Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare” për atdhetarin e veprimtarin e shquar Ekrem Bardha

0
Çmimi i Madh - Mirënjohja Shqiptare për atdhetarin e veprimtarin e shquar Ekrem Bardha

Fjalim Zyrtar i z. Ramiz TAFILAJ në Ceremoninë me mbi 400 të ftuar nderi në Kishën Katolike Shqiptare “Shën Pali” në Detroit-Michigan të Dekorimit të personalitetit të shquar shqiptaro-amerikan, Ekrem BARDHA, edhe me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare”, nderuar në “Takimi i Madh i Tiranës, 2023”

Të nderuar të pranishëm!

Miq të nderuar, bashkatdhetarë, dhe dashamirë të çështjes kombëtare!

Sot kemi nderin dhe privilegjin të përulemi me respekt dhe mirënjohje përpara veprës së një personaliteti të rrallë, një emri që i ka bërë nder kombit shqiptar në skenën ndërkombëtare – z. Ekrem Bardha.

Në emër të “Gazetës së Alpeve”, kemi kënaqësinë e veçantë që t’i dorëzojmë Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare”, dhënë nga “Takimi i Madh i Tiranës, 2023”, si vlerësim për më shumë se shtatë dekada punë të përkushtuar në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e identitetit, vlerave dhe interesave të kombit shqiptar – në fushën shoqërore, politike dhe të biznesit.

Z. Bardha është një ambasador i përhershëm i Shqiptarisë në Diasporë, një zë i fortë për të drejtën shqiptare dhe një shembull i gjallë se si dashuria për Atdheun shndërrohet në vepër të përditshme.

Le të shërbejë ky dekorim si një dëshmi e vlerësimit tonë të thellë dhe një thirrje për ta ndjekur këtë model frymëzimi.

Faleminderit, z. Bardha!

Detroit-Michigan, 23 maj 2025
___________________

** Z. Ramiz TAFILAJ – Drejtor i Përgjithshëm i gazetës kombëtare “Gazeta e Alpeve” dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar Organizativ i “Takimi i Madh i Tiranës, 2023”, filantrop e veprimtar i shquar kombëtar, në Houston-Teksas në SHBA.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.