36.7 C
Tirana
E martë, 4 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Në plazhin Tropikana, Golem

Në plazhin Tropikana, Golem

0
Rexhep Çullhaj

Dedikim për Zenel Jakupaj…

nga poet Rexhep Çullhaj

Gjatë pushimeve të mia në plazhin Tropikana në Golem, mbeta vërtet i impresionuar. Kam vizituar shumë plazhe në Shqipëri, por rrallë kam parë një organizim, pastërti dhe përkushtim si këtu. Rëra është gjithmonë e sheshuar dhe e pastruar, shezlongët të rreshtuar me përpikëri, çadrat në vendin e tyre, rrugicat prej dërrase të pastra dhe e gjithë hapësira të jep ndjesinë e një plazhi që mirëmbahet me dashuri dhe përgjegjësi. Shërbimet janë të plota, ndërsa tre baret dhe i gjithë stafi tregohen të sjellshëm dhe të gatshëm për çdo kërkesë të pushuesve. Por një njeri më bëri përshtypje më shumë se kushdo tjetër: Zeneli. Zeneli është nga Peqini dhe punon në Tropikana nga prilli deri në shtator.

Gjatë gjithë sezonit ai jeton këtu, pranë vendit të punës, duke ia kushtuar ditën plazhit dhe pushuesve. I lindur në vitin 1963, me trup të gjatë, fytyrë të nxirë nga dielli dhe buzëqeshje të përhershme, ai është shembulli i njeriut punëtor, të qetë dhe të përkushtuar. Ai komunikon me këdo me respekt e mirësjellje, plotëson çdo kërkesë me qetësi dhe nuk e lë kurrë punën përgjysmë. Nuk kam parë të mbetet qoftë edhe një copë letër në rërë pa u pastruar prej tij. Çdo mëngjes, para se të mbërrijnë pushuesit, gjithçka është gati: rëra është e shkrifët, shezlongët të rreshtuar, çadrat në rregull, rrugicat të pastra dhe pedonalja e larë. Kjo nuk është rastësi, por fryt i punës së njerëzve si Zeneli. Kam pushuar në shumë vende të vendit tim, por një punonjës si ai nuk kam pasur fatin ta takoj.

Ai nuk kërkon duartrokitje, por puna e tij flet çdo ditë. Do të doja që plazhet tona të kishin më shumë njerëz si Zeneli. Jam i bindur se do të kishim edhe më shumë turistë dhe pushues të kënaqur, sepse pastërtia, rregulli dhe mirësjellja janë vlerat që i bëjnë njerëzit të rikthehen. Urime dhe respekt për të gjithë stafin e Tropikana, që punojnë çdo ditë për t’i bërë pushimet tona sa më të bukura. Rroftë Tropikana në Golem! Respekt i veçantë për Zenelin – një njeri i thjeshtë, por me zemër të madhe dhe me një përkushtim që meriton vlerësim. Njerëz si ai janë pasuria më e madhe e turizmit shqiptar.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.