10.5 C
Tirana
E enjte, 2 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj ALEANCA LDK-PAN AMNISTOI KRIMIN DHE LËNDOI MIQTË E RUGOVËS

ALEANCA LDK-PAN AMNISTOI KRIMIN DHE LËNDOI MIQTË E RUGOVËS

0
PAN - Kosovë

IDRIZ ZEQIRAJ

Kryetari i partisë uzurpoi kompetenca tej mbretërore. Ai shantazhonte të gjitha strukturat e partisë. Tandemi Hashimi-Isa kishin planifikuar ta kopjonin tandemin rus Putin-Medvedev, në ndërrimin e posteve president-kryeministër dhe anasjellats! Drejtori i Shërbimit Informativ të Francës, Pierre Siramy, me dashje apo padashje, denoncoi në “TV Canal+ francez”, se Hashim Thaçi ishte agjentë i yni, agjent i Francës dhe i Serbisë – njëherësh. Ishin bashkëpunëtorët e tyre, brenda LPK së djeshme, PAN-it të sotëm, në mes tyre edhe Jakup Krasniqi, të cilët akuzuan për sabotimin e Luftës të Kosovës, rrjedhimisht, për tradhti, katërshen katërshen e parë: Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Kadri Veselin.

Disa nga “komandantët”, e thojzojmë emërtesën, sepse, realisht, kurrë nuk kanë qenë të tillë, por, vetëm kanë përfituar, në vend që të luftonin armikun, ata hartonin lista morbide vrastare, përgjakën shqiptarët, duke i konsideruar si armiq politikë. Kjo mjaftoi për armiken Serbi, të krijojë dosje për krime faktike të disa “komandantëve”, të cilat Serbia i përdori suksesshëm, për t`i shantazhuar, duke kërkuar shërbime dhe lëshime, të cilat Kosova vazhdon t`i vuajë edhe sot pas një çerek-shekulli.

Kuadrot që kanë sakrifikuar shumë për LDK-në, janë shqetësuar dhe kanë paralajmëruar Lidershipin, fillimisht, intimisht, për aleancën me shoqërinë satanike, përkatësisht, me eksponentët e PAN-it, që kanë përgjakur LDK-në. Ndonëse nuk kanë hasur në mirëkuptim, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet partinë, kanë denoncuar edhe publikisht “miqësinë” e rreme, duke kërkuar distancimin. Megjithatë, klanit uzurpator kurrë nuk i dëgjoi zërat shqetësues të veprimtarëve veteranë dhe të rinj të LDK-së. Aq më pak u kushtoi vëmendje vërejtjeve të miqve të sinqertë të Presidentit Rugova, të cilët kanë qenë dhe mbetën gjithmonë roje besnike të partisë-Lëvizje, LDK-së!

Gazeta kombëtare “Bota Sot”, pa referimin tek shkrimet në faqet e saja, në vite e dekada, historia e kohës të sotme e Kosovës, do të ishte e mangët. Botuesi saj, Xhevdet Mazrekaj, me vëllezër, ka rrezikuar shumë, pikërisht, në mbrojtjen e LDK-së, pasqyrimin me besnikëri të përndjekjes, deri në vrasjen të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, veprimtarëve të LDK-së, gazetarëve të kësaj gazete, por edhe brenda llojit, veprimtarët e hershëm të LPK-së, me qëllim të shmangies të konkurrencës për pushtet në të ardhmen. Krimi mori përmasa tmerruese. Nën sundimin e Qeverisë të Përkohshme, në Kosovë, një jetë njeriu kushtonte vetëm një plumb o33 fenik të Markes gjermane!

Selia e “Bota Sot”, në Zyrih të Zvicrës, kishte 12 redaktorë dhe gazetarë brenda, përfshirë edhe çiftin Skënder dhe Elida Buçpapaj. Lidershipi i LPK-së e gjeti Jeton LLeshin, nga një fshat i Dibrës të Maqedonisë, me librezë të njërës nga partitë e PAN-it, dërgoi “dhuratë” në pako një bombë ruse, e cila po të hapej nga anën e kundërt, do ta hidhte në erë selinë me stafin e gazetës. Megjithatë, zoti Mazrekaj, një mik i mirë dhe besnik i Presidentit Rugova, as pas këtij akti makabër, nuk e ndërpreu botimin e gazetës, qoftë edhe si portal.

Vitin e shkuar, gazetari dhe intelektuali i kompletuar, Xhevdet Mazrekaj, bëri disa shkrime te serta, duke alarmuar se kah po shkon LDK-ja?! Eksponentë klanistë brenda LDK-së, miq për kokë të PDK-së, u nxituan ta akuzojnë botuesin Mazrekaj se “tradhtoi” LDK-në dhe iu bashkua LVV! Vërtet, ishte një zemër-plasje e Mazrekaj, për katandisjen e LDK-së, të cilës ia ka bërë fushatën zgjedhore përtej tri dekadash radhazi. Gjenerali Napoleon vlerësonte shumë mirënjohjen, madje thoshte se “më shumë i urrej mosmirënjohësit, se sa tradhtarët”.

LDK-ja i ka borxh ndihmën materiale “Bota Sot”, për ta mundësuar edhe hapjen e një televizioni, si dritare të vetme, për mbështetjen e të djathtës të Kosovës. Aq më parë, kur janë dhjetëra agjenci televizive, që financohen nga e majta vendore dhe ajo e Tiranës zyrtare, për luftimin e të djathtës gjithë shqiptare.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.