A R K I T E K T I

0
Atdhe Geci - libra

Nga farë e Pirros dhe Kastriotit t’Ilirisë
u rrit fara e origjinës sonë dhe e gjuhës
kështu u lind dhe kjo poemë e shqipeve
nga zemra e tokës dhe ekuilibri i saj

Ne do të jetojmë derisa toka të ekzistoj
më thoshin në heshtje Ajri dhe Dielli
lulet e mbjella nëpër shpirtin e tokës
janë Atdheu ynë i qenies dhe i kombit

Kosova më dha emrin e vet t’Atdheut
më fali muzën që t\ia lartësoj këngën
ai që shpiku numrat dhe shkronjat, qe
dardan dhe, njëherit poet i smeraldeve

Atdhe-Mëmëdhe i fjalës dhe shkrimit
jam në lundër me kohën dhe me erën
kam pamje yjesh dhe diejsh të pafund
jam në fushë të vetëdijes e të vet jetës

Kjo jetë e tashme dhe e ardhshme, në
brendësi e ka të kaluarën e vlershme
jam në këmbë me një qerre të vjetër
në Roganë jam i bekuar nga ylli Iliri!…

Atdhe GeciPrishtinë, qershor, 2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.