Vajza – bunker

1
Izy - karusel

Arben Çokaj

Izy, me ndihmën e fuksave
U mbyll hermetikisht
Total beton!
E kapën fuksat dhe ia ngrinë ndjenjat
E kthyen në shkëmb,
Pastaj i zgërdhinë me arritjen e tyre
Iu duk begeni e madhe
Nuk e kuptojnë se ligësia kompensohet një ditë
Sa i bën keq njërit
E keqja të godet edhe ty një ditë
Ndonëse mund të vonojë…

Trashëgimia psiko-historike e këtij qyteti të lashtë
i gurëzon vajzat e mira,
vajzat e bukura i kthen në gur,
si Rozafën…

Kështu që duket se asgjë në thelb
nuk ka ndryshuar nga lashtësia
Kanë ndryshuar vetëm format,
orakulli u bë fuks në kohët moderne,
gratë e mira gurëzohen po njëlloj, si dikur
historia përsërit vetveten,
historia vazhdon.

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.