Koment
— Ata që po bëhën që shumë kohë pengesë e ecjës tonë përpara duhet të largohen nga skena politike tashmë e degraduar në mbrendinë e saj. Nuk po kemi platformë politike dhe programe afatgjate për dalje nga kriza. Gjithçka që po ndëgjojmë dhe shohim është jashtë çdo realiteti shoqëror dhe politikë, dhe është jashtë çdo norme demokratike të sjelljës. Asgjë nuk po përkon më nevojat e qytetarëve dhe të shtetit që nuk po e ndërtojmë mirë…
Skënder MULLIQI
Kosova është koha e fundit të përmirësohet, nese jo do të gabohet shumë rëndë.Kjo nuk mvarët më nga vlerësimet boshe, fjalimet e mira dhe duartrokitjët.Na nevojitet një ringritje e re shtetërore dhe kombëtare. Ky është një realitet shpirtëror që mund të materializohet dhe sigurisht jo një realitet material që nuk mund të shpirtërohet kurrë. Duhet shkëputur nga rrjetizimet e strukturave politike që e sollën vendin buzë kolapsit politik dhe ekonomik, viktimë e të cilave është edhe e tashmja.
Mjaft është bërë që partitë politike po i zvarrisin proceset. Kosova duhet të përmirësohet në të gjitha fushat e jetës dhe të punës, e veqenarisht të krijohen përspektiva për të rinjët. Këta të rinjë e duan atdheun e tyre dhe jo vetëm që urojnë të mirën, por edhe tregojnë se janë të gatshem të sakrifikojnë veten për të mirën e tyre. Kohët e mira vijnë më vullnet të mirë pune dhe më shumë përulësi ndaj shtetit dhe kombit. Nuk guxojmë të rrezikojmë në rrugën tonë proevropiane në asnjë mënyrë.
Një komb i dobësuar është padyshim më i dëshirueshëm për politikanët, sepse si mund ta shpjegojmë ndryshe faktin që asnjë qeveri deri më tani nuk ka arritur të bëjë diçka serioze për të inkurajuar emigrantët të kthehen? Për më tepër, të gjitha qeveritë nga mos interesimi kanë favorizuar një eksod të ri, që është i dëmshem dhe shumë e pa kuptueshëm. Përçarja dhe shpërbërja e kombit duhet penguar më çdo kusht. Diaspora pa rezerva po mbështesin atdheun, një republikë më të ardhme demokratike dhe kushtetuese, dhe jo rivendojsën e sistemeve të kaluara regresive. Mos të lejohet asgjë të na dekurajojë, por gjithmonë të ecim përpara. Ata që po bëhën që shumë kohë pengesë e ecjës tonë duhet të largohen nga skena politike tashmë e degraduar në mbrendinë e saj. Nuk po kemi platformë politike dhe programe afatgjate për dalje nga kriza.
Gjithçka që po ndëgjojmë dhe shohim është jashtë çdo realiteti shoqëror dhe politikë, dhe është jashtë çdo norme demokratike të sjelljës. Asgjë nuk po përkon më nevojat e qytetarëve dhe të shtetit që nuk po e ndërtojmë mirë. Kjo kastë politike nga lakmia për pushtet, e kanë humbur rrugën në oborr. Po na sjellin dëme gadi të pariparueshme. Fjalime më bollëk dhe punë kurrfare. Nuk ke çka ndëgjon diqka të hajrit në Kuvend, ne debate dhe as në paraqitje të ndryshme publike, pos zënkave dhe akuzave të ndërsjella, pa asnjë efekt për qytetarë dhe për shtetin.
Edhe kjo fushatë elektorale e deritashme është duke shkuar në drejtim të gabuar, duke mos shpalosur programe reale, por akuza dhe kunderakuza tashmë shumë bajate dhe të neveritshme. Politikat mujshore po e ngulfatin të ardhmen tonë. Gjithfarë truthari është duke e kalëruar skënen tonë politike. Ndryshimet pozitive nuk vijnë vetevetiu nese ne të gjithë se bashku nuk rreshtohemi nga e mbara. Një shtet i dështuar nuk i nevoitet askujt sot, veç armiqëve tanë shekullor më të cilët rrethohemi. Dështimi ynë politik do të ishte fitorja më e madhe për Serbinë fashiste …











