Entela Komnino
E VËRTETA PËR NOLIN
14 nëntor 2017
…cilësia e shqipes për ta ruajtur faktorin shqiptar edhe pa ‘Trojën’ edhe pa ia njohur Homerin e Dardaninë, por kryesisht në memorje e letra, zbulon një substancë bazë mendore gjuhësore, më vepruese për gjallimin e saj dhe e paasgjësueshme, krahasuar me atë të trojeve apo administratave.
Libri gjendet online tek ‘https://www.botimeshqip.com/4283_entela-komnino‘
PROMOVIM NË MINISTRINË E JASHTME TË SHQIPËRISË,
PROMOVIM NË UNIVERSITETIN E TETOVËS
E vërteta për Nolin nuk është një provokim me tituj, aq më pak çudibërës, dalë rrethanash të mundësive më shumë se 100 vjeçare për përgjigje. Çudia është, por ajo i takon tjetër fakti: brenda mundësive po ashtu më shumë se 100 vjeçare, pyetja ende e pabërë vazhdon të sfidohet nga e vërteta hartuese; retorika. Brenda mundësive mëse mijëravjeçare të të folurit, shqip, nga ana tjetër, tejkalon çdo arsye të grupuar të gjuhëve sipas kombit.
E vërteta me cilën jetoi me çudi edhe përmbi cakut të vdekjes dhe shkroi për shqiptarët Fan Noli, tejçuar sot edhe me kufij të papërfytyrueshëm në kohën e shkrimit të tij si ato të rrjeteve sociale, ka ngritur edhe pa zhvillimet numerike pandehma kuptimi tej atyre pa çudi, pa mbërritur dot gjithësesi në një proces të vijueshëm pyetje-përgjigje, specifikisht të domosdoshëm edhe në kushtet e gjallimit shqip të ndodhive dhe letrave.
Në fakt, Fan Noli, e ka filluar vetë pandehmën duke i shkuar pas një kodi shkrimi dhe kuptimi të botës si prift, gazetar, shkrimtar, politikan, kritik letrar, diplomat, historian, përkthyes, madje dhe si muzikant. Të gjitha këto janë shfaqur për së jashtmi nën kuptimin gati organik që një prift është orator, një gazetar është orator, një politikan po ashtu. Ky produkt – jetësor e autorial- përmban vetë i pari të vërtetën siç ka ndodhur, me shanse për t’u pyetur e përgjigjur nga retorika.
Por vepra e natyra e kuptimit, të njehsuara sipas pandehmës, nuk kanë mundur të shmangin deri tani kritikën e hamendësuar që numëron si përfundime të vetat përshkrimin e thjeshtuar të mbresave nga vepra e tjetrit, si për të vënë përfundimisht në dyshim vlerat reale të saj. Noli nuk ngre as në vështrimin më të sipërfaqshëm nevojën për çmim paraprak pozitiv, e publicistika, si cilësi antologjike e tij, do të duhej madje t’u hiqte ‘detyrimin’ studiuesve të gjejnë patjetër arsye për prurjet afirmative të tij në kulturën e një publiku, që padyshim ai i ka.
Edhe më padyshim, të pandyerit e Nolit nuk ka patur thjeshtë e vetëm arsyet organike të krijimit të tij, por dhe ato të imponuara të shqipes e Shqipërisë. Këto të fundit si arsye krijimi, me specifikën e tyre e kapërcenin gati cilësisht atë kushtëzim që retorika ia njeh natyrshëm pikërisht krijimit. Vendi i origjinës së Nolit dhe jo thjeshtë ai i vendlindjes, pandehej se ekzistonte madje dhe pandehmën e vetme e bënin të ndihej vetëm publicistët e veprimtarët, e mes tyre dukshmërisht Noli…
Edhe më padyshim, të pandyerit e Nolit nuk ka patur thjeshtë e vetëm arsyet organike të krijimit të tij, por dhe ato të imponuara të shqipes e Shqipërisë. Këto të fundit si arsye krijimi, me specifikën e tyre e kapërcenin gati cilësisht atë kushtëzim që retorika ia njeh natyrshëm pikërisht krijimit. Vendi i origjinës së Nolit dhe jo thjeshtë ai i vendlindjes, pandehej se ekzistonte madje dhe pandehmën e vetme e bënin të ndihej vetëm publicistët e veprimtarët, e mes tyre dukshmërisht Noli.
‘E vërteta për Nolin…’, nuk do të ishte asnjë ndodhi e ndryshme, aq më pak e vërtetë, nëse impresionohet si deri tani nga ‘materia Noli’. Rikthimi i Nolit, si pandehmë e paartikuluar e kodit të mbijetesës së një vogëlushi shëndetlig, pa të cilin nuk do ta kishim veprën e tij sot, nuk ka rënë në sy ende në letrat kritike të shqipes aq më pak të provokojë me retorikë.
Kuptimi që rri nderur në vepër si për të treguar se çfarë pa ‘përtej’ dhe pse mbeti në jetë, lexuar si mision prej Nolit, nxit procese shpjegimesh të pangritura ende. Të ngjarat historike sipas pjesëmarrjes ose ndërmjetësimit mediatik të Nolit mbi to dhe, më tej, shpjegimi sipas veprës së ligjërimit, rikthejnë në dritë vdekatarin që e solli trupin e tij dy herë nga ‘e përtejmja’ për të thënë të pathënat ende të shqipes së deriatëhershme që vazhdojnë të marrin frymë në Publicistikën e tij.
Fakti se çfarë kanë dhënë për kuptim letrat apo e folura e zbardhur e Nolit me paravajtje kodin retorik, ka konfigurim teorik. Gadamer ka përfunduar i sigurtë se:
‘Përsa kohë ekziston një teori retorike, të gjithë tekstet hartohen sipas metodologjisë. Nëse zbatohen kategoritë retorike në interpretimin e teksteve, atëherë është kryer një kontribut në ndriçimin e rregullshmërisë së qëllimshme të formës’.
Pikërisht kjo që ndodh më tepër në vepër, orientohet nga Gadamer po mbi fjalinë-formulë se:
‘Ajo që është konceptuar nën presionin e mënyrës së të shprehurit dhe të të menduarit, bëhet tani e mundur përmes përshkrimit të analitikëve’.
Por pyetja e gjerë e fenomeneve retorike në një vepër publicistike rrezikon jo rrallë të mbetet dhe vetë retorike, gjë që nuk do të sugjeronte asnjë materie të shpjeguar e jo më kuptim. Në të njëjtën kohë, ky proces, sa dhe vetë Noli, i sfidon përkundrejt kritikës që nuk ia ka bërë akoma, disa pyetje mijëvjeçare, si ajo e Methieu de Vendome në 1170 mbi atë që ka pyetur para tij Quintiliani e që retoricieni Thomas Wilson në shekullin XVI i jep si:
‘Who, what, and where, by what help, and by whose;
Why, how, and when, do many things disclose’
Edhe më ngulmuese bëhet habia e moskonsiderimit të deritanishëm të retorikës kur gjykon veprimin e gjendjen e shumëfishtë të saj në veprën publicistike – si dukuri për t’u analizuar, por dhe një mënyrë për të vështruar Nolin autor. Gjetja e substancës reale nga analiza dhe formalizimi i saj sipas kuptimit të Plett, shpjegon organikisht kompetencën retorike të Nolit. Prurjet vetjake autoriale janë emri tjetër për këtë substancë, të pandehur ose informale deri tani në letrat e kritikës shqipe në terma sa më lart.
‘E vërteta për Nolin’ sugjeron kështu një proces kuptimi të tij, jo siç e duam, por siç është.
100 versus mijëra
Pas më shumë se një shekulli në fakt përballë qëndron i njëjti Nol me të vërtetën e tij, por pyetja e saj e pangritur, aq më tepër s’mund të verifikohet nëse ka ndryshuar.
Gjatë shkrimit si studim, që filloi si mikrotezë për nivel masteri në UT, gjeta mes moskuptimit masivisht të përpjekjes për të kuptuar Nolin dhe garës për ta treguar këtë, se një pjesë e mirë e fakteve jetëshkrimore të tij sa dhe referencat bazë klasike të retorikës nuk funksiononin për diskutime shkencore.
Njerëz jashtë fushës që lexonin diçka rastësisht nga studimi, fillonin të fusnin në vëmendje fakte të pavënare, pavarësisht të thënave relativisht të shumta për Nolin në rreth një shekull shkrimi të tij dhe mbi të.
Unë vetë, ndava disa habi që mposhtën pandehmat fillestare që kisha që nga koha e studimeve universitare, të cilat hynë me arsye të mjaftueshme shqyrtimi për përgjigje.
Në një moment cilësor të shtjellimit, bëri vend perceptimi që lexuesit shqiptarë janë gjendur pranë Nolit ashtu si njerëzit pranë retorikës në gjithë gjallimin e saj; ndoshta më gjatë dhe më pandërprerë se me autorë të tjerë shqiptarë, pavarësisht prej asaj që u ka lënë mundësinë ai, (si dhe retorika), të shohin ose të njohin. Ashtu si arti i të folurit ka ecur paralel nga kuptimet e retorikës që në fillime, thuajse të gjithë brezat shqiptarë të pas viteve ’60, janë shoqëruar me veprën ose vlerësimet për Nolin pandërprerë. Ashtu si e bashkëardhura e retorikës nga inventari i gjithë shfaqjeve të saj dhe diskutimeve mbi të, Noli ka vazhduar të vijë me veprën dhe cilësimet mbi të, që janë më së shumti vlerësime.
Ashtu si ecuria e kuptimit në përgjithësi ka ushqyer vetë retorikën, si teori dhe si praktikë, ashtu dhe adresimi i çështjes shqiptare dhe publicistikës me emrin e Nolit ka ‘zbardhur’ një potencial teorik e praktik të kuptimit në shqip. Ashtu si përparësia e kuptimit dhe zotërimi i rregullit të retorikës ka ardhur mes diskutimesh, madje deri në sulmin që i bëhet përmes potencialit të manipulimit, të njohur teorikisht prej saj, ashtu dhe Fan Noli u ndërtua e u shfaq mes polemikash për të gjetur ‘të vërtetën’ dhe ‘të drejtën’ e folësit dhe mundësisë për ta ushtruar vetë e shpëndarë tek të tjerët, çka është fushë e hapur dhe për kuptimin e mëpasshëm të tij.
Por Noli, rishtaz domethënës dhe me sfidë aktive kuptimi, nuk është pyetur ende retorikisht. Situata që duhet përjashtojë nga e ndodhura një studiues pas kësaj, është që kjo pyetje të mos hamendësojë diçka që autori (nëse pyetet direkt) as nuk e ka kaluar ndonjëherë nëpër mend.
Koha dhe retorika kanë zgjedhur të na japin një përparësi që nuk mund të neglizhohet më në shpjegimin e përmasave reale të veprës së tij publicistike dhe pashmangshmërisht Shqipërisë kryesisht publicistike të asaj kohe.
Një entitet shpjegimesh e praktikash siç është retorika, që nuk mund të mungojë më në zhvillimet e një kulture kombëtare, ngërthehet në të vërtetën për Nolin. Lëvrimi i retorikës me mundësinë tjetër, gjithashtu të munguar pas Luftës së Dytë Botërore, për të patur alternativa letërsie, shkrimi e kritike jo vetëm si liri botimi, por, përkundrejt një vizioni vlerësimi të sigurtë, i bën vend përzgjedhjes së motivuar dhe refleksioneve të drejta në një shoqëri me komunikim të emancipuar si të vërtetat reale të saj.
Në kushtet e një ballafaqimi intensiv kulturash, autorë si Noli me të vërtetat e tyre vlejnë, jo vetëm për antologji e buste kombëtare, por për referenca zgjidhjesh, si ato që e kanë bërë të barasvlershëm me Shekspirin, Ibsenin, Longfelloun, Brehtin e shumë të tjerë, duke i dhënë tingëllim veprave të tyre në shqip. Formatet e hartimit të teksteve, sipas rregullash qartësisht të retorikës, nuk mund të jenë sot vetëm realiteti i admirueshëm i arritur në kohën e folësit. Ato përmbajnë praktika e skema konkrete të hartuara e ligjëruara në shqip, të cilat duhet të marrin vendin e vet, së pari të përshkruar në studimet letrare a retorike, e më tej të organizuar për referencën në sistem.
Domosdoshmëria e shqyrtimeve retorike, sidomos për autorë që vendosën standardet e shqipes, është sot më shumë se kurrë një mision për të kuptuar realitetin shqiptar e të vërtetën e tij të gjithanshme.
Kur m’u desh të përvijoja fillimin e këtij projekti, arsyet praktike të realizimit më ballafaquan me përparësitë e mbështetjes shkencore dhe financiare nga Akademia Gjermane e Shkëmbimeve Shkencore (DAAD) në kuadrin e përfshirjes në studime për gradën shkencore ‘Doktoraturë’ në Universitetin e Tiranës. Miratimi bashkë me planin e studimeve në ‘Freie Universitaet’, Berlin, (2002) ishte një mundësi në vazhdim pas studimeve dysemestrale të mbështetura po nga kjo Akademi në vitin 1994 në Universitetin ‘Karl Eberhardt’, Tuebingen, Gjermani, ku rasti bashkoi edhe faktin që ai të ishte dhe një nga dy universitetet e vetme në botë ku studimet retorike janë degë e pavarur.
Personalisht, ambientimi me alternativat dhe mënyrat e reja të kuptimit të krijimit dhe sidomos të marrëdhënies së tyre me realitetin mediatik, nuk ishte diçka krejtësisht e pandeshur, por impostimi i përqëndruar në retorikë, solli efekte të reja në këndvështrimin e zbulimit dhe gjetjeve.
Vetë
2. retorika dhe publicistika së bashku hyjnë në marrëdhënie dhe me letërsinë në rrafshin tonë të shqyrtimit. Transferimi i figurave retorike në letërsi dhe, si derivat, edhe në shkencën e saj, janë një fakt i hershëm, por aktualisht kontribuues përkundrejt natyrës së një shqyrtimi si ky.
Së pari, publicistika e Nolit është demonstruar me tingëllime të ndjeshme letrare në të njëjtën kohë që njihet mundësia e shpjegimit të tyre me fakte si valenca artistike sipas funksionit ornatik që retorika i njeh tropeve dhe me të cilin ‘ato janë bazamenti i esteticitetit të teksteve’.
Së dyti, vetë publicistika ka qenë pikë takimi e rregullt dhe shpesh e pashkëputur me letërsinë në kohën e ‘premierës’ së Nolit në organet periodike në shqip, që duke mos arritur dot të jenë të përditshme ose të shpeshta, kanë funksionuar më së shumti mbi konceptime dhe praktika fiksionale se informative.
Së treti, metoda shkencore letrare që mund të bashkërenditen me ato retorike siç janë ato të mbështetura në kritikën e re letrare, bëjnë një përfshirje në analizën letrare edhe të teksteve jofiksionale, ku hyjnë ato publicistike.
Pikëtakimi teorik e praktik i letërsisë me publicistikën në kulturën shqiptare të kohës lidh po ashtu, teorikisht e praktikisht, në shqyrtime e analiza, retorikën me letërsinë përmes pranimit përfshirës të teksteve jofiksionale për analizë edhe nga letërsia.
4. Polivalenca parimore e tropeve dhe figurave
Ose vlerat që i vihen fjalëve sipas qëllimit të autorit përbëjnë substancën në tekst si të lëndës së përmbajtur dhe shpjeguese për autorin ashtu dhe kapacitetet e afërisë së retorikës me shkencat e tjera të fjalës ose median dhe referencës së saj. Në këtë rast:
së pari, gjetja e valencave retorike, artistike dhe gjuhësore të tropeve dhe figurave të krijimit në tekstet publicistike në fjalë është mundësia bazë për të nisur konstatimet e substancës drejt veçorive të Nolit. Njohja e varësisës së tyre nga ‘teksti, objekti e situata e ligjërimit, adresantët etj’, lidhet dhe me tezën përqasur sipas Koller drejt gjetjes së ndikimit të ideve mbi tropet e krijimit.
së dyti, marrëdhëniet ‘mimetike, pragmatike, ekspresive dhe objektive’, për plotësimin me kontekstin kohor të botimit si mundësi analize unifikon dhe rezultatet e nxjerra nga dy operimet e sipërpërshkruara, duke i bërë madje të domosdoshme ato në përgjigje të dukjes së personalitetit krijues.
Edhe në sistemim të blloqeve parashqyrtuese, mbetet pyetja kryesore po paraprake:
‘Sa’ e gjetshme dhe ‘si’ e shpjegueshme është ‘substanca textndërtuese e – analizuese’ në veprën e Nolit?
(vijon)