Shkruan: Florim Zeqa, 13.01.2026
Fitore absolute e një partie apo një lideri partiak konsiderohet ajo fitore me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në zgjedhje. Edhe pse me dalje nën 50 % të qytetarëve në zgjedhje, në krahasim me rezultatin e partive të tjera, fitorja e LVV-së është e lartë dhe historike!
Fitore e madhe e Albin Kurtit, por jo absolute!
Fillimisht dëshirojë që ta urojë LVV-në dhe simpatizantët e saj për fitoren bindëse në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, në veçanti e urojë dhe përgëzojë liderin e këtij subjekti politik për aftësinë e tërheqjes së elektoratit kosovarë!
Mirëpo, të paktën deri më tani nuk e kam dëgjuar Albin Kurtin duke e falenderuar elektoratin e LDK-së, i cili është më meritori për fitoren e madhe të tij në zgjedhje.
Vetëm injorantët politikë dhe kundërshtarë fanatik nuk arrijnë dot ta urojnë dhe përgëzojnë Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit!
Fajtorë nuk është Albin Kurti për fitoren e madhe, sikurse që nuk është fajtorë as elektorati që e votoi, por fajtorë janë liderët e partive opozitare të cilët nuk arritën ta mbajnë elektoratin e tyre.
Kur e kemi fjalën tek rrëshqitja e elektoratit, pa dyshim më e dëmtuara është LDK-ja, e cila i dhuroi Albin Kurtit hiq më pak se gjysmën e totalit të votave të fituara!
Për dallim nga LDK, dy partitë e tjera opozitare, PDK dhe AAK arritën deri diku ta menaxhojnë elektoratin e tyre, duke e mbajtur afër vetes si në kohë të mira ashtu edhe në kohë të vështira!
Megjithatë, meritat për fitoren bindëse të LVV-së i takojnë vetëm Albin Kurtit dhe askujt tjetër, për shkak se me mjeshtri e shfrytëzoj paaftësinë dhe vogëlsinë e liderëve opozitarë, të cilët më shumë u ngjanin shkurreve përreth një lisi të gjatë sesa liderëve partiakë!
Pa reformimin e thellë të partive opozitare dhe pa ngjizjen e një alternative të re politike, Albin Kurti së paku edhe për një dekadë do të jetë i pa konkurencë në skenën politike!
Nëse Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e mbështet kandidaturën time për të marrë timonin e partisë, e garantoj elektoratin kosovarë, që LVV-në do ta dërgojë në opozitë, kurse ‘lisin e gjatë’ pas katër viteve do ta kthejë në nivelin e liderëve tjerë partiakë.












z. Florim!
1 Njëherë KANDIDOVE PER KRYETAR TE LDK-ës, por, si duket të has’ sharra n’gozhdë se nuk ta qiti me prof.dr. Abdixhikun…?! E pate GABIM! Ma i miri “shart” me ia dijtë hallin vetit
2. Tash je kthye e po e lavdëron Kurtin! E KE MIRË!
3. E, more Florim, nuk bën herë mirë e herë keq!
3. Ty, të njohin në Kosovë – si FAREN E KUQE!
4. Mos ha me dy lugë se të jet’ n’fyt!
z. Florim!
‘Fjalia e fundit, po citoj:
“Nëse Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e mbështet kandidaturën time për të marrë timonin e partisë, e garantoj elektoratin kosovarë, që LVV-në do ta dërgojë në opozitë, kurse ‘lisin e gjatë’ pas katër viteve do ta kthejë në nivelin e liderëve tjerë partiakë.”
*
Në vend te një komenti më të gjatë, po i jap vetëm këto dy mendime personale:
1, Një urti popullore: S’duhet burri me kon’ si grue,
andrrave t’imnit me u besue!
2. Ehe një tjetër: Pula, mos me pa andërr dimnit që kur të del pranvera ka me ngrenë grun, ajo nuk del e gjalë pej dimndit!
3. M’ra n’men edhe njo: “Ai që jeton me andërra, krejt jetën e ka kaluar në gjumë!?