Kosova në mes shtetndërtimit dhe rrënimit

0
Isa Mustafa - nënshkruan demarkacionin

Vështrim

Skënder MULLIQI

Shteti i Kosovës për shumë vite, që iu ka nënshtruar hajnive të mëdha e të vogla, korrupcionit, krimit të organizuar, nepotizmit, klinetlizmit etj. Të gjitha këto fenomene negative lindën se në krye të shtetit, nuk i patëm njerëzit e duhur në kohë të duhur për politikëbërje. Kosova u grabit aq shumë sa vështirë është të merret më mend. Askush nuk e ka pritur një zhvillim të tillë të ngjarjeve pasi që fituam lirinë dhe pavarësinë me sakrifica të mëdha nga Serbia. Madje, u përballëm keq edhe më vrasjët e të cilat u cilësuan si të motivuara politikisht, e të cilat na shkaktuan dëme të mëdha.

U krijuan ndasitë e mëdha shoqërore dhe politike, të natyrës ideologjike, por edhe ndarje mbi bazat krahinore. Proceset shkuan ngadalë, e disa nga to edhe pësuan regres të tipit autokratik të qeverisjës më vendin. Kjo është logjikë e mykur e së kaluarës, e cila na shkaktuar dëme të mëdha si komb. Nuk u lejuan nga kastat në pushtet investimet nga jashte dhe as invesitorët e huaj të domosdoshme për të kaluar fazën e tranzicionit më sukses. Privatizimi i pronave shoqërore u bë në mënyrën më të keqe të mundshme duke bërë shumë njerëz të politikës dhe të biznesit milioner pa mund dhe në kurriz të popullit më të varfër në Ballkan. U bëmë qiragji në shtëpitë tona.

Kosova u përballë më kriza politike dhe kriza institucionale nga njerëzit e pa përgjegjëshem se pari në krye të partive politike, e pastaj edhe në krye të shtetit.Tjeter. U futëm në dialog më Serbinë pa asnjë përgatitje paraprake politike dhe pa vu një kusht të vetëm. Kjo na kushtoj shumë në maratonën e bisedimeve se pari nga Grupi i Unitetit e pastaj nga kreret e shtetit.U bënë lëshime të mëdha duke filluar nga decentralizimi i pushtetit, local që solli Asociacionin të komunave më shumicë serbe. Pastaj, kur bëhët një lëshim, vazhdojnë radhazi lëshimet të tjera në dëm të Kosovës. Nga dialogu teknik më Serbinë u kalua në dialog politikë më pasoja të mëdha për shtetin e Kosovës.

Humbem 8200 hektarë tokë më Mal të Zi në procesin e demarkacionit. Paraprakisht Kosova ka humbë 2000 hektarë toke në kufi më Maqedonin e Veriut. Humbjët vazhduan më intenzitet të shtuar, duke u faktorizua Serbia e fashistit Aleksander Vuçiqi në bisedime. Ndodhën marrveshjët e dëmshme të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015 të Asociacacionit të kumunave më shumicë serbe me kompetenca ekzekutive të firmosura nga Thaqi dhe Mustafa. Këto marrveshje e sollën Kosovën para aktit të kryer kur dihet së marrveshjet e tilla kan karakter ndërkombëtar, dhe vështirë si të tilla edhe të anulohen.

Vuçiqi bëri dhe po bën presion të madh politikë të shoqëruar më kërcënime ushtarake dhe më akte terroriste ne veri për ndarjën e Kosovës. Mos të harrojmë kur jemi këtu së u tentua një marrveshje që do të dërgonte në zhbërje të shtetësisë të Kosovës, më iden e shkëmbimeve territoriale. Se ka pasur një tendencë të tillë e kishte thënë edhe amerikani Xhon Bollton dhe të tjerët. Merita pse nuk është realizuar një plan i tillë e ka edhe Angela Merkel, e cila kishte hudhur poshte këtë ide e cila do të dergonte Ballkanin në një luftë të re, kur dihet për problemet e natyrës etnike që ekzistojnë në rajon.Lexues të nderuar nga shumë lëshime që iu bën Serbisë jo pa mbeshtetjën edhe të BE-së në bisedime ishte edhe Fusnota famoze e Edita Tahirit për përfaqësimet rajonale të Kosovës.

Të gjitha këtyre iu kishte qitur maja akti terrorist në Banjskë nga kryeterroristet Vuqiq dhe Radojqiq të cilët tentuan përmbysjën e rendit kushtetues të Kosovës, për të bërë faktike ndarjën më luftë të verit të Mitrovicës nga jugu. Nuk duhet harruar kur jemi këtu gjithë ato incidente serbomëdha krejt pas luftën në veri më barrikada mbi Lumin Iber dhe rrahjet dhe maltretimet që iu bën shqiptarëve për të mos shkuar në pronat e tyre në veri të vendit. Radha e lëshimeve karshi Serbisë të cilës i dolën në krah Borrell, Eskobar dhe Lajqak vazhduan deri në ndërprerjën e tyre nga pushteti i Albin Kurtit, i cili vuri rend dhe ligj në veri, që pas luftës kjo pjesë e vendit ishte shëndrruar në Eldorado të krimit të organizuar dhe kontrabandave të ndryshme.

U stopua nga Kurti edhe ndarja e Kosovës mbi baza etnike për të mos implementuar Asociacionin të formës të një Republika Serpska edhe në Kosovë, përkunder presionit të madh që iu nënshtrua deri të vurja e masave të embargos ekonomike shumë të padrejta nga BE-ja, ne vend që të dënohet Serbia e kriminelit të luftës, Aleksander Vuçiq, për tensionet politike dhe kërcinimet më luftë në Ballkan. Si përfundim të këtij shkrimi do të thosha së nga këto gabime sikur pak kemi marrë mësime dhe jemi futur në telashe ndërmjet veti për pushtet, duke harruar shtetin në anën tjetër.

Nuk po konstituohen organet e reja që shumë kohë pas mbajtjës se zgjedhjeve nacionale. Mu për atë njerëzve tanë të politikanës do të duhej dyfishuar dënimet për ostrukcionet e tilla politike. Dhe, kjo sepse ata duhet ta duan vendin të cilit i shërbejnë, jo të vjedhin prej tij.Për më tepër, nënkuptohet se ata duhet të jenë me moral dhe jo të prirur ndaj lojërave të ulëta politike, gjë që është, sigurisht, qesharake dhe naive të supozohet, pasi parimi i tyre duket ashiqare është ruajta e pushtetit përfitues. Dhe, shtrohet pyetja logjike, deri kur do tu lejohet nga populli ky luks…?!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.