INTERVISTË: Hava Orana Xhukolli me Idriz Zeqiraj
- Edhe Kosova, sikurse shumë shtete tjera, është përfshirë në krizë ekonomike. Kush është fajtor për këtë krizë?
Realisht, kriza ekonomike aktuale, në Kosovë, është pjesë e krizës botërore. Pandemia ishte e përbotshme, e cila ndikoi në punën efikase dhe kushtoi shumë financiarisht, në shkallë botërore. Sapo nismoi rimëkëmbja, shpërtheu lufta bandikteske e Rusisë, kundër Ukrainës sovrane! Edhe pse Kosova nuk kishte vartësi direkte, nga ekonomia e Ukrainës, shtrenjëtimi zinxhiror i çmimeve preku edhe Kosovën.
Disa nisma sociale të Qeverisë, për ta zbutur varfërinë e familjeve skamnore, kanë qenë të mirëpritura. Edhe vendimi i fundit i Qeverisë, për punësim nga një anëtar për familje, është i qëlluar, qoftë edhe 6-mujor, me shpresë të punësimit të përhershëm. Ligji për ngritjen e pagës minimale, për tej 100 mijë persona, (familje), prej 264 euro, edhe pse i vonuar, ishte një zgjidhje e pranueshme.
Por, opozita destruktive PAN, me keqardhje, edhe LDK-ja, e cila po luhatet, duke e bërë “argatin e djallit”, po e politizon me qëllim të zgjimit të pakënaqësisë në popull, duke shantazhuar e kërcënuar, me protesta e domonstrime rrugaçërore. Kushtëzimi me përfshirjen e ngritjes të pagës minimale, për 13 mijë veteranët e mirëfilltë, por, edhe për 52 mijë veteranët e rrejshëm, është, thellësisht, armiqësore dhe supër-kriminale. Përveç përfitimit material të komandantëve, nga shitja masive e “dëshmive të veteranit”, qëllimi ka qenë edhe krijimi i klientelës elektorale partiake. Dhe, kjo i penalizon kriminelët sabotatorë ekonomikë të shtetit të Kosovës.
Qeveria Kurti ka vetëm një përgjgegjësi faktike: Vonesa e sigurimit të energjisë elektrike, me çmime më të volitshme.
- Cilat janë qëllimet e Edi Ramës ndaj Kosovës, pse ai po bashkëpunon me Vuçiqin, apo e fuqizon bashkëpunimin e tyre edhe droga?
Kryeministri shqiptar vuan nga deliri i madhështisë. Ai don të hyjë dhunshëm në histori, qoftë edhe duke shkelur interesat shqiptare, në veçanti, të Kosovës. Bashkëpunimi, përafrimi i Ramës me Vuçiqin, i tejkalon edhe caqet e dy shteteve, në marrëdhënie normale bilaterale fqinjësore, që ka sot Serbia ndaj Kosovës.
Është fatkeqësi që shteti amë ka një kryeministër, i cili organizoi kultivimin e bimëve narkotike, nga Jugu në Veri të vendit. Pothuajse, zyrtarisht, vazhdojnë të funksionojnë laboratorët e përpunimit të drogës, duke krijuar edhe lehtësira transportimi e tregtimi në Evropë dhe botë. Droga lidhi edhe më shumë miqësinë me Vuçiqin. Njëherësh i dha edhe mundësinë e riciklimit në postin e kryeministrit, për të tretën herë, duke organizuar blerjen industriale të votave, nëpërmjet të sistemit të shpikur të “patronazhistëve”, ku vetëm në Tiranë e Durrës u përdorën 200 milionë euro në zgjedhjet e fundit parlamentare! Bëhet fjalë për 3 miliardë euro përfitimi vjetor nga droga në Shqipëri!
- Është rritur dyshimi se po tentohet të pengohet Gjykata Speciale, kujt i konvenon kjo gjë, nëse mbesin pa u ndriçuar vrasjet politike?
Disa muaj më parë, në të gjitha sondazhet e bëra, rezultonte se tej 85 % e shqiptarëve kërkonin dënimin e krimit dhe ndeshkimin e kriminelëve. SHIK-u, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, ka mobilizuar shumë qindra agjentë të tij, që nga Kosova, Shqipëria, e deri në Amerikën e largët, për ta ndryshuar këtë opinion, gadi, gjithëshqiptar. Dhe, vërtet, paraja po shpëndahet bollshëm, për ta penguar funksionin normal të Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë.
Në mënyrën më të poshtër e kriminale, jo vetëm se anashkalohen e mohohen vrasjet politike, por, edhe po sulmohen dhe denigrohen edhe familjet e viktimave, se, kinse, “po shpifin kundër komandantëve, për të siguaruar azil evropian dhe përfitime tjera”!
Së fundi, është zgjuar “lugati” Edvin Rama, i cili, në vend që të merret me hetimin dhe zbulimin e disa dhjetra vrasjeve
të ushtarakëve dhe të veprimtarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, brenda territorit shqiptar, gjithnjë, në koordinim me “komandantët” e Kosovës, që nga viti 1997 e deri në verën e vitit 1999, ai është angazhuar në pengimin, deri në zhbërje të Gjykatës Speciale! Rama, hipokrizisht e dëshprimisht, paralajmëroi përgaditjen e një rezolute kundër senatorit zvicërian, Dick Marty.
Mërsin Katuçin dhe katuçët tjerë, personalisht, i njoh qysh gjysmë-shekulli më parë. Dhe, janë njerëz të mirë. Por, “komandantët” pa ushtarë të LPK-së, kishin një ushtrimore ushtarake në Fullqet të Klosit, në Mat. Atyre u duhej një shtëpi e izoluar, si ajo e Katuçëve, kryesisht, për burg të improvizuar, në atë zonë, për sakatosjen e kundërshtarëve politikë. Ishte gabimi fillestar i Katuçëve, sigurisht me urdhër të “komandantëve”, kur një komision hetimi, u prit me refuzim kontrolli, lëshuan e ndërsyen edhe qentë dhe sulmuan e përzunë, me mjete rrethanore, komisionin në fjalë. Kështu ngjallën një dyshim, krejt të panevojshëm!
Të gjithë maskarenjtë e kriminelët, e përsëris, që nga Kosova, Shqipëria, e deri në SHBA, janë bashkuar, për ta penguar hetimin dhe zbulimin e vrasjeve politike, të cilat, tashmë, janë faktike. Së fundi, vetëm Fatmir Limaj, e ka pranuar se “vrasjet politike kanë ndodhur, realisht. Dhe, këto vrasje janë kundra-kombëtare e anti-shtet”. Përveç PAN-it, me SHIK-un e tij, që janë të akuzuarit e drejtëpërdrejtë, tashmë, janë bashkuar edhe horrakë nga LDK-ja dhe LVV, duke u bërë pjesë e krimit, në përpjekjen për t`i rehabilituar dhe amnistuar kriminelët.
Raporti i Dick Matry-së, për transplantim dhe trafikim organesh, nuk është fare objekt akuze, aktualisht, në Gjykatën Speciale në Hagë, kundër të akuzuarëve atje, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Realisht, Carla del Ponte, më parë, dhe Dick Marty, më vonë, kanë botuar librat e tyre, për krimet vrastare të kundërshtarëve politikë shqiptarë, pikërisht, nga disa komandantë. Dhe, ato, tashmë, janë faktuar nga vetë shqiptarët, të cilat vazhdojnë të denoncohen, përtej dy dekadave më radhë, në mediet e shkruara, vizive, digjitale, në të gjithë botën shqiptare.
Prokurori amerikan, Clint Williamson thotë se, “jo Rezoluta e Dick Marty-së, POR KA DIÇKA TJETËR”. Dhe, “këto janë vrasjet politike të kundërshtarëve politikë”. Disa komandantë banditër, me bandat e tyre, kanë vrarë ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; veprimtarët e LDK-së dhe luadrot e hersëm të LPK-së, thjeshtë, për të gëzuar pushtetin e pamerituar dhe, rrjedhimisht, për para, pasuri!
Hoshtapleri, mashtruesi, Edvin Rama, po bënë një mjegullnajë, duke futur në “lojë”, një rezolutë, që, tashmë, vet Gjykata Speciale e ka hequr nga tavolina. Sepse, ka fakte të tjera të bollshme, për krime makabre, me dëshmitarë, kryesisht, shqiptarë.
Mosndriçimi i vrasjeve politike, u konvenon, së pari, kryerësve të këtyre krimeve, me bandat dhe subjektet e tyre politike, përfitues nga krimet e bëra. Në sytë e botës, shqiptarët do të konsiderohen si mbrojtës të krimeve dhe të kriminelëve, sepse shumësia e vrasjeve politike, ka vazhduar edhe pas luftës dhe varret masive të këtij kontigjenti, shtrihen anekënd Kosovës. Të ekzekutuarit politikë, nuk janë as 100 dhe as 200, por janë shumë qindra. Disa syrësh që kërkohen jashtë Kosovës, ata janë, me varr ilegal, në tokën dhe ujërat e Kosovës!
Gjykata Speciale shihet si e vetmja shpresë e mundësi, për të dëshmuar se shqiptarët nuk janë cuba malesh e kriminelë masiv. Hetimi dhe ndriçimi i vrasjeve politike, është provë e shans i shqiptarëve, për të dëshmuar se “krimi ka emër” dhe nuk mund të përgjithësohet as me UÇK-në dhe as me popullin e Kosovës. “Nuk digjet jorgani për një plesht”!
Kanë kaluar tre çerek-shekulli nga Lufta e Dytë Botërore, kur partizanët e filosllavit Enver Hoxha, i vrisnin atdhetarët shqiptarë prapa shpine, për ta marrë pushtetin me dhunë. Pas luftës, organizonin gjyqe farsë, ekzekutonin, burgosnin, internonin, përjetshëm, kundërshtarët politikë, për ta mbajtur, dhunshëm, pushtetin e pamerituar. Pra, ishte një fashizëm tipik, që sundoi e shkretoi Shqipërinë londineze, për afro gjysmë shekulli radhazi. Partizanët shqiptarë luftën çlirimtare, e konvertuan në luftë civile. Prandaj, edhe pse ishin, të paktën, teorikisht, në anën e Aleancës fituese, nuk gëzuan reparacionet, dëmshpërblimet e luftës!
Pikërisht, këtë model instruktimi e praktikuan Sigurimsat e Enverit, tek “komandantët” e Kosovës. Skema e gatshme funksionoi gjatë dhe pas luftës, me eliminimet fikzike të qindra kundërshtarëve politikë dhe do të vazhdonte me fashizmin e Enverit, nëse nuk do të ishin ndërkombëtarët brenda Kosovës, si pjesë e mbikëqyerjes.
Tashmë, Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, pranohet nga vendorët dhe ndërkombëtarët, si e vetmja mundësi, për t`i prangosur kriminelët vrastarë e korruptivë. Kjo meritë u është njohur edhe Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët, me të drejtë, lontribuan shumë, për ta aprovuar e ligjësuar atë. Këlyshëria e tyre, me krime nëpër këmbë, vazhdojnë të bredhin të lirë. Aktivizimi i tyre i skajshëm, për pengimin, deri në zhbërjen të Gjykatës Speciale, nuk është halli për shefat e tyre të prangosur, por, mbrojtja e vetëvetes, sepse “e kanë mizën pas veshit”!
Procedurat burokratike, të kësaj Gjykate, janë zhgënjyese. Lukunia e avoketërve zhvatës e kriminelë të pangopur ekonomikë, për ta zgjatur mandantin e tyre kriminal, kërkojnë të pamundurën: identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur, duke i ekspozuar ndaj rrezikut hakmarrës me jetë të tyre. Pelegrinazhi, si në “Haxh”, i vizitorëve, në burgun e Schweningenit, është një marrëzi shtesë dhe mungesë serioziteti, që rivret viktimat e krimit politik, lëndon familjarët e tyre dhe shqiptarët njerëzorë, të kudondodhur.
- Si i vlerësoni qëndrimet dhe akuzat e opozitës ndaj qeverisë dhe Albin Kurtin si kryeministër?
Përpjekja për ta minimizuar rolin e Albin Kurtit, në ndryshimet pozitive në Kosovë, është e dështuar. Për të qenë ndryshimi sa më lëndorë, ndihmuan shumë, madje, i paraprinë binomi Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, me ekpin e tyre simpatik dhe shumë mijëra mbështetës të tyre. Partitë-banda të koalicionuara në PAN, gjithësesi, me logjistikë besnike klanin brenda Kryesisë Qendrore të LDK-së, vazhdojnë “lojën” bllokuese të reformave qeveritare
Qysh në krijimin e Qeverisë Kurti, Albin kryeministri solli risinë e parë. Partia, me tej 400 mijë votues, huazoi ministra profesionalë jashtë VV-së, përkundër kryeministrat e partive tjera shantazhohen dhe u imponohen, dhunshëm, ministra mediokër, vetëm pse janë anëtarë të partisë fituese!
Opozita e mësuar, ndër vite, me pushtetin, po e përjeton rëndë humbjen e saj. Andaj, nuk po arrin, assesi, të pajtohet me pozicionin pritës. PAN-i zotëron organizatën ilegale, SHIK, të gatshëm për destabilizim, pavarësisht, rrjedhojave për vendin. Të ashtuquajturat “Shoqatat e dala nga lufta”, me kallauzën e tyre Shoqatën e OVL të UÇK-së, krerët e së cilës, zbatuan projektin serb të organizimit të protestave vandale, të mars-prillit 2004, duke realizuar decentralizimin, deri ke “Zajednica”, e mbetur në tentativë dhe nuk u penalizuan kurrë, por, qëndron si “Shpatë e Demokleut”!
Bëra këtë parantezë, për të kuptuar pengesat, qoftë edhe fizike, që has Albin Kurti, në detyrën me shumë përgjgegjësi të kryeminstrit të Kosovës. Kreu aktual i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, i njohur si kryerrugaç në azilin gjerman në Schwebischhall, me katalogun e të gjitha poshtërsive, bllokon zyrën e kryeministrit! Mjafton vetëm ky fakt, për të parë katandisjen e opozitës, të kapur nga SHIK-u dhe halabakët e tij.
Qeveria Kurti ka një ekip qeverisës të kompletuar intelektualisht. Në mesin e tyre ka edhe kuadro të rinj, jo me shumë përvojë. Por, nga ajo shumësi anëtarësie, ka specialistë të bollshëm, në të gjitha fushat. Të gjitha nismat që ndërmerrë Qeveria, opozita ia faturon qëllimit elektoral dhe i bllokon me bojkot e mosvotim!
Problemi i trashëguar, me mbylljen e disa shkollave në komunën e Kamenicës, nuk ishte zgjidhje e duhur e Qeverisë Kurti. Çështja e shkollave, nuk duhet të jetë barrë e komunave. Ato, ashtu siç paguhen, duhet të jenë kompetencë e Ministrisë të Arsimit. Me pakësimin e nxënësve, në zonat rurale, klasët janë përgjysmuar.
Në Kosovë numërohen 400 mësues që paguhen kot! Duhet një zgjidhje edhe për ata. Por, hapja e dhunshme, me thyeje, të dyerëve të kyçura të shkollave, zyrtarisht, nga qytetarët, i penalizon edhe mësuesit, sepse ata fajësohen si nxitës, për ta ruajtur, qoftë edhe dhunshëm, vendin e punës! Rrugët janë të mira, të shfrytëzohen autobusët e linjave të rregullta ose minibusët, enkas, për bartjen e nxënësve në shkollat më të afërta.
Opozita akuzon kryeministrin Kurti se “është vetjak në marrjen e vendimeve”. Dibranët kanë një urtësi: “Në mendje-asnjë mendje; dy-mendje, gjysmë mendje; tri mendje-një mendje”. Por, nga opozita e demantojnë opozitën, duke thënë se vendimet merren me konsensues e kolegjialitet të strukturave të partisë, rrjedhimisht, të Qeverisë.
Pra, opozita është, kryesisht, destruktive dhe bllokuese, pothuajse, e të gjitha nismave të Qeverisë Kurti, sepse i konsideron të rrezikshme reformat, qoftë në drejtësi, qoftë në hetimin e pasurive të pa mbulesë reale, në raport me të ardhurat nga puna apo bizneset tjera. Të gjitha sondazhet flasin në favor të një qeverisje të mirë, madje me diferencë të madhe në përqindje.
– V i j o n –