ÇMENDURIA E NJË AMBASADORI AMERIKAN?!

2
William Montgomery

Nga Binak MAXHARRAJ

– Pa u futë “Kali i Trojes” ne dialog, nuk ka, nuk mund dhe nuk do te këtë marrëveshje gjithëpërfshiërse midis Kosovës dhe Serbisë.
– Daniel Server: “Në dialog me Serbinë, Kosova nuk duhet të pranojë asnjë kompromis, i cili e demton shtetin, qoftë ai i ardhur edhe nga vetë Amerika”.

Të jeshë ambassador në një shtet nuk do te thotë se je njeri i mençur dhe i meritueshëm për atë vend. Ka ambassador shrlatana nëpër botë që nuk kanë sens e as dije për punët diplomatike, thjeshtë nuk kanë habër për te pëfaqesuar vendin nga i cili janë derguar. Është fatekeqesi kur shteti dergon për ambassador njerez rrugaqerie, njerez militant partish te ndryshme.

Por mos të keqkuptohemi ka ambassador te ndërgjegjshëm nëpër botë qe punët e tyre i kryejn me dinjtet në përfaqesimin e vedit te tyre atje ku janë emeruar.

Por, ka ambassador te cilët nuk kanë as fije edukate te mirësjelljës ne vendet ku dergohën, nuk janë te pakëta sjelljet dhe ekseset e tyre diplomatike sikur ai i z/ambasadorit ne Kroaci Urtak Hamiti, i cili u arrestua nga policia kroate duke e vozitë veturën, sepse u zu i dehur tapë duke vozitur natën nepër rruget e Zagrebit veturën diplomatike ne gjendje të dehur, apo edhe ambasadori mjeran militant i PDK Ramiz Lladrovci qe askush nuk ia qelte deren e ambasadës për shkak te sjelljes se keqe dhe padisje totale diplomatike, por skandloz ishte edhe merimi i Skender Hysenit ambassador në Vashington, por nuk ishte ne vijën diplomatike as ambasadori në Maqedonin e Veiut Gjergj Dedaj njeri totalisht I shantazhuar nga Hashim Thaçi. Bile ndonjë ambassador delë edhe kundër vendit te vetë, siç është rasi i Vlora Çitakut kur ajo i doli ne krah ish-presdidentit Hashim Thaçit kur ai lobonte për ndarjën e Kosovës me Vuçiqin e Serbisë por për këtë punë e kishte në krah te djathët edhe abasadorin “non grada” ne Gjermani Richard Grenell.

Diplomatja e Kosoves posa e mori detyrën duke e pare gjendjen mjerane ne diplomacin bëri veprimin e duhur duke i larguar nga sherbimet diplomatike disa pres tyre.

Kësaj radhe dua te merrem ne veçanti me një ish-ambasador te SHBA William Montgomery dikur me sherbim në Beograd, ne Serbi, i cili këto ditë paska lëshuar sihariqet e tij rreth dialogut midis Kosovës dhe Serbisë te filluar qysh në vitin 2011, i cili ka filluar keq, ka vazhduar edhe më këq, për te mos përfunduar për te gjitha këto vite. S’do med se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është bërë moll sherri midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe midis BE dhe SHBA-ve, dhe askush nuk ka habër se si të zgjidhet kjo nyje e Gordit, pos qe thonë se duhet te zgjidhet një marevshje e pranueshme midis palëve.Po si të arrihet kjo mareveshje kur të dy palët janë gozhdu ne kërkesat e tyre.

Këto ditë,nuk e di se për çafrë arsye ne këtë dialog u fut pa kurrfar zori edhe ish-ambasadori i respektuar për Beogradin William Montgomery i cili sipas vleresimit te tij dialogu nuk na qenka i vertëtë se ”palët ne dialog se po bejnë diçka, kur ne fakt nuk po bejnë asgjë ka vetem jusifikim, sipas tij, patetik dhe shtirje se diçka po ndodhë, kur nuk po ndodhë asgjë”.

E,pse dialogu na qenka patetik e nuk po ndodhë asgjë Montgomery nuk ia le fajin Serbisë e cila ne dialog është futë me gjithë arsenalin e sajë nacionalist-shovenist si ne kohë lufte,duke kërkuar dhe ngulmuar te marrë nga Kosova ate çfarë nuk i takon.Por,ky mjeran ish ambassador proserb krejtë helmin dhe vrerin pse dialogu paska ngecë e gjenë fajtor Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti,kur dihet se Kurti ka vetm një vitë në detyre e jo 11 vite sa po zgjatë dialogu te cilët me par e kanë udheheqe narcistet i tipit Thaçi,Mustafa dhe Hoti duke sjellë mareveshje antikushtetuese,kriminele dhe shumë te demshme për Kosovën me te cilat tashti Kurti për ta mbrojtë sovranitetitn e Kosovës po bënë luftë titanike me Serbin por edhe me ndërkombëtarët për mos pranimin e tyre.

Ish-ambasadori Willian Montgomery bënë provokime të vazhdueshme se Kurti nuk paska gateshmeri për ti respektuar mareveshjet antikushtetuese te arrijtura ne Bruksel nga kuislinget Thaçi dhe Mustafa bash duke e vazhduar avazin e Serbisë dhe te nderkombëtarve,kur ky debil ambassador nuk e lenë asnjë fije fajsie Serbin qe dialogu po zhagitet me vite te tera pa ndonjë mareveshje gjithëpërfshiërse.

Por,z.ish-ambasador William Montgomery nese ke sadopak dije dhe fije diplomatike në trurin Tend,nese e ke analizuar dialogun për gjatë këtyre 11 viteve,duhet te jeshë jo real,i njëanshëm të thuash se për të gjitha këto vite te dialogut qe nuk paska pas sukses fajtor qenka Kryeministri Albin Kurti e jo kurrsesi Serbia e jote hyjnore.Kjo është “non sens” diplomatik I këtij ish-ambasadori,kjo ëshët një e pa vertetë e kulluar kur dihet se dialogu ka ngecë për të gjitha këto vite për shkak te Serbisë e jo Kosovës.Pra,me fjalë tjera,ndaq edhe me fjalë diplomatike fajtori kryesor për zhagitjën e dialogut është vetë Serbia e jo Kosova,anipse edhe nga pala e Kosovës e udhehequr nga kuislinget,te shnatzhuarit dhe te korruptuarit lider te Kosovës i kanë mangesitë dhe te metat e tyre te cilat nuk duhet anashkaluar.

Po ta theme troq, pse?!

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë i filluar në vitin 2011 filloi keq,vazhdoi keq dhe nuk përfundoi mosomakeq.U nisë keq sepse pike se pari u udhhoq,dhe po vazhdon te udhehiqet,nga njerëzit jo meritor të emeruar nga BE(nder kohë kur SHBA veç e vezhgonte situatën),te cilët dolën se janë pro-serb duke ia mbajtë anën Serbisë duke filluar nga Federika Mogherini një pro serbe-ruse e cila tinzishtë lejoj qe të diskutohet tema për ndarjën e Kosovës,për te vazhduar më Joe Borellin dhe Miroslav Lajçek të cilët janë jo vetem pro serbo-rus por edhe vijnë si me qellim nga vendet qe nuk e njohin shtetesinë e Kosovës.

Pala kosovare shkojë ne dialog me duar në xhepa?!
Por, dialogu jo qe u nis keq, por edhe vazhdoi edhe me keq sepse nuk pati qasje serioze të palëve në dialog.

Pala Kosovare, kryesishtë e udhehequr nga ish-kryeminstri dhe ish-presdenti Hashim Thaçi vazhdimisht në dialog ka shkuar me duar në xhepa,pa ndonjë kriter,pa asnjë kërkes faktike pse po shkonë ne dialog.Bile ky debil ish-president i shantazhuar dhe bile i znë “rob”nga Serbia gjatë dialogut nuk kërkoj asgjë nga Serbia,pos qe priste qe Vuçiq te ia sjellë atij njohjën e Kosovës të gatuar ne tepsi.

Bile, nuk pati kurajon e as guximin ne dialog te kërkoj kerkim fajle për viktimat dhe gjenocidin,përdhunimet dhe token e djegur në Kosovë të bërë shkrum nga Serbia gjatë luftës,por ishte idhetar i asaj se Serbin duhet falë nga krimet e luftës sepse sipas tij dhe telallit te tij Baton Haxhiut, na qenkan vjetruar,bile shkoi aq large sa qe lejoj te happen temat e rrezikshme qe cenjojnë edhe sovranitetin dhe integritetin e Kosovës për çka edhe u dhanë parat e taksapaguesve për lobim për ndarjën e Kosovës.

Nga ana tjetër pal serbe po kërkon hise në Kosovë?!
Por nga ana tjetër gjatë te gjitha këtyre viteve te dialogut kuislinget,te shantazhuarit,të korruptuarit,cubat e Kosovës, lejuan qe Veriu i Kosovës ngadal te rreshqas ne duart e Beogradit duke mos pas qasje atje sikur Veriu i Kosovës te ishte “tokë e askujtë”.Atje ne Veriun e Kosovës për të gjitha këto vite filloj pastrami etnik i debimit fillimisht te shqiptarve me dhunë përtej Ibrit,bile kjo u bë edhe me izen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, atje në veriun e Kosovës ndrysho krejtëlsishtë jeta ku pdo gjë ishte në serbisht e asgje në shqip,nuk kishte kengë shqipe, te gjitha mbishkrimet ishin ne Serbisht, ta qonte mallin se aty ka zbritë krejt Kraleve, Kryshumlia dhe Shumadia, atje ne Veiun e Kosovës nga Serbia ufromuna edhe të gjitha strukturat paralele, Veriu nuk kishte qasje e asnjë lidhje te forte me Prishtinën por vetem me Beogradin, të gjitha drejtimet dhe rekomandimet i merrnin ne konsultim me Beogradi e jo me Prishtinën, veriu u bë qendr e njohur korruptive ku po lulezonte korrupcioni dhe krimi i organizuar te drejtuar nga kreret e “Lista Srpse”, e cila i nenshtriohej Beogradit. Korrupcioni ishte i lidhur edhe me shumë persona te lartë shqiptar qe nuk kishin qellim Kosovën por bizneset e tyre.Mu për këtë krimi i organizuar ne Veri, në vend se ta godiste dhe shkaterronte vetë Kosova me kohë,iu deshtë qe Amerika ti godas korrupcionin megaloman në Veri.

Gjatë dialogut kuislingu Hashim Thaçi se bashku me kuislingun tjetër Isa Mustafën shkuan edhe më larg kur gjatë dialogut me Serbin i sollën Kosovës deme te pariparueshme duke bërë marevshje antikushtetuese për formimin e Asociacionit një etnik serb me kompetenca ekzekutive me një rendë te tretë juridik anti kushtetues,qe do te thotë një “nje Serbi e vogël”brenda Kosovës ne Veriun e Kosovës.

Por një gjë edhe më të rëndesishme duhet të di ky ish qyqar,ish-ambasadori i SHBA ne Beograd z.William Montgomery, se pse për zhagitjën dhe neglizhencën e dialogut nuk është fajtor aspak kryeministri Albin Kurti,por kryesishte ështe vetë Aleksander Vuçiq,nje çetnik i Voislav Sheshelit bashkpunëtaro dhe minister në kohën e santrapit dhe diktatorit Sllobodan Millosheviq.

Ky ish-ambasador i SHBA-ve duhet të di se Serbia nuk ka hyer në dialog me Kosovën për të përmiresuar gjoja situatën dhe mirqenjën e serbeve ne Veriun e Kosovës kur dihet se të gjitha te dejtat e serbeve në Veri sipas Kushtetutes së Kosovës janë me te avansuara se san ë shumë vendte te Evropës, por Serbia e sudomos çetniku Vuçiq ka hyer në dialog për ate siç thotë ai vetë se”nuk del ka Kosova” pa marr diçka, e ajo diçka z.ish-ambasador se Serbia po kërkon hise në Kosovë, hise qe nuk i takon,kërkon Verin e Kosovës te praruar në argjend e ar,me pasuri marramendese qe si ka askush ne Evropë,sepse sipas vlerseimit e eksperteve te Bankes Ndekombetare Boterore,del se duke i pas parasyshë pasurit e Veriut të Kosovës, Veriu vlenë 2,5 herë me shumë se sa krejtë Serbia,kurse Veriu I Kosovës nga ana tjeter e ka vlerën me te madhe se sa 10 Shqiperia.

Këtu,pra është z.Ish-ambasador “thembre e Akilit”se pse dialogu është lidhë nyje dhe nuk mund te zgjidhet jo me fajin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti,siç thuani ju,veç sa ka filluar dialogun me Serbinë,të cilin kuislinget Thaqi dhe Mustafa ia kanë lënë barren mbi shpinë me marevshjet antikushtetuese ne damë te Kosovës me te cilat i duhet te merret por vetem duke e respektuar kushtetutën,sepse Albin Kurti nuk lejon qe për asgje te cenohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës me asnjë kusht,sepse ky njeri nuk është i zhantazhuar dhe i korruptuar si parardhsit e tij,por është ne sherbin te popullit i cili e votoi më mbi 50%.

Por,qe vetë Serbia është ajo e cila e zhagit,e zvarritë dialogun me Kosovën,vetë Serbia është ajo e cila e pengon Kosovën ne ecjen e sajë ne rrugën e pavarsisë,jo vetem qe nuk e njehë si shtet por edhe angazhohet duke I venë penges drejtë integrimeve Euroantlantike,duke e penguar anëtaresimin e Kosovën ne organizatat nderkombëtare,duke e penguar dhe agjituar qe Kosova most e njohet nga shtetet qe se kanë njohtë ende,bile shkon edhe më larg sa qe lobon edhe në ndonjë ç’njohje të Kosovës.

Kjo, pra është Serbia e cila sot hiq nuk ka ndryshuar nga koha e Millosheviqit,sepse në pushtet janë bashkëpunetoret e tij si çetniku Vuçiq dhe Daçiq,këta e mbajnë dhe e ushqejnë dhe e ndezin akoma edhe sot në Serbi nacionalizimin ekstrem çetniko-shovenist për idet e sajë për Serbin e Madhe,perms formave te ndryshme siç është dialogu qe nuk po heq dorë siç thonë”pa marrë diçka nga Kosova”për edhe perms njefarë “Ballkani të Hapur” ne esence hegjomonist.

Ky fare ish-ambasadori Amerikan William Montgomeri ka rreshqitur thellë ne andrren e “Bota Serbe” dhe se të gjitha këto zhagitje dhe shantazhe qe dialogu nuk po ecë janë faje të Serbisë,sepse Serbia thënë shkurtë nuk është e gatshme me këtë nacionalizëm ekstrem qe ka përmbrenda qe te arrihet ndonjë mareveshje gjithëpërshshirse me Kosovën,e sodomos në këtë kohë kur Serbia e tregoi fytyrën e vertëtë gjatë luftes se midis Rusis dhe Ukraines e cila mbeshteti Rusin, nuk i ven saksione siç vepruan te gjitha shtetet Evropiane,por edhe me keq po bënë marevshje te reja siç është ajo me gazin rus qe e bëri këto ditë.Por,Serbia shkoj edhe me large kur gjatë inuagiurimit te tij si president tha se do ta mbrojmë Kosovën si pjesë integrale te Serbisë, për çfar Evropa nuk reagoi si dhe sa duhet, kjo tregon se gjatë gjitthë këtyre 11 vietve ne dialog Evropa ia ka mbajtë krahun Serbisë duke e demtuar Kosovën.

Është koha qe Evropa,por edhe Amerika te merren me serozisht me Serbinë,sepse ajo po paraqitet me dy fytyra, ne njeren anë sinqerisht, emocionalisht dhe shpirterisht është e lidhur me Rusin e Putinit, kurse ne anën tejter është më plotë genjeshtra se është edhe me perendimin, Kjo është një floskulë politike, nje genjeshtër serbe një dyftyrësi e sajë, sepse ajo përendimin e do veç për para. Pra, Evropa por edhe sidmos Amerika është koha qe te merren seriozisht me Serbin, se sidomos ne këto kohë kur ajo ia ka këthyer shpinen totalisht përendimit te ia bejë te qartë se me këndë është me despotizmin rus,apo me demokracin përendimore, sepse nuk mund te ecë më më dy fytyra.

Sidoqoftë jamë shumë skeptikë rreth këtij dialogu me Serbin ne te cilin nese nuk intervenohet ne te seriozisht nuk do te këtë sukses,nuk do te këtë marevshje gjithëprfshirse përderisa Serbisë dhe Vuçiqit ti bëhet e çartë rruga se kah do te shkoj,derisa nuk i behet e qartë se Kosova është shtet sovran dhe i pa negocushëm,se kufijtë e saj janë stabil,se Kosova nuk ka për te dhënë asgjë Serbisë ne kembin te njohjës,se Kosova nuk guxon te humbë asgje,nuk guxon te bejë asnjë compromise ne demin e saj,çoftë I ardhur edhe nga vetë miku i jonë Amerika:Këtë me se miri e thotë, profesori, diplomati, politikani, analisti dhe drejtti i Institutit për marrëdhënje nderkombetare Daniel Server kur hapata thotë:

”Në dialog me Serbin Kosova nuk duhet pranuar asnjë kompromis i cili e demton shtetin,qoftë ai i ardhur edhe nga vetë Amerika”
Praë,shtë koha e fundit që “Kali i Trojes” të futet ne dialog, sepse poqese kjo nuk do te ndodhë nuk ka,dhe nuk do te këtë mareveshje gjithëpërfshiërse midis Kosovës dhe Serbisë.

2 KOMENTE

  1. Pershendetje i nderuri tradhetar zoteri Maxharraj,

    A je ti qaj qe ke punue nen masat e dhunshme te Serbise, dhe i ke pranuar te gjitha vendimet terroriste te Sebise ne vitin 1991?

    Po Binak zeza… ti je qaj shakvellofilli, qe po mundohesh me e shajt Ameriken… he TQAN…

  2. I nderuari Zoteri Lahpoos Maxharray,

    Ne emer te kombit Shqiptar me lejo me TACHEE Atftyrgabelee.

    Perndryshe secili Ambasador Amerikan kudo qe punon ta CHCERTHEPHT LAHPOOSIN E NONES.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.