KUNDËR ATMES

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Hajdin Morina

KUNDËR ATMES

Qatipët e haxhiqamilët
Ende vënë siglën
Në vendimet kundër dritës

Ende vënë siglën koçobashët
Kundër prometeve të atmes

Pesëqind vjet
Kush një mijë e më shumë thotë
Kundër atmes me bixhoz

GJUHËN PO HARRON KY MOT

Kanë fillue me m’i zvogëlue dritaret
Nga kam ngjatjetue diellin e perëndimit

Imzot
Gjuhën po harron ky mot

VARIANT MODERN I DASHURISË

E vjelin e mjelin
Dhe aq shumë e duan Dardaninë
Këtu e n’Shkup e këtu e n’Nish

VES I VJETËR

Ende zgjohesh menatë
E gjatë pret në rresht
Djathin me ble lirë
E hirrën me ble shtrenjtë

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit