Vala ka filluar të largohet nga mbështetja evropiane ndaj qeverisë së Serbisë dhe ka filluar të shkojë drejt njohjes evropiane të rolit që luan qeveria e Kosovës si një komb demokratik në Ballkanin Perëndimor me histori të e saj me popullsi katolike romake, myslimane laike, krishtere ortodoksë dhe hebrenje që jetojnë krah për krah në harmoni me shekuj.
Në nëntor të vitit të kaluar, njohja për shtypjen e popullsisë serbe nga presidenti Aleksandar Vuçiq u ndez nga një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët në Beograd pasi që pesëmbëdhjetë banorë të Novi Sadit vdiqën nga shembja e një strehe betoni të ndërtuar keq në një stacion hekurudhor. Dhjetëra mijëra serbë i janë bashkuar opozitës së udhëhequr nga studentët ndaj njeriut të fortë Vuçiq dhe Partisë së tij Progresive të Serbisë në pushtet, ku ishin 800,000 që kanë mbajtur një demonstratë paqësore më 16 mars 2025. “Duart e tua janë të përgjakura”, thirri opozita në thirrjen e saj të qartë për t’i dhënë fund korrupsionit dhe keq-menaxhimit nga qeveria Vuçiq.
Përderisa kontrolli i pushtetit nga presidenti Vuçiq po zvogëlohet, njohja e Evropës Perëndimore për lidhjet e tij me Rusinë dhe përpjekjet për të minuar Kosovën po rriten. Njëkohësisht, gjithnjë e më shumë liderë të Evropës Perëndimore po e njohin paqen dhe stabilitetin që kosovarët mund të sjellin në rajon, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.
Më 18 mars, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë mbi Forcimin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes. Kur ministri i mbrojtjes i Serbisë, Bratisllav Gashiq e quajti atë një “iniciativë provokuese”, ministri kroat i mbrojtjes Ivan Anushiq shpjegoi se “Bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Kosovën fokusohet në shkëmbimin e njohurive, bashkëpunimin midis industrive ushtarake dhe mbështetjen për aspiratat euroatlantike të Shqipërisë dhe Kosovës. …Koha kur Zagrebi kërkonte miratimin e Beogradit për veprimet e veta nuk do të kthehet më kurrë.”
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se “Shtetet agresore si Serbia dhe Rusia paraqesin veten sikur po sulmohen. Ne [Kosova] kurrë nuk e kemi sulmuar askënd dhe nuk kemi tentuar të pushtojmë asnjë centimetër të territorit të dikujt tjetër. Koha kur Serbia është pyetur për çdo gjë ka mbaruar një herë e përgjithmonë. Ne jemi një shtet sovran, i pavarur. Ne i marrim vendimet tona në përputhje me interesat tona dhe duke e pasur qëllimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, qëllim që rrezikohet vetëm nga Serbia, askush tjetër”.
Deputetja britanike, Alicia Kearns, një eksperte për punët e jashtme, e cila prej kohësh e ka njohur rolin de-stabilizues që Serbia ka luajtur në Ballkan, e karakterizoi Kosovën me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë në këtë shkurt si “një fener demokracie në një fqinjësi të vështirë”. Për këtë arsye, Kosova mund të bëjë një ndryshim thelbësor në rajon. Por kjo mund të bëhet realitet vetëm nëse hiqen sanksionet kundër Kosovës dhe Evropa të mbështet këmbënguljen e kryeministrit Albin Kurti për t’u ulur për të negociuar me autoritetet e qeverisë serbe vetëm pasi që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.
Në shkurt të vitit 2025, mediat kosovare raportuan se raportuesi i Parlamentit Evropian, Riho Terras, kishte bërë thirrje për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së kundër Kosovës, një rekomandim që ishte bërë në vitin 2024 nga Përfaqësuesi i Lartë i atëhershëm i BE-së, Josep Borrell.
Dhe përsëri, qeveria e Kosovës ka demonstruar aleancën e saj me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, ku në vitin 2024 e ka kundërshtuar publikisht pushtimin e Ukrainës nga presidenti i Rusisë Putini dhe ka deklaruar mbështetjen e saj për popullin e Ukrainës. Tani që administrata Trump është në pushtet, e cila përqafon Rusinë dhe Serbinë dhe e përshkruan Bashkimin Evropian si “armik”, Evropa Perëndimore është nën kërcënim dhe Kosova është potencialisht nën kërcënim. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që Evropa Perëndimore të përforcojë rolin konstruktiv që qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, mund të luajë në Ballkan në përpjekjet e saj për të avancuar demokracinë dhe përkushtimin ndaj sundimit të ligjit.
Derisa Kosova ka nevojë për mbrojtjen evropiane, Evropa ka nevojë për mbrojtjen e Kosovës. Qeveria e Kosovës mund të japë një kontribut të madh në ndalimin në mënyrë paqësore të sulmit të papritur të Rusisë në Evropën Perëndimore. Por nuk mund ta bëjë këtë nëse detyrohet të pranojë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe para se qeveria serbe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Ky veprim do t’i hiqte Kosovës aftësinë e saj për të funksionuar si një komb i bashkuar i përkushtuar për të sjellë siguri dhe paqe të qëndrueshme në rajon.
Çdo të mirë,

Këshilltare për Çështjet e Ballkanit