Nga Ndue Ukaj
Në Shkodër, në një ditë si kjo, me 20 maj 1903, ka lindë Ernest Koliqi, personalitet i jashtëzakonshëm në historinë e kulturës dhe artit shqiptar.
Koliqi si shkrimtar i ditur, me ndjesi të thella estetike e me formim kulturor të naltë, te novela “Gjaku”, pyet:
“A ka send mâ të mrekullueshëm në këtë botë, se me i sjellë qytetnimn nji kombi zhytë n’errsin e padijes?
E përgjigjen në këtë pyetje e shndërroi në postulat të punës dhe veprës së tij të shtrirë në shumë fusha të dijes, të artit dhe të arsimit.
Mësimet e tij shembullore mund të na shërbejnë që të mos ecim të verbum “në nji tymnajë thânethashash pa krye e pa bisht, ku çdo Shqiptar krijon nji Shqipní mbas qejfit të vet, qi s’ka kurrnji lidhje me botën reale.
E kënaqet sepse në kët Shqipni, sendërgjue prej fantazís s’ethun, ai e njeh veten te parë, âsht vetë Alì e vetë Kadì, mposhtë me mend ata qi i bâjnë hije dhe zgjâhet tue andrrue (në kllapí madhështore) nderime e shpërblime qi nuk barasohen kurrsesì me vleftën e tij morale e intelektuale.”
Po ashtu, mësimet e tij shembullore na ndritin rrugën kah përparimi e mirëqenia, rrugë kjo që mund të bëhet kur kultura shërben e përdoret si arma kryesore:
“Ne jemi të mendjes se sidomos kultura asht arma ma e përshtatun për t’ia thye hovin shkulmit të parimeve shkombëtarizuese, që mërzisin e molisin popullin e Shqipnis së mjerë.”
(Ernest Koliqi, Piknisja e problematikës shqiptare, Shejzat, IV, mars-prill, 1960)
Për më gjatë, lexo:
http://www.drita.info/kulture/letersi/ernest-koliqi-shkrimtari-i-idealeve-te-larta-letrare-e-kulturore/