30.5 C
Tirana
E martë, 1 Korrik 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

RRJEDHAT E MIRDITËS – poezi

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Hajdin Morina

RRJEDHAT E MIRDITËS

Nuk e di kur më hyre në shpirt
Apo aty ishe e nuk të pashë Mirditë

Nuk e di në cilën lojë të fëmijërisë
Pranë cilës kullë në Dukagjin e Drenicë
Nuk e di Mirditë

Nën tymnajën e bishtukut
Shpesh pa dritë deri në agim
Me fijet e flakës së mallit
Kanë thurur bukurinë e kujtimit për ty
Pleqtë jetikë të fshatit tim Mirditë

E në vogëlinë time të vocërr ti rriteshe e madhe
Zjarr këngë e pushkë duke shkrepur n’ato male
Të fisit tim Mirditë

Një grusht hi në një shtëpi që s’është më kam unë ende atje
E një përrua që rrjedh e shter shtratit në mua
Dhe një lis me rrënjë në kroje të Krujës Mirditë

PERËNDIMI I DIELLIT NË RIXHEVË

bujtinave pa zjarr në vatër
në stinë cigmash pa mbarim
seç më ngroh kujtimi i diellit
tek perëndon
mbi malet e fshatit tim

shumë më nxeh ajo flakë
që pas malit bie ngadalë
për t’u bërë sërish zjarr

kudo që të jem
shpirti e trupi më nxehen
kur dielli hip majë malit
me prarue Rixhevën

LISAT E VENDLINDJES

kanë lisa arat
shumica lart në mal
mes qiellit e tokës
përjetësisht ballëlartë

nën qiellin gri
ngrykë e marrin
secilën re sterrë
e vaji i merr

lot u pikin qepallat
nga secili gjeth

ka lisa nëpër ara
shumica janë në mal
mes qiellit e tokës
përjetësisht krenar

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit