Skënder MULLIQI
Dialogu maratonik Kosovë–Serbi i imponuar nga Bashkësia Ndërkombëtare për normalizim të mardhënjeve të ndërsjella nuk solli rezultatet e pritura, jo me fajin e Kosovës. Serbia përdori gjithë kohën obstrukcione politike për të zhagitur këtë proces, për të krijuar situata politike në favor të saj. Këtij shteti bisedimet e ndërprera dhe të zhvilluara kohë pas kohe, me shumë i sollën favore si një shtet gjenocidial, më krye më kriminelin e luftës presidentin e saj, Aleksander Vuçiq, një prorusi të thekur se bashku më shumicën e popullit serb, që rusët i konsiderojnë vëllezër. Qe bisedimet të futën në qorrsokak kontribut në këtë drejtim, pos Serbisë dhanë edhe ndërmjetësit e BE-së, në bisedime Lajçak, Borell dhe amerikani, Eskobar. Ishin shumë të njëanshem në bisedime, duke e faktorizuar Serbinë thua së ajo ishte viktima e jo xhelati, që ka vrarë më mijëra boshnjakë dhe shqiptarë më rastin e shpërbërjës më dhunë të ish-Jugosllavisë të Titos.
Kurrë nuk kërkuan në bisedime që Serbia paraprakishtë të pranon pavarësinë e Kosovës. Kjo u bë gjoja më motivacion se mos ndoshta do të largojnë Serbinë nga ndikimi i politikës pro-ruse. E dihet mirëfilli se klika e ish kriminelëve të luftës në pushtetin actual të këtij vendi janë mbështetësit e Rusisë diktatoriale të Vladimir Putinit. Presidenti serb, rrallë zbatojë ndonjë marrveshje të mbajtur në Bruksel dhe se fundi nuk nënshkroj as aneks marrveshjën e Ohrit. Nuk e zbatojë se ndëmjetësit e lartëpërmendur në bisedime nuk kërkuan më ngulm kurrë nga Serbia që kjo të ndodhë. BE-ja dhe Amerika e Bajdenit dështuan në avansimin apo përfundimin e dialogut më sukses, për shkak të tolorancës që ju bë Serbisë, e cila gjithë kohën destabilizojë më aktët e dhunës veriun e Kosvës, përmes bandave terroriste te Vuçiqit dhe Radojqiqit. Madje quditërisht pse Qeveria e Albin Kurtit vendosi për herë të parë pas përfundimit të luftës, në veri rend dhe ligj, Kosova u ndëshkua më masa të embargos ekonomike, që tash vonë kan filluar të hiqën nga BE-ja.
U dënua vetëm verbalisht rasti terrorit të Banjskë, por jo edhe më ndonjë masë konkrete që edhe ishte formuar një komision i posaçëm. Kjo është një temë e gjerë që edhe është elaboruar shumë herë për opinion e gjerë publik. Sa i përketë deklaratës të përfaqësuesës së SHBA-së në OKB, Tammy Bruce në fjalën e saj të rastit në seancën për Kosovën, ku u kërkua që Kosova dhe Serbia të zotohen për të punuar bashkë drejt të ardhmës, kemi një qasje krejt ndryshe se deri më tash, karshi dialogut, që nuk e favorizon në asnjë mënyrë Serbinë. Amerika përmes Bruce dhe një mesazh që rruga e vetme e qëndrushme përpara është normalizmimi i marrdhënjeve të ndërsjella. Serbia nuk vuri masa të embargos të kërkuar nga Bashkësia Ndërkombatere ndaj Rusisë për shkak të luftës okupuese ndaj Ukrainës. Edhe në këtë sitautë të luftës ndërmjet Amerikës dhe Iranit, sërish Vuçiqi ju doli në krah aleatave të Rusisë në luftë, duke adresuar kritika ndaj Amerikës.
Administrata e presidentit, Donald Trump nuk do të pranon qasjën pro-ruse të Serbisë, i cili në një letër deklarim para disa kohësh, e kishte bërë të ditur Serbinë hegjemoniste, së nuk do të këtë ndryshim kufijsh në Ballkan.Kosova është vendi më pro -amerikan dhe pro perëndimor në botë, pro NATO, kurse Serbia është aleati besnik i Rusisë. Mendoj së Serbia do të ballafaqohet më presion të madh, që nuk ka kah tia mbaj më. Ajo duhet të njehë pavarësinë e Kosovës, ose do të përballët më masa serioze ekonomike dhe masa të tjera. Madje nese tenton që të shfrytëzon krizën globale në botë më disa luftëra që po zhvillohen, do të përballët sërish më NATO-në. Mendoj së rendi i ri botëror që po formohet nuk do të jetë i favorshem për Serbinë më logjikë luftënxitëse në rajon. Besohet së Trump do të veproj konkretisht ne vendimet e tij.
Kosova duhet të qajë bllokadën politike dhe institucionale në këtë moment delikat gjeopolitik dhe gjeostrategjik në botë. Kërkohet një qasje uniteti të brendshem të spektrit politik, përballë një shteti, që nuk po pajtohet që e ka humbur luftën, dhe nuk po pajtohet së Kosova që 26 vite është shtet sovran dhe i pavarur. Armiku gjithmonë mbetet armik. Mobilizimi në politikat e jashtme duhet të jëtë në nivelin më ta lartë kur dihet së ende katër shtete të BE-së, nuk e kan njohur pavarësinë e Kosovës. Ne këtë drejtim nevoitet që edhe shtetet tjera të BE-së, dhe Amerika të bëjnë presion më të madh në këtë drejtim, që këto vende të njohin pavarësinë e vendit tonë. Gjithashtu është momenti vendimtarë në shpërthimin e këtyre luftërave, që edhe Kosova të bëhët pjesë e NATO-së dhe të gjitha strukturave relevenate te BE-së…


