilin ndërkombëtarët ende nuk e kanë zgjidhur me politikën e tyre “paqesore” Ҫështjen Shqiptare me shekuj edhe sotekësajdite me marrëveshje maratonike paqesore.

Padyshim, ende merremi me zgjidhjen e Ҫështjes Shqiptare. Ashtu, edhe ashtu: ajo është ende nëpërkëmbë, në “Bit-Pazar”. Edhe, në Botë. Nën nivelin e politikanit, dhe deputetit kryengritës Hamdi Bajram para kamerave televizive, kur u tha politikanëve: unë jam për ju “Coca cola”. Romi, që para kamerave televizive ia bëri: na…, me bërryl edhe Cërvenkovskit. Shpërblim politik festiv madhështor, që asaj kohe nuk ia dhanë politikanët shqiptarë. Borxh, të cilin ndaj shqiptarëve historik patën me vite, i cili me dhunë në Gostivar me polici e zbriti flamurin shqiptar nga Komuna, ua bëri shqiptarëve para kamerave televizive me gishtin e madh kokëteposhtë, nani…

I zdepi çotek (dajak) edhe kalimtarët e rastit. Dhe, kryetarin e Komunës të Gostivarit Rufi Osmanin, bashkë me kryetarin e Komunës Tetovës Alajdin Demirin i rrasi në burg (1988). Patjetër, ju kujtohet politikani rom “Coca cola”. Edhe çoteku i paparë i shqiptarëve. Ose, kërkoni edhe një çotek tjetër me këtë “opozitë” të partive politike shqiptare me “Besë” e pa besë?! Analistë trusakatë të portaleve elektronike, që na i pollën partitë politike shqiptare, dhe na i lanë pas porte si “Kalë Troje”.

Jo, me këto krunde politike hambari me “Besë” e pa besë, nuk mund të kemi sotpërsot ndryshime politike. Problem politik, të cilin e zgjidhë me votën e lirë, vetëm populli shqipatarë. Edhe, atë: nëse partitë politike shqiptare i kanë lënë rrugë, dhiare malore. Luftërat e tyre historike me shekuj brez pas brezi. Marrëveshjeve maratonike “paqesore” me vite: ”vëllezërore”, mes Kosovës dhe Serbisë për “paqe”. Përshkallëzimet e tyre politike – “luftarake”, përsëri duke ndezur luftë vëllavrasje mes shqiptarëve. Që, nuk e kanë zgjidhur shqiptarët këtë problem historik ballkanik me shekuj. Aqmëpak, ndërkombëtarët me ndihmën e partive politike shqiptare në pushtet, dhe partive politike shqiptare, në “opozitë”. Kush, do ta zgjidhë problemin e “vëllazëirm – bashkimit”, në Ballkan”?! Hë, pë hë Askush, përveç vetë popullit shqiptar.

Duartrokitje! E ndërsyet Doktorziun, Hojdodolen, dhe Këlyshin me zgjebe me një asht në gojë. Po, çka iu desht edhe Xhadinë të ma ndërseni pas shpine, buçën partiake komuniste të Katundit?! Pak e kishit Patriotin e Vonuar, dhe Hoxhën e “Allahut” me sejmenë përmbrapa. Aty për aty, ku është Fusha e mejdanit. Sot, kur: nuk ndahet me armë, por me Tru, dhe Penë. “Patriotë” të vonuar në shtetin e “përbashkët”!

Politika e partive politike shqiptare, është: Ҫaj rusi, “coca cola”. Publikisht, e them: Shkoni në k…ët me gjithë politikë “madhore”. Dhe, ”Din e Iman”!

Nuk e pi “haramin”: Ҫajin e rusit. Po, “hallallin” e Natyrës: Raki rrushin…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.