Skënder MULLIQI
Meqenëse këtë të diel mbahen zgjedhjet nacionale kësaj radhe të rregullta, do të përpiqem në vazhdim të tekstit të elaboroj, atë që pusheti i ri, dhe mendoj që do ta drejtojne shtetin prap LVV dhe Guxo me ndonje koalicion, të marrë parasysh disa nga të dhënat e këtij shkrimi qe duken të arsyeshme. Reforma është një term që nënkupton riorganizimin e një sistemi ose organizate më qëllim të përmirsimit dhe avansimit të tij, që shumë na ka munguar gjatë këtyre viteve.Reforma duhet të mos jetë e dhunshme, të jete mirë e projektuar dhe kontrollur, e cila mvaret nga aftësite e elitës në pushtet për të ndryshuar situatën për të mirë.
Shumë është përdorë fjala reformë nga zyrtarë shtetëror dhe analistë politikë, por nuk pamë shumë ndonjë konkretizim të saj. Reformat nuk kan alternativë në Kosovë, nese mendojmë më ecë përpara si shoqëri dhe si shtet. Reformat duhet bërë në adminstrat publike, reforma tatimore, reforma të mëdha në arsim dhe në shëndetësi të ngecuara, si dy shyllat kryesore për shtetëndërtim dhe zhvillim të gjithëmbarshem. Një kaptinë e veqantë është lufta kunder krimit të organizuar, korrupcionit dhe klienteles, që ato të zbresin në suaza të shprehem ashtu të normalitetit.
Tjetër. Të ndalohet shpopullimi i rëndë, eksodi i të rinjëve në moshë pune, të arsimuar, të aftë, punëtor dhe të guximshem dhe familje të tëra. Çdo ditë e më shumë Kosova po kërcënohet nga humbja e fuqisë punëtore, por edhe potencialit intelektual, i cili është vendimtarë për zhvillimin e çdo shoqërie. Për të gjitha këto duhet të kemi vizion, përgjegjësi dhe guxim të munguar të deritashem të strukturës se kaluar politike 20 vjeçare në pushtet. Elita e ardhshme politike duhet të bëhët gadi për ndryshimet qartazi shumë të nevojshme?
Papërshtatshmëria, paaftësia, mungesa e ambicies dhe papërgjegjshmëria e njerëzve në poste të rëndësishme shtetërore dhe shoqërore që i kishim këtu mendoj në klasën e vjeter politike, e kombinuar me dekurajimin kronik, kritikat dhe pengesat, nga mbrojtësit publikë jashtëzakonisht të zëshëm të të gjitha ndryshimeve të nevojshme, ka qënë një formulë që kanë penguar në zbatimin e reformave. Njerëz të tillë, të cilët nuk janë në gjendje të shohin përtej interesave të tyre të menjëhershme, edhe kur janë të vetëdijshëm se një ndryshim ose reformë e propozuar do t’u sjellë dobi në afat të gjatë, kontribuojnë në shkatërrimin e mëtejshëm shoqëror. Kosovën e ka mbytë pasiviteti, mos veoprimi dhe parazitizmi për një kohë të gjatë.
Duhet të kemi qasje kritike dhe vetëkritike ndaj problemeve të paraqitura, nese vendosim të ecim më ndryshe, të kemi një pozitivitet më të madh të te arrituarve në vend. Duhet të bien poshtë grupet e interesit formale dhe jo formale, bartës të funsioneve të larta shtetërore, deri të partë dhe opsionet e caktuar politike. Duhet dëshmuar se reformat mund të zbatohen pavarësisht nga rezistenca dhe sulmet e atyre që na sollën në këtë situatë të keqe dhe të dyshimtë në perspektivë. Që Kosova të jetë më e suksesshme, janë të nevojshme ndryshime në mentalitet dhe modelet e trashëguara prej kohësh të sjelljes joproduktive…