ARBEN GASHI, KU ISHE NË QEVERITË TJERA QË NUK BËZAJE?

1
Arben Gashi

Gani I. Mehmeti

Vërtet, veprimtarëve të LDK-së iu është lëshuar goja, sa nuk lënë gjë pa vjellur kundër Qeverisë së Kurtit. Dhe, si për çudi, ky nuk ka qenë kaq i zëshëm në asnjë qeveri të mëparme, deri në Qeverinë Kurti II.

Ndoshta këtë e bën pse u prish qeveria e tyre e përbashkët në Qeverinë Kurti I, dhe ky, si një intelektual “i fortë” nuk mundi ta pranojë lehtë prishjen e asaj qeverie, por se, në qeveritë e mëparme nuk i shihte milionat kah po shkonin dhe nuk po bënte fare zë.

Ai, me të cilin nuk po mund të pajtojë fare Gashi, është Kurti. Kurti i është bërë shibël në sy! Nuk ka lënë gjë pa thënë për katër vitet, e po vazhdon edhe tani në fushatë pa kurrfarë etike.

Madje, përkundër etikës, sulmon në mënyrën më të vrazhdtë, veçmas kundër Kurtit. Mua nuk më intereson shumë se kush humb e kush fiton, por mënyra e sjelljes së “intelektualëve” më mundon.

Dhe, sa më shumë sulmon tjetrin, veten e ulë, aq më shumë kur nuk kujdeset në fjalorin e tij, me çka është e çka nuk është. Kjo po tregon se i druhet fitores së tjetrit. Kjo do të ishte krejt në rregull, sikur ky me LDK-në të mos kishin qenë ndonjëhrë në pushtet, sikur të mos i ishin bërë vegël e partisë që më së shumti e sulmonin në të kaluarën, por i bënte bashkë sërish etja e madhe për pushtet.

Tjetër, të besosh se janë të pakorruptuar edhe këta, nuk mundesh. Kjo u vërtetua me mosvotimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

T’i japësh tjetrit moral, duhet të jesh vetë më parë i moralshëm, ndryshe e dëmton veten më shumë.

Tani, me këto çirjet tuaja kundër Kurtit, nuk e di cili po bërtet më shumë. Por, me sa kam përcjellur, ai nuk ka bërtitur me emër kundër askujt, përveç kundër bandave krminale serbe.

Ti, tani do u dalësh atyre në mbrojtje?!
Kjo nuk është Rugoviste, as demokratike, në çka ju mbështeteni me fjalë, por kur u vie interesi personal, e harroni. Turp!

13 janar 2025

1 KOMENT

  1. Ismet M. Hasani, Suedi
    I nderuemi z. Gani I. Mehmeti!
    Portali FJALA,info – të cilin e moderon z. Arben Çokaj, publikon tituj (shkrime) të cilat të zgjojnë kërsherinë për t’i lexuar. Vet titulli i shkrimit t’uaj më bëri përshtypje, ndaj e lexova me kujdes dhe po jap koment;
    Nga shkrimi i juaj e veçova vetëm fjalinë me të cilën ju e përfundoni shkrimin, po citoj:
    “Kjo nuk është Rugoviste, as demokratike, në çka ju mbështeteni me fjalë, por kur u vie interesi personal, e harroni. Turp!”
    *
    Ju lumt mendja dhe ju lumtë dora!
    Dr. Rugova shquhej, je vetëm për rezistencën paqësore kundër Serbisë, po edhe për diskurs paqësor politik.
    Po e përmendi vetëm një nga thëniet e dr. Rugovës, po citoj:
    “Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE, në NATO dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA-të.”

    Respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi
    P.S.
    Dr. Ibrahim Rugova lindi dmë 2 dhjetor 1944 në Cërcë (Istog);
    Jetoi 62 vjet; Vdiq më 21 janar 2006
    u varros më 26 janar 2006, në Prishtinë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.