NGA KALOSH ҪELIKU
E vërtetë. BDI, është në pushtet njëzetë vite. Erdhi me përkrahje nga malet. Herë me VMRO –në, nëpushtet. E, herë me LSDM –në. Vetëmse, nuk është e vërtetë, se: nuk ka bërë ndryshime në Republikën Ish Jugosllave. Por, ka edhe dështime të cilat unë nuk do t’i përmend në këtë shkrim publicistik për Ditën e Nesërme. As “fitoret” dhe dështimet politike. Nuk jam pajtuar Dje, nuk pajtohem Sot me politikën “madhore” të Partive Politike Shqiptare. Herë, në pushtet. E, herë në “opozitë”. Nuk do të pajtohem, as Nesër.
Shkaku, se: edhe i kam fshikulluar nëpë shkrimet e mia si fenomene dhe Libra: “Xhadia” (2011), “Rrufjani” (2013), “Lavdi “heronjëve” të Xhadisë (2014), “PYKË shelgu” (2019), “Kali Shemës” pas porte (2021), “Lufta me Penë” (2022), dhe “Jetë Nate” (2024).
Edhe, këto parti politike shqiptare, që na lindën Sot si këpurdhat pas shiut me gojën plotë për “NDRYSHIME”! Nuk janë për “Ndryshime”, por për pushtet, dhe pasuri. Poste politike. E përsërisin politikën e tyre “madhore”, vetëm duke i ndërruar rolet në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit” si argatë besnik për në Evropë.
Arsyeja, se: kopilat e saj që na i polli mesdite pas porte me poste partiake, Sot: janë për “Ndryshime”. Luftë bëjnë mes vetes duke e përçarë popullin për “President shqiptar”?! Gjithë jetën e lume, mbetën argatë politik. Edhe, kopilat e saj Sot: nuk e duan Nënën e tyre, që i rriti grazhdeve qeveritare me poste politike.
Nuk e duan Nënën. E duan Njerkën me pashterkë të kuqe, Xhadinë!…