26.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

A ka mbetur Kosova në mëshirën e fatit?

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Koment

Skënder MULLIQI

Politika mendojnë sociologët është mjeshtri e drejtimit të një shoqërie. Në praktikë, gjatë historisë është treguar së politika është një zanat barazi më art. Nese sot e shikojmë politikën e cila po bëhët në Kosovë, është bërë zanat për luftë për pushtet. Është bërë politika fuqia e liderëve të ndryshem të cilët janë bërë pasan ik të kamur në kurriz të popullit. Këta lider të pas luftës nuk treguan asgjë më shumë veq sa e dëshirojnë më çdo kusht të mirat materjale që ju sjelle pushteti. Politikat humbëse dhe politikat e urrejtës, kan marrë tashme përmasa shqetësuese në Kosovë.

Këto politika kan bërë që liderët tanë të bëhën armiq të njeri-tjetrit ne vend që të bëhën bashkëpunues. Paraja, pasuritë materiale, fuqia e ndikimit të sundimit mbi masat, janë bërë alfa dhe omega e politikës. Kanë krijuar rrethana të tilla që shoqëria nuk ka kapacitete dhe energji të ecë përpara më kohën. Po stagnojmë ose edhe po kthehemi mbrapa. Kjo gjë po bëhët ngadalë kronike, dhe gjithqka që është kronike zor që gjënë shërim. Këta njerëz të opozitës kan krijuar gjendje që më asgjë nuk po ka kuptim. Gjithçka po sillet në rrethin vicioz. Çka në të vertëtë ka ndryshuar-po thuaj asgjë që vlen të veqohet për 20 vite nga garda reakcionare që ishin në pushtet.

Secila stinë e vitit u duk më e zymtë se tjetra. E futën vendin radhazi në kriza politike dhe institucionale dhe në stagnacione të zhvillimit të gjithmbarshëm. E kthyen Kosovën në një provincë rajonale në vend të forcimit të shtetit. Kështu është kur dominojnë pushtetarët e pa përg jegjshem, të pa moral politikë dhe gjysëm analfabetet. Na u shfaqën po thuaj të gjitha fenomenet negative, korrupcion, krim të organizuar e shumë çka tjetër të cilat e bënë jetën e vështirë për shumicën në vend. Kosova po jeton në ëndrra të keqija dhe durimi i popullit për gjendjen e krijuar politike në Kuvend, nuk po zgjohët sa duhet.Në anën tjetër bota e përparuar pa ndalshem po hapëron përpara. Shumë kush do të thoshte asgjë të re në Kosovë!

Nuk ka reflektim të mprehtë mbi gjendjën e kombit, i cili duhet të këtë një vetëdije më ta lartë morale dhe intelektuale, për të ndryshuar këtë fotografi pornografike të këtyre kuvendarëve sylesh. Po e mbajnë “popullin të shtangur” së bashku me mediet e tyre, duke i mbuluar problemet reale. Kjo është një diagnozë për shumicën e deputetëve, të cilët duhet për veprimet e tyre, të ndëshën më reagime të fuqishme, të cilët më dashje kan prekur thellë në nervat e popullit. Këta njerëz kan treguar tashmë së nuk e kan asnjë trohë të ndërgjegjës publike…

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit