Pranimi i koncepteve të vjetra politike çon në tensione të vazhdueshme…

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Koment

Përshkallëzimi i të keqës në Kosovë po rritet pothuajse gjeometrikisht me pasoja shumë të mëdha. E tillë është natyra e formacioneve politike të pa përgjegjshme, të pa moralshme politikisht dhe hajnive të pandalshme. Ashtu si në historitë më të tmershme. Nese nuk ndodhë ndonjë transformim pozitiv të rrjedhave shoqërore dhe politike, por jo më këto garnitura me logjikë autokratike e profitereske, që nuk përkojnë më këtë fillim shekull, sigurisht se nuk do të kemi punët mirë….

Skënder MULLIQI

Logjika e të menduarit nga shekulli i kaluar ende nuk është flakur të shumica e njerëve të politikës. Politikanët po promovojnë politika të tilla si diqka shumë normale dhe të vetëkuptuehsme, dhe ata mbeten në pushtet, të rrethuar nga mbështetja mediatike mercenareske. Kjo politikë prodhon paqendrueshmëri dhe është një spirale dhune jemi dëshmitarë të luftërave të tmershme që morën jetën e mija njerëzve, e ish Jugosllavia ka mundur të shpërbëhët pa luftë. Ky solucion nuk u pelqye nga Serbia e fashiste, e cila bëri qmos që më luftë të formojë Serbinë e Madhe. Këtë Millosheviqit nuk ia lejoj NATO e cila ndali makinerinë shfarosëse të shovenizmit serbomadh në Ballkan.

Në këtë shekull njerëzit duan të ruajnë jetën e tyre të zhveshur, sepse vendet e origjinës nuk mund tua premtojnë këtë.Valët e largimeve masive nga Kosova nuk u ndalën asnjëherë nga pas lufta. Pse? Sepse asnjë pushtet nuk ofroj kushte që gjenerata e re të inkuadrohet në rrjedhat shoqërore dhe politike të vendit. Ata nga strukturat politike qëllimisht u lanë pas dore. Lufta për pushtet dhe të mira pamterjale e bë e tmershme dhe nga kjo logjikë profitereske kjo klasë politike nuk u lirua kurrë deri më sot. Këtu në Kosovë, është bërë normale dhe shoqërisht e pranueshme që çdo negativitet të përceptohet si diçka normale dhe e natyrshme për mentalitetin kombëtar.

Meqenëse bëhët fjalë për njerëz dhe zakone, ne do të promovojmë atë në çdo mënyrë. Kështu po merret mandati duke kënaqur nevojën për çdo llojë të pushtetit politik dhe shoqëror. Kur ne lejojme që të dominonjnë antivlerat, çdo statistikë tregon se jemi të mjerë. Vlerat nuk po përfaqësojnë asgjë, se ato po hudhën poshtë nga njerëzit e pa moral politik. Shkollat po prodhojnë njerëz të pa arsimuar, të cilët nuk kan mundësi të hynë sot në tregun e punës, që popullësia po humbet masivisht, që ndjenja e dinjitetit dhe krenarisë është diçka që ekziston në paranoja, që ndjenja e ankthit dhe depresionit mbizotëron vazhdimisht dhe po bllokon qdo veprim që shpresa të zgjohet.

Gjithmonë po jemi të poshtëruar nga të mjerët e politikës, për të cilët është normale të vjedhesh mundin dhe ndjersën e popullit! Vlerat e luftës tonë çlirimtare dhe çdo vlerë tjetër po i vjelin strukturat e caktura politike, të cilat e kan humbur respektin e shumicës të popullit. Shumica prej tyre janë bërë milionerë dhe pa fije turpi po luajnë lojëra të ndyta politike më fatin e qytetarëve. Kam frikë së për një kohë të gjatë do të jemi të ekspozuar ndaj këtij pushtimi propagandistik, dhe së shoqëria jonë po humb nga gjalleria dhe progresiviteti, duke e shëndrruar në diqka të mjerueshme, që fundi nuk i dihet.

Përshkallëizmi i të keqës në Kosovë po rritet pothuajse gjeometrikisht me pasoja shumë të mëdha. E tillë është natyra e formacioneve politike të pa përgjegjshme, të pa moralshme politikisht dhe hajnive të pandalshme. Ashtu si në historitë më të tmershme. Nese nuk ndodhë ndonjë transformim pozitiv të rrjedhave shoqërore dhe politike, por jo më këto garnitura me logjikë autokratike e profitereske, që nuk përkojnë më këtë fillim shekull, sigurisht se nuk do të kemi punët mirë.  Demokracia dallon diametralisht nga koncepti komunist madje dhe ai racist. Pranimi i koncepteve të vjetra politike çon në tensione të vazhdueshme dhe mundësi gjithmonë të hapura për dhunë. Kjo nuk i nevoitet aspak vendit dhe qytetarëve. Pa ndërthurje dhe bashkëveprim, nuk ka përparim, dhe për këtë arsye as koncept të së ardhmes…

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit