ART ËSHTË TA DUASH ATDHEUN

0
Atdhe Geci - libra

Dashuria për atdheun është dashuri e shëndetshme
ajo nalton këngën që të merr udhë kahe e kombit
shumë gurë të çmuar ka në atdheun tonë të bukur
dashuria për atdheun duhet të jetë bashkudhëtare!
Kthimin e emrit t´atdheut në emrin e vet Iliri, e do
Kosova, Shqipëria etnike, Çamëria shqiptare dhe
Morea, bashkimi shqiptar me të gjitha pjesët e tij.
Kthimin e emrit të atdheut në emrin e vet, Iliri,
e don Ilirida, Plava e Gucia, Ulqin dhe Tivari
e don Krahina e Mollës së Kuqe, e don Shqipëria
e don gjuha shqipe, e folura e saj dhe alfabeti ynë
e don toka që e duam dhe toka që na lind e ushqen
e don flamuri Kuq e zi dhe, himni ynë kombëtar.
Ilirinë duhet ta ngremë nga humnera e varri i saj
rilindësit tanë na e kanë lënë një amanet të tyre
atdheu duhet të merr vendimin më të guximshme
se brenda atdheut me emrin Iliri, jemi të gjithë
se brenda atdheut Iliri është pellazg-Iperia, është
Pellazg – Iliria, Kosova dardane, Epiri i Çamërisë,
dashuria për Atdhe është dashuri e shëndetshme
dhe vetëdije njeriut për ta dashur më tepër Mëmën!

Atdhe GeciPoezi nga libri “Iliada shqiptare”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.