Naxhije Doçi – Prof. Prishtinë
AGUT TË DERDHUR
Agut të derdhur me buzëqeshje zgjimi
në Prishtinën me sy dielli
frymimit rrënjor thellë në lashtësi
Pellazgji, Iliri e Dardani
hapakrahja ime dallgëzimit krahështrirë
melodi përherë e pashuar
me jeh buzëqeshjesh kurorëzuar
në përqafim pasardhësish me etje rrite
nipërit e mbesat mrekulli e krisur
hirësi e stisur
përtërirë në kopshtin e dashurisë
në folenë e bekuar të trashëgimisë.
Fjalët për ta krua cemi në gurgullimë
ndër lisnaja malesh buruar
e flakërimë shtigjesh me blerim,
prush i ruajtur në analet e shpirtit
me besimin e skalitur
në qëndisje vargu
që shton forcën magjike për urata zemre
që rritën ta kenë shëmbëllimit të mbarë
si shiu i verës
dashurinë e shënjtëruar
mal i paskaj.
– Poezi nga libri: “JEH MOTESH” – Naxhije Doçi – Prishtinë, 2019