A U TEPRUA NË MEDIA ME TEKSTET SHKOLLORE

0
218
Gani I. Mehmeti

Gani I. Mehmeti

Ka dy javë që mediat në Kosovë merren me çështjen e teksteve shkollore, që nuk e di përse u ndërlikua çështja edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë. U bënë aq neveritëse, sa duhej mbyllur fare televizorin.

Ne dimë kur vetë mësimdhënësit, në fund të vitit shkollor i porosisnim nxënësit të mos nxitonin t’i blinin tekstet më përpara fillimit të mësimit në vitin e ri shkollor, pse duhej të merrnin propozimin prej mësimdhënësve se me çfarë tekstesh shkollore do të punohej.

Dhe, ka pasur raste kur komplet nxënësit, nuk furnizoheshin me tekste shkollore për dy javë e më shumë nga fillimi i vitit shkollor, dhe, nuk alarmohej e as që flitej fare për to.

Aq shumë janë marrë mediat me këto tekste shkollore, sa të mbushet mendja se nxënësit tanë janë aq të gatshëm të shkojnë në shkollë, por vetëm me tekste shkollore, se ndryshe nuk bëhet dot! Mua do më vinte tepër mirë dhe do ndjehesha tejet i kënaqur sikur nxënësit tanë të jenë aq të interesuar për mësim, por që ju munguakan tekstet!

Vallë, a janë po këto medie, kur në prillin e vitit 2022, me pompozitet po raportonin për Këshillin e nxënësve kur po marshonin me moton: “S’po shkohet në shkollë”! – dhe sikur i arsyetonin këto marshe, në vend që t’u jipej vërejtje dhe t’u vinte keq për këtë gjest kundër diturisë! E, sot, me një pampozitet edhe më të madh, madje sikur po bënin edhe gara, se cila medie po lajmëron më shpejt, më gjatë e më fuqishëm për mungesën e teksteve shkollore në fillim të vitit shkollor. Mungesën e teksteve edhe unë e gjykoj, është një gjest jo i mirë, jo i pranueshëm, por jo edhe aq për t’i dhënë zjarrë së foluri e së raportuari aq shumë e gjatë gjithë kohës, kur së shpejti, besohet se do të furnizohen me tekste shkollore të gjithë nxënësit!

Për plot një muaj mund të kalojnë nxënësit edhe pa tekste të klasës vijuese, ku, në mungesë të tyre, por edhe kur ato nuk mungojnë, do të duhej të bëhej një përsëritje e lëndës nga viti i kaluar, pse shumë nga nxënësit i kanë harruar ato, dhe kjo përsëritje ka një efekt bukur të madh pas pushimeve dymujore e më tepër. Në këtë drejtim, ndoshta më së keqi do të gjendeshin nxënësit e klasës së parë fillore, por edhe tek ata ka me çka të merret mësuesi/mësuesja.

Këtu, disi, më shumë iu dha ngjyrë politike, partiake, e nuk e di nëse ka vend edhe korrupsioni. Le të mbetet për ata që janë kompetent.

Gjithsesi, e kanë tepruar!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.