Avni Nasufoski është një ndër afaristët më të njohur dhe me ndikim ndërkombëtar në fushën e ndërtimit, infrastrukturës dhe teknologjive të qëndrueshme, me një karrierë të ndërtuar mepërkushtim, vizion dhe integritet profesional. Ai është themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë ndërkombëtare “Planete Constructions SARL”, me seli në Gjenevë të Zvicrës, një kompaniqë operon gjerësisht në Evropë, SHBA, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Kompania që ai drejton është e specializuar në projektimin dhe zbatimin e zgjidhjeve të avancuara në fushat e ndërtimit civil, menaxhimit të mjedisit, trajtimit të ujërave të zeza dhe kthimit të tyre në ujë të pijshëm, si dhe në përdorimin e energjisë së rinovueshme për qëllime urbane dhe industriale. “Planete Constructions SARL” është një emër që trajton qasjen moderne dhe të përgjegjshme ndaj zhvillimit urban, duke sjellë zgjidhje të qëndrueshme dhe teknologji të nivelit më të lartë për nevojat infrastrukturore të shekullit XXI.
Përveç rolit si ndërtues i një perandorie moderne në industrinë e ndërtimit, z. Nasufoski përfaqëson edhe fonde për investim në teknologji të avancuara që fokusohen në zhvillimin e infrastrukturës së gjelbër, energjisë së pastër dhe zgjidhjeve inteligjente për qytete të qëndrueshme. Ai është ndër ata liderë që ka kuptuar në kohën e duhur rëndësinë e integrimit të kapitalit, teknologjisë dhe ekspertizës për të adresuar sfidat e mëdha të urbanizimit dhe ndryshimeve klimatike në nivel global.
Angazhimi i tij për zhvillim të qëndrueshëm, (si qytatar i integruarnë shoqërinë zvicerane), shtrihet përtej interesave afariste. Ai është një vizionar që sheh biznesin si mjet për ndryshim pozitiv, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës në vendet ku operon dhe përtej tyre.
Nga kërkesat e suksesit te teknologjitë që ndërtojnë të ardhmen
Në një botë që ndryshon me shpejtësi, ku kombet dhe shtetet e ndryshme përballen me sfida të mëdha si urbanizimi, ndotja, mungesa e ujit të pastër dhe energjia e pastër, emri i Avni Nasufoskit vjen si një përgjigje e heshtur, por e fuqishme ndaj pyetjes që shumë shtete dhe komunitete po i bëjnë vetes: Si ta ndërtojmë të ardhmen në mënyrë të qëndrueshme, efikase dhe të drejtë?
Ndonëse ai ka rrënjë shqiptare, i cili verrón me kompaninë e tij në Gjenevë, për nga veprimtaritë e shumë anshme, sidomos të teknologjisë së re, në shumë fusha afariste, z. Nasufoski e bënë më shumë se sa një afarist i suksesshëm. Ai sot po vlerësohet se është një vizionar global, një pionier i teknologjive të avancuara dhe një ndërtues i epokës së re infrastrukturore. Në krye të kompanisë ndërkombëtare Planete Constructions SARL, ai ka shtrirë aktivitetin në katër kontinente, nga qytetet e Evropës e deri në vendet e Afrikës, nga projektet në SHBA e deri në zgjidhjet mjedisore në Lindjen e Mesme.
Motivi i tij kryesor është, se ai punon për ndërtim që nuk shkatërron, por për ndërtim që rigjeneron. Nën drejtimin e tij, kompania ka sjellë zgjidhje që dukeshin si të largëta për vendet në zhvillim: sisteme të përparuara për trajtimin e ujërave të zeza dhe kthimin e tyre në ujë të pijshëm, infrastrukturë të gjelbër, dhe energji të rinovueshme të integruar në qytete e zona rurale. Në të gjitha rastet, z. Nasufoski nuk sjell vetëm projekte, por ai sjell një filozofi: që zhvillimi nuk ka kuptim pa përgjegjësi shoqërore e mjedisore.
Por, përse ky afarist, që operon në zemër të ekonomisë botërore, kthen sytë drejt rajoneve që shpesh harrohen nga kapitali ndërkombëtar, sidomos nga vendet e Ballkanit? Ndoshta, sepse ai vetë e njeh mirë atë rrugë, i lindur në një realitet me plot vështirësi qysh si fëmijë, (pasi vendlindja e tij është në Maqedoninë e Veriut). Ai u formua me bindjen se suksesi i vërtetë matet me ndikimin pozitiv që lë pas.Sot, kur e pyet për arsyen që e shtyn t’i përkrahë vendet si;Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e Veriut, etj., ai përgjigjet shkurt:
“Sepse e ardhmja e këtyre vendeve është e lidhur me teknologjinë, dhe teknologjia ka nevojë për besim institucional.”
Dhe këtu lind një pyetje tjetër: Cilat janë rrugët që duhen ndjekur për ta sjellë këtë teknologji dhe për ta kthyer një ide moderne në realitet konkret, brenda rregullave të një shteti?
Për këtë, Avni Nasufoski e njeh mirë terrenin dhe është i vetëdijshëm se suksesi i një projekti nuk varet vetëm nga teknologjia që ofron, por nga mënyra se si ai integrohet me legjislacionin, institucionet dhe komunitetin lokal. Ai i kupton hapat punës përgatitore, pasi është i angazhuar në: 1) Studimin etregut dhe i nevojave reale. 2) Dialogu me institucionet publike për identifikimin e mundësive konkrete të bashkëpunimit, 3) Paraformulimi i një projekti të strukturuar sipas standardeve teknike dhe ligjore, dhe 4) Ndërtimi i një partneriteti të besueshëm mes sektorit publik dhe privat.
Ai nuk kërkon privilegje, por transparencë dhe efikasitet. Këto janë dy shtylla që çdo vend që dëshiron investime të huaja serioze duhet t’i përqafojë, ose t’i plotësojë. Avni Nasufoski është një shembull i rrallë i mërgatës sonë, i cili nuk e shikon atdheun vetëm si origjinë kulturore, por si destinacion zhvillimi dhe përgjegjësie. Ai është ndër ata njerëz që besojnë se përmes bashkëpunimit të drejtë, teknologjia më e avancuar mund të shndërrohet në instrument për rritje, barazi dhe progres shoqëror. Z. Avni Nasufoski e thotë me kujdes të shtuar se nuk po kërkoj të ndërtoj thjesht vetëm ura dhe ndërtesa, por ai ndërton edhe besim, qytetari globale dhe të ardhme ekonomike që qëndron mbi themelet e vlerave njerëzore dhe ato profesionale.
Në kulmin e angazhimeve të tij ndërkombëtare, një nga sukseset efundit të z. Avni Nasufoskit është emërimi i tij si diplomat nderi nga 35 shtete anëtare të Unionit të Afrikës, një nder që u bë përmes vlerësimit të lartë për kontributin e tij në zhvillimin e infrastrukturës, transferimin e dijes teknike dhe promovimin e partneriteteve të ndershme ekonomike në vendet në zhvillim. Në këtë kapacitet, ai ka marrë ulëse përfaqësimi pranë organizatave të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë praninë e tij në sesione të përzgjedhura të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Kjo është jo vetëm një arritje personale, por një dëshmi se një qytetar i integrar në Zvicër me originë shqiptare me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, i cili jeton në Zvicër, (qysh nga mosha fëmijërore) me përkushtim dhe profesionalizëm, mund të bëhet zë edhe më shumë i ndikueshëm në arenën globale. (S. Sadiku)