NDRYSHIMI I MËNYRËS SË QEVERISJES NË SHQIPËRI MUND TË SILLTE MË SHUMË DEMOKRACI E ZHVILLIM

0
Edi Rama - me syze të kuqe

Arben Çokaj

Meqë Mali i Zi e Kosova qeverisen pak më mirë se Shqipëria, unë mendoj se krijimi i një konfererate shqiptare ne dy shtete më të vogla, Shqipëria e Epërme ose e veriut dhe Shqipërua e jugut do i jepte mundësinë veriut të qeveriste veten pak më mirë se qeveriset jugu e se qeverisemi sot. Edhe gegnishtja letrare mund të bëhet gjuhë zyrtare e Shqipërisë së Epërme.

Kosova e Ilirida e pak më vonë Çamëria e Malësia e Malit të Zi, mund t’i bashkohen një ditë kësaj konfederate. S’i dihet, nëse gjërat ecin mirë, suksesi tërheq. Deri tani nuk po mund mbajmë këtu as shqiptarët vendali, e jo më të tërheqim shqiptarët e tjerë. Prandaj njeriu mendon: “kështu nuk ecet, atëherë, si të bëjmë, si të veprojmë?”

Qeverisja e Shqipërisë nga jugorët edhe pse ata e mbajnë veten më të zgjuar se veriorët, ka treguar se është dështim, katastrofë, mjerim. Enveri nuk mundi më shumë e as infantili Rama, sociopati me syze fëmijësh nuk ka bythë për më shumë! Shqipëria e Enverit dhe e Ramës kanë një të përbashkët: “Vendi më i varfër në Europë! Po ne nuk jemi të varfër more! Por po keq-qeverisemi nga jugorët e gratë e Ramës në qeveri.

Kështu që duhet të shihet si mundësi, nuk është kjo vetëm për narracion, por si mundësi për decentralizim pushteti e më shumë demokraci për popullin shqiptar! Demokracia krijon mundësi për biznes, kur shteti nuk është i korruptuar, i kapur.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.