7.5 C
Tirana
E hënë, 26 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Kongresin e Manastirit, moment i...

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Kongresin e Manastirit, moment i madh unifikues i shqiptarëve

0
ABC - Alfabeti i gjuhës shqipe

Isuf B.Bajrami

Dita e Alfabetit,është shpallur festë zyrtare e Shqipërisë.
22 nëntori ka simbolikën e veçantë dhe specifikon momentin më unifikues të shqiptarëve.
Në përkujtim të Kongresit të Manastirit,i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.
Vlenë të përmendet,se Këshilli i Ministrave në Shqipëri, ka miratuar një Vendim për ligjin e festave kombëtare dhe ditët përkujtimore. Pastaj Kuvendi i Shqipërisë bëri Ditësn e Alfabetit festë kombëtare.
Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi në shkurt të vitit 2025 dhe kjo është hera e parë që kremtohet si festë zyrtare.
Në Kongresin e Manastirit morën pjesë 50 përfaqësues,nga 26 qytete të ndryshme shqiptare, klube dhe shoqata.
Në këtë Kongres u miratua Vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave,duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe.
Kryetar i kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë kongres.
Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 nëntor të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë.
Për shqiptarët e Maqedonisë ,kjo ditë është Festë kombëtare.
Në Manastir është Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden fotografi të pjesëmarrësve dhe dokumente në formë digjitale dhe të shkruara në letër.
Vendi i Lekës,22.11.2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.