AFRIM I DASHUR, AFERIM PËR SJELLJET E MIRA DHE PUNËN E NDRERSHME!

0
Afrim Ejupi

I dashuri Afrim, me zemër të lënduar e lot në sy po i shkruaj këta pak rreshta përkujtimi për Ty.

Vdekja jote e papritur dhe e parakohshme i preku familjarë, shokë e miq, veçmas ata që të njohën nga afër. Çdoherë u tregove i dashur dhe i sinqertë me të gjithë. Ishe prind dhe vëlla i denjë.

Në pamundësi me qenë prezent në lamtumirën Tënde të fundit dhembjen po mundohem me tret nëpërmjet kujtimeve.

Fytyra jote e buzëqeshur dhe plotë dashuri për jetën më shfaqet kudo.
E, kujtoj vjeshtën e vitit 1984,kur ishim së bashku plot dy muaj në shkollën 8-vjeçare “Kongresi i Manastirit” të Gllamnikut të Podujevës.

Unë në cilësinë e mësuesit praktikant të Gjuhës shqipe e ti, si semimaturant.
Kishe sjellje shembullore ndaj shokëve e shoqeve dhe arsimtarëve. Andaj, të gjithë të donin dhe i doje.

Kujtimet dhe bisedat me Ty, do t’i mbajë në zemër përherë.
Derisa të bashkohemi në botën e përjetshme do të kujtoj me dhembje e mall!

I dashuri Afrim, gjithmonë do të jesh pjesë e kujtimeve dhe lutjeve të mia!
Lus Zotin që shpirti Yt, i çiltër të gjejë paqe dhe qetësi edhe në Amshim!

ARIF EJUPI
Gjenevë, 20 janar 2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.