A është Mali i Zi në udhëkryq pas humbjës të Gjukanoviqit në zgjedhjët presidenciale?

0
Milo Djukanovic

Skënder MULLIQI

A do të jetë largimi i Millo Gjukanoviqit, pas 30 vitesh në krye të Malit te Zi, fat apo fatkeqësi për këtë republikë, mbetet të shihet. Gjukanoviq i humbi zgjedhjet presidenciale nga kandidati i Levizjes “Evropa Tash” të Jakov Milatoviqit në rrethin e dytë më 58.9 të votave. Gjukanoviq ishte kësaj radhe kandidatë i opozitës të thëm ashtu, kurse Milatoviq kandidat i pushtetit në largim të Abazoviqit. Shumica mendojnë së ardhja e Millatoviqit nuk do të thotë reforma demokratike dhe as e ardhmja e Malit të Zi.

Milatoviq në fokusin e jetës publike ka arritur pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në vitin 2020. Ai ka qenë minister i ekonomisë, kur në krye të qeverisë ishte Zdravko Krivokapiq. Analizat politike flasin së adhuruesi i krypeshkopit Amfolije do të këtë lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë më Serbinë. Pas fitores në këto zgjedhje, kur mundi Gjukanoviqin, ai u pa i shoqëruar nga Dritan Abazoviq dhe njerëzitë e tjerë të bllokut fitues. Ky 37 vjeçarë kishte marrë përkrahje të partive të afërta më Serbinë, pastaj të Rusisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe.

Pra, po shihet së kemi të bëjmë më një president të ri më orjentime proruse dhe proserbe, edhe pse ai dëklarohet pak më ndryshe. Duket së deri të fitorja bindëse e Milatoviqit, kan ndikuar të votuesit malazez edhe e dhëna së Gjukanoviq, kishte kaluar tashmë 30 vite në pushtet. I shkrova këto radhë për zgjedhjet në Mal të Zi, lëxues të nderuar, edhe për faktin së ky ndryshim në krye të presidencës të Malit të Zi, mund të këtë zhvillime negative politike për mbarë rajonin.

Të shumica më orjentime propërendimore ekziston mendimi së Milatoviq është një mashtrues, është njeri që e përmbanë projektin e Serbisë të Madhe, shkurt kemi të bëjmë më një serbomadh. Ardhja e Milatoviqit mendohet së nuk është për të mirën as te shqiptarëve dhe të muslimaneve në këtë republikë. Se Mali i Zi do të vazhdon rrugën Euroatlantike apo ate të Botës Serbe në rajon mbetet të shihet nga hapat e ri politik të Millatoviqit. Rusia dhe Serbia sigurishtë nuk kan investuar në Milatoviqin për të parën…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.