“ÇAIRIN” E SHKUPIT SOT E FITOI BËRLLOKU

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Gjatë zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut (2025), “fitoi” bërlloku politik shqiptar, por jo edhe populli shqiptar?! Fatkeqësisht, nuk e fitoi BDI -ja e Zajazit, por e “fitoi” BDI -ja e “Çairit”. BDI -ja që me tre mandate dhe vite e sakatoi Komunën e “Çairit”. Humbi gjelbërimi, parqet dhe pemët, që i mbolli sistemi ish komunist jugosllav për partzanët e tyre partiak.

Fundekrye, Shkupin shqiptar e mbuloi bërlloku i partive politike “maqedonase” – shqiptare i “vëllazërim – bashkimit” ish jugosllav. Ende me këmbët dhe trutë në legen. Hithëra, ferra, tela dhe pallate biznesi pa leje ndërtimi, që na mbinë para dere: rrrugëve, parqeve dhe lagjeve të Shkupit Shqiptar. Varreza të makinave, që na i kanë pushtuar edhe trotuaret e këmbësorve. Jo vetëm, këto: por, edhe me thasë bërlloku e kontenierë na presin para dyerve të çerdheve fëmijëve dhe shkollave. Portave të shtëpive familjare. Nuk fitoi BDI -ja e Zajazit, por “fitoi” BDI -ja e “Çairit”.

Bërllok, dhe bërllok përplotë me kontejnierë, që nuk i kemi pasur Dje, as në sistemin komunist jugosllav, dhe i kemi Sot: në sistemin Neojugosllav me gjithë këto parti politike me thasë kanapi të grisur dhe arnuar arnëm përmbi arnë të “vëllazërim-bashkimit”.
“Çairin” e Shkupit, Sot: e fitoi bërlloku…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.