NGA KALOSH ҪELIKU
Antonela e “Përputhjes” në Top Channel, gjatë një emisioni debativ në “Shqipëria live”, publikisht e kërkon një burrë me lekë. Aspak e çuditshme. Normale, edhe unë si shkrimtar me rreth shtatëdhjetë libra, i përkthyer në disa gjuhë të botës, e kërkoj një Grua me lekë, siç e kishte Balzaku Hanskën. Edhe, atëherë do të shihnit si lindë poezia. Librat, Natën e Madhe.
Poezia e Dashurisë, nuk shkruhet brenda katër mureve me bark të zbrazët, pa Dy shtama me verë. Dhe, një Grua të bukur besnike.
Fatkeqësisht, artistët shqiptarë deri më Sot, nuk e kanë pasur një Grua Hanskë shqiptare. Ndoshta, pas vdekjes mund të dali ndonjëra me lekë?! Fat, përsëgjalli pati vetëm Balzaku, që i doli zot me dashuri dhe lekë Hanska. Nuk e di populli shqiptar, sipas mendimit të Antonelës: artisti shqiptar, a do të ketë një Hanskë?!
Unë, si shkrimtar kam vetëm libra. Vepra të cilat, gjysmën e tyre i kam shkruar dhe publikuar, falë Grave të mia besnike pa lekë. Muza si personazhe nëpër libra. Tri Engjuj gra, që Njëra më ka pri para, e dy të tjarat më kanë mbajtur pëkrahu Rrugës për në Baba Tomorr. Malin e Perëndive, ku lindë poezia, pihet vera… Dhe, bëhet Dashuri…
Sot, edhe unë e kërkoj një Grua besnike me lekë!…