Vështrim
Skënder MULLIQI
Ne qe jemi tashmë gjeneratë më e vjetër, kemi përjetime hiq të mira më serbët. Shqiptarët mbijetuan falë shpirtit të lirisë dhe rezistencës edhe pse u maltretuan, rrahën dhe u vranë ne burgjet serbosllave historikisht. Ata që “puthën zingjirin e hekurtë të egër serb” dhe lufta e fundit qlirimtare, bën që ne sot të jemi të lirë. Shqiptarëve ju imponua të pranojnë prej shekujsh të kanë mbi supe kriminelet serb. Agresioni dhe kolonizimi ndaj shqiptarëve ishin dhe kan mbetur aspiratat e sëmuara të regjimeve despotike e fashiste serbe.
Prandaj, edhe sot kur kemi hyrë në epokën e re të cilës me sakrifica i kemi kontribuar, në Serbi është ringjallur ultranacionalizmi i cili na ka i shkatuar të gjitha keqijat që mund të imagjinoj mendja e shëndoshë. Lista e të këqijave serbomadha nuk mund të jenë as më të gjata as më të tmershme. Është e qartë për të gjithë, së shqiptarëve iu janë aneksuar më dhunë territorët, popullësia dhe sovraniteti nga bota sllave, e cila serish është qua peshë. Shqiptarët më unitet më të madh edhe mund ti rifitojnë të gjitha këto, domethënë të arrijnë qlirimin dhe bashkimin e saj.
Rusia dhe Serbia po zhvillojnë një betejë të humbur të viteve të 90-ta, një betejë të imponuar të nisur nga regjimi fashist i Sllobodan Millosheviqit, më Putinin dhe Vuqiqin në krye.Arritëm të mbetemi të pamposhur duke fituar luftën së bashku më aleatët tanë perëndimor dhe miqet amerikan.Si forcat politike në pushtet ashtu edhe ato tjera patriotike duhet të bashkohën së kombi dhe atdheu janë në rrezik.Aleancat e vjetra janë duke pa si mundësi që ta kthejnë ndikimin e humbur nga Lufta e Ftoftë. Ofensiva hibride e Rusisë dhe Serbisë po shoqërohet me agression ndaj popujve të tjerë, duke përdorë edhe agresionin e propagandës për shpërlarje truri dhe shantazh.Millosheviqi ishte një autocrat, nacionalist ekstrem serb, që solli tragjedi më shpërbërjën e ish-Jugosllavisë.
Edhe kjo Serbi e Vuçiqit po ecën rrugës të trasuar të Millosheviqit, duke u mbështetur në traditën dhe partneritetin strategjik më Rusinë dhe Kinën. Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë janë të një natyre të veçantë, kanë rrënjë të thella historike, dhe e kot duket qdo përpjekje e botës perëndimore, që serbët të braktisin këtë aleancë. Me luftën në Ukrainë, Serbia po mendon se do marrë përseri Kosovën. E kjo themi ne, se Kosova nuk ka qenë dhe as që do të jetë kurrë më çështje e shtetit serb, së zëri i Serbisë ka shterruar përfundimishtë në vitin 1999, kur edhe e humbën luftën më shqiptarët.
Serbia duhet të kujtojë së Kosova dhe shqiptarët janë sot shumë më ndryshe në krahasim me periudhën e 25 viteve më parë, dhe se sot do të jetë e pamundur që Rusia dhe Serbia të ndërrmarrin veprime agresive siq po mendojnë në raport me Kosovën liridashe. Shtetet që dolën nga Jugosllavia e kaluan procesin e tranzicionit dhe po ndërtojnë gjithnjë e më shumë shtet ligjor e institucione demokratike, keshtu edhe Kosova. Serbia ka mbetur i vetmi vend i bastionit të etnonacionalizmit dhe klerofashizmit primitiv.
Në Serbinë e Vuçiqit është instaluar një proces revizionist, ku po rehabilitohen kriminelet e luftës, së zatën në pushtetin e këtij shteti e kemi komplet garniturën e atyre që kryen krime monstruze në BH dhe në Kosovë. Neofashizmi është bërë platformë politike e shoqërisë serbe. Nuk ka vend për tu quditur, kur dihet se çfarë gjendje eskaluese kemi sot në rajon, e pikërishtë nga ata njerëz të cilët shkaktuan luftëra në vitet 90-ta. Çka mund të pritet nga figurat opskurantiste e kriminale të Vuqiqit,Daciqit, Sheshelit, Nikoliqit e Vulinit të cilët promovuan dhe po promovijnë luftë, plaqkitje, dhunime, kallje pronash, vrasje macabre dhe qdo krim tjetër …?