9.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Nëntor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

A e pastroj Kurti veriun nga strukturat paralele?!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Shkruan: Florim Zeqa        04.09.2024

Paralajmërimet për bllokim të pikave kufitare Kosovë-Serbi, përveçse skenar i radhës për destabilizim, janë tregues i ekzistencës së strukturave paralele të tërhequra në prapavijë. “Fshesa” e Kurtit në Veri i ka unifikuar serbët e veriut më shumë se asnjëherë më parë. Këtë do ta tregojnë zhvillimet e ditëve të ardhshme të shtatorit.

Qetësi i brishtë apo përgatitje në heshtje për veprim

Kthimi i gjëndjes shpërthyese në Veri përmes protestave dhe bllokimit të pikave kufitare, për qëllim ka përkeqësimin e situatës dhe përshpejtimin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Veri.

Kopjimi i institucioneve paralele të shqiptarëve të Kosovës përgjate viteve të 90-ta nga ana e serbëve të veriut në njërën anë dhe qasja e gabuar e Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e probleve të trashëguara në Veri, ka bërë që serbët të fitojnë mbështetjen ndërkombëtare nga veprimet e njëanshme, siq thonë ata të Albin Kurtit!

E kjo vjen si pasojë e bllokimit të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Albin Kurti me politikat antiperëndimore është bërë ndihmesë e drejtëperdrejt e politikës dhe orekseve të Serbisë ndaj territoreve të Kosovës.

Armiqësimi i Kosovës me shtetet evro-perëndimore e ka kthyer Serbinë në partnere besnike të SHBA-së dhe BE-së.

Bllokimi i dialogut dhe tërheqja e serbëve nga institucionet e shtetit të Kosovës dhe bllokimi i dialogut të Brukselit paraqet hapin e fundit drejt ndarjes edhe “De jure” të ndarjes “De facto” të 25 viteve më parë të sovranitetit të shtetit në dysh mes serbëve dhe shqiptarëve.

Krijimi i situatës anarkike në Veri e përshpejton procesin e krijimit të Asociacionit dhe ridefinimin e pikës kufitare Kosovë-Serbi, të cilat do të jenë të dhimbshme për Kosovën.

Përderisa UÇK-ja që e përshpejtojë procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës nga Serbia, Albin Kurti me veprimet e pakoordinuara me ndërkombëtarët është duke e përshpejtuar procesin e themelimit të Asociacionit dhe ridefinimit të kufirit me Serbinë.

Dilemë mbetët, se a do të jetë Ura mbi lumin Ibër pikë ndarëse me Asociacionin apo pikë kufitare me Serbinë!

“Mos e nguc grejzin me krane se e ban t’zezën tanë”, e thotë një fjalë e urtë popullore! Tërheqja e serbëve në prapavijë i ngjanë grumbullimit të grejzave në një trung të madh. Ngacmimi i vazhdueshëm i grejzave (serbëve) nga Albin Kurti e rrezikon shkaktimin e një fatkeqësie për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj!

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit