Hysni Gashi, me libër në duar, Prishtinë, 2018
Për profesor Hysni Gashin nuk e kam krye ende por kësaj radhe po ndahem me shpresë se pasi të kemi librin përpara do të shkruaj – më përsëri.
Sinan Kastrati, me Rilindjen në Suedi,
Mönsterås 1996
Për Ndre Mjedën, sipas një studjuesi që kam pas lexua kur isha në bankat e shkollës, shtypi përparimtar, natyrisht ai i kohës së socializmit ka polemizua me shtypin klerik afro 35 vjet se a ishte Mjeda vërtë fetar apo laik.
Për Hysniun edhe tash janë të ndarë (edhe fëmijët ? Nuk jam i sigurt) partizanët që mendojnë se pasi kishte kryer një shkollë speciale, shkollë të spiunazhit në Jetimoren e Vlorës, për kuadro që më vonë do ti shërbenin e mbronin shtetin dhe grupi tjetër, edhe unë se ai ishte mbi të gjitha mësues i popullit dhe atdhetar i devotshëm.
Po Hysniu nuk ishte spiun e as nuk punoj në organet e sigurimit në Shqipëri sepse ishte fëmijë i vogël. Ai ishte një patriot pa pikë të dyshimit e pa asnjë shibël*)
Gjatë kohës sa publikoja pjesë nga fejtoni, seria e shkrimeve për mësuesit, drejtorët dhe prof Hysni Gashin, që kishin punua në Malishëvë dhe katundet rreth Malishevës, nga disa miq e mikesha, mora disa letra por edhe krahinat tjera të Kosovës dhe Shqipëria (E. Lafe). Ato letra nuk janë vetëm letra për shkrimet për Hysni Gashin por edhe për mësues e patritë të tjerë të mëhershëm, si Hasan Prishtina që mjerisht shteti shqiptar e quante tradhtar.
Letrat:
Po e filloj me një letër të Valbonën, vajzës së profesorit Hysni Gashi, kur vdes profesori dhe do ta përfundoj me një letër të Valbonës:
- Valbonë, ngushllime për babën!
Ish nxënësi i prof. Gashit,
Sinan Kastrati, Suedi
- Falemnderit shumë Sinan
Ngushëllime dhe juve se ju ka dashur dhe respektuar shumë
Ju falemderoj shume për këto postim dhe gjithë respektin që po e shprehni për babin.
Mirëmbetshi
Valbona
Sinan
E njoha vonë, prof Hysniun pasi kishte mbushur të 90 tat, por kurrnjëherë s kisha takuar njeri të tillë, energjik, i dashur dhe komunikues!
Lum ju qe e kishit njohur më herët dhe kishit fatin e mirë ta kishit pedagog.
I lexova me endje shkrimet tuaja, për Hysniun, të përgëzoj.
Shpresoj qe librin qe po pregadsnin të jete i plote ashtu si e meriton vepra dhe personaliteti i tij.
Përgëzime Sinan
Hamëz Morina, ish mësues, Polluzhë, Rahovec
Përshëndetje (prof Sinan) uroi të jeni mirë.
A jeni duke e pergaditur ROMAN kete shkrim?
Për tiranasen po mendoj
Ju jeni autor i pothuajse qindra artikujve në shtypin tonë. Mendoj që është e dëmshe nëse ato shkrime i le të shkapërderdhura. Nuk do ti gjen dot kush të i lexoi në të ardhmen.
Kështuqë nëse i sistemon mirë në libra, ato mbesin përgjithmonë.
Po ta them me sinqeritet: shkrimet e juaja është gjynah me humb.
Teki Dervishi ka qenë shumë i kjart dhe gjërat i ka thënë shumë drejtëpërsëdrejti. Edhe ju jeni shumë i kjartë (i qartë) i drejtëpërdrejt dhe i guximshëm. Po Vallahi gjynah është me i mbulua pluhuri i harresës këto shkrime. Uroi çdo të mirë për ju! Suksese të pandalshme!
Përshëndetje, më vjen mirë për angazhimet tuaja edhe pas pensionit, uroi të keni suksese!
Harun Shabanaj, Bubël (katund afër Turjakës)
Përshëndetje
Dëshiroj fillimisht që t’u uroj cdo të mirë; në rend të parë shëndet e jetë të gjatë, në kapitullin e ri të jetës qe e paskeni filluar, pas pensionimit!
Arsyeja qe po ju shkruaj është fotoja në krye të artikullit, ku më mbetën sytë posa e pash.
Aty e pash xhaxhain tim (tashmë të ndjerë), mësuesin veteran të arsimit, Ramë Januzaj nga Isniqi i Deçanit (i treti nga e majta, ulur).
Ju shkruani në artikull, citoj:
“… Kështu më ndodhi edhe këto ditë të mesit të qershorit `22. Sapo kisha shkruajt një pjesë nga kujtimet e mia për mësuesit e klasëve I-IV, për mësuesin Avdullah, Rexhep, Avdyl dhe Isuf Imeri e Ramë Januzi, nipi im, djali i Eminës, qikës së axhës Sefer, Visat Morina nga Lubizhda ma dërgoi një fotografi me mësues që kanë punua në shkollën fillore, atherë jo të plotë, ”Migjeni” të Lubizhdës, në fund të viteve 1960-ta. …”.
Do të më bëhej qefi dhe do t’u isha shumë falenderues nëse do të më dërgonit ndonjë artikull apo shkresë që e keni shkrua apo e keni ndërmend që ta shkruani për mësuesit e asaj kohe, sidomos nëse ka të bëj edhe mësuesin Ramë Januza por edhe për Isuf Imeraj dhe mesues të tjerë nga Isniqi, apo thjesht për mësuesit e asaj kohe.
Para se të vdiste Bami, kështu e quanim në femijët mësuesin Ramë, i pata blerë një fletore dhe një stilolaps dhe e pata lutur që të fillonte e të shkruante për kujtimet nga jeta e tij.
Ai mbante mend shumë dhe tregonte ngjarje e përjetime nga jeta e tij dhe e popullit tonë në ato vite të mëhershme.
Ende i kujtoj tregimet nga koha kur ishte mësues nëpër vende të ndryshme të Kosoves ose nga jeta ne Isniq, në Lluga te Istogut (ku ne atehere kishim një kullë, pos asaj në Isniq) apo në bjeshkë.
Fati deshi qe ai të shkoj, pa e realizuar “obligimin” qe unë u perpoqa t’ia ngarkoja.
“Sherif”, me thoshte (se keshtu me quante ai mua), “po përtoj të shkruaj se po me kujtohen gjëra që ndoshta është më mië të harrohen”.
Mirepo, kur ne arrinim qe “t’a ngacmonim” duke e pyetur direkt ose indirekt për ndonjë ndodhi, ai fliste e tregonte me shumë ëndje.
I nderuari mesuesi Sinan,
i shkrova këta rreshta më siper në përpjekjen time dashamirëse për t’u motivuar juve që të mos pushoni se shkruari, edhe për kolegët tuaj mësues që tash nuk janë më, edhe për mësuesin Ramë dhe në emër të tij.
Paçi suksese në shkrime dhe cdo të mirë në jete!
Mbetshi me te mira,
Eshref Januzaj, Mynih, Gjermani, nipi i ish mësuesit tim, Ramë Januzaj
Kujtime të bukura dhe me vlerë njohëse për gjeneratat e reja.
Shumë interesante qëndrimi dhe shkollimi në Jetimoren e Vlorës. Atëherë ka qenë vendi më i bukur, në mes të gjelbërimit të ullishtev dhe të agrumishteve. Deti fare pranë!
I dashur Sinan,
m’u duk se i përjetova edhe unë vuajtjet e tua duke lexuar këtë shkrim. Duhet të jemi të lumtur që ato sakrifica e mundime, ajo qëndresë e ai guxim sollën Kosovën e pavarur që kemi sot dhe që gjithë shqiptarët duhet ta ruajnë e ta mbrojnë si sytë e ballit!
Bashkë me Ninën të përqafojmë!
Emil Lafe
I dashur Sinan,
Zekeria Canën e kam pasur mik të veçantë. Në Gjakovë ka punuar në vitet e luftës një mësues nga fshati Vuno i Himarës. Quhej Dhimitër Marku dhe kishte kryer Normalen e Elbasanit. Familja e Zekiriait ishte shumë e varfër. Dhimitri i ka blerë tesha e këpucë Zekeriait nga rroga e vet, se i vinte keq. Donte ta ndihmonte se ishte nxënës i shkëlqyer. Pas luftës Dhmitri u martua me vjazën e hallës sime. Unë kam pasur qejf të rri me të dhe të dëgjoj prej tij. Prandaj i di këto. Kur erdhi Zekiriai në Shqipëri, u takua me Dhimitrin dhe Dhimitri i foli për mua. Kështu që u lidhëm me miqësi, ndonëse ai historian e unë gjuhëtar.
I dashur Sinan,
Prej dërgesave të tua mësoj mjaft gjëra që nuk i kam ditur.
I dashur Sinan,
faleminderit shumë edhe për këtë shkrim mjaft informativ!
Falemnderit Sinan për këtë dërgesë të re. Kurrë nuk e kisha parë shtëpinë e Hasan Prishtinës!
Emili
Përshëndetje Sinan dhe faleminderit për shkrimin e ri:
https://drini.us/tirana-zyrtare-e-konsideronte-hasan-prishtinen-tradhtar/
Ja dhe hasan Prishtina në Fjalorin enciklopedik, vëllimi 3. (E. Lafe është një nga autorët e Fjalorit …)
Të fala në familje e në shoqëri!
Gjithnjë prej shkrimeve tua mësoj gjëra të panjohura për mua!
Te fala prej Nines gjithë të dashurve tanë në Malmo!
Urime Sinan! Ke talent letrar!
Shume mirë Sinan!
I lexova me kënaqësi të gjitha!
Edhe fotoja me Idriz Ajetin kujtim i rrallë!
Mirupafshim!
Falemderit Sinan!
Jetë interesante ajo e mësuesit, me përjetime të forta. Mësuesi, ndryshe nga të tjerët, ka si familje krejt shkollën, kolegët dhe nxënësit!
Shumë të fala prej Ninës!
Emil Lafe, Tiranë
E lexova. Shume mire e ke shkrue Sinan. Urime.
O Sinan, mirëmbrema. T’i kam lexuar tekstet. Të kam lakmi si i mban mend detajet. Je si magnetofon, ha ha ha. Për ministren na kishe nguc pak. Glaukut ia ke ba mirë, për karrigen, ai asht djale i mire e nuk idhnohet. Edhe tekstet ku ke fole per librat e mi i kam lexue. Të përgëzoj e të falenderoj. Gjithë të mirat (M. K.)
Pershendetje Sinan. Falemnderit qe ma dergove. Gjej rastin e lexoj kesmet, pasi ia kam nisë me lexue kapak prej djeshit. Dhjete ditët e kaluara kam qenë me covid 19. Me ka bitis.
Mire shume. Urime e suksese. Ia vlen mundi për edukimin e tyre.
K. Prishtinë
Ma i miri në mesin e të mirëve.
Kujtime plot nostalgji. Na kthye mbrapa në kohën kur ishim plot elan, fuqi e gëzim mik. Sa bukur. Të faleminderit.
Qofsh mir o pendë e ditur. (Bislim hoxha
Ju po iu bëni nder të madh shumë personaliteteve të ndryshme e të dëshmuara, të gjallëve e të vdekurve …
Ju lumtë Sinan, Ju punoftë shëndeti e Ju realizofshin të gjitha dëshirat.
Respekt!
Nderimet tona kombëtare, Xhafer Leci
Përshëndetje nga Gjermania miku im Sinan!
Të lexojë vazhdimisht.
Si përherë, jeni shumë origjinal, i saktë dhe për gjithçka shkruani ofroni dëshmi të pamohueshme.
Respekti dhe përshëndetje vëllazërore!
Falëminderit për shkrimet e shkëlqyera.
Ju lumtë për mundin dhe kohën, miku im, Sinan!
Jeni shumë i fuqishëm.
Zoti ju dhëntë shëndet të plotë.
Xh. Leci
Respekt dhe mirënjohje atdhetare punës tuaj kushtuar çështjes tonë madhore, miku im, Sinan! Të fala dhe shëndet e suksese më tej!
Mirëmëngjesi dhe përshëndetje nga Gjilani miku im Sinan!
Më besoni se ka raste kur duke lexuar shkrimet tuaja jam përlotur.
Si rasti kur fëmijët pas çdo lëvizje tënde kanë pritur diçka të ju japësh, rasti i vdekjes së hallës tuaj e cila kishte vdekur në Kukës.
Shumë falëminderit për kujdesin dhe kujtesën, miku im, Sinan!
Gjithashtu të fala familjes Tuaj kudo që jeni!
Respekt dhe mirënjohje atdhetare punës Tuaj kushtuar çështjes tonë madhore, miku im, Sinan! Të fala dhe shëndet e suksese më tej!
Ju përgëzoj për shkrimet e mrekullueshme dhe energjinë mendore e fizike, miku im, Sinan!
Të fala nga Gjermania!
Xhafer leci
Pershendetje i nderuari Sinan,
Unë ju përgëzoi për organizimin e epopesë së lavdishme të familjes Jashari të Prekazit si dhe për të gjitha aktivitetet dhe organizimet të cilat i ke bër gjatë jetës tënde në shërbim të atdheut.
Të dëshiroj shëndet dhe gjithë të mirat në jetë!
Tahir Vishaj, (nip Kastrati), Helsingborg
Mirmengjesi o Sinan Kastrati na mir jemi në përgjithësi, po ashtu edhe unë deshiroj që ti me familje të jeni mirë.
Sinan edhe pse je në pension nuk po të lojn me pushu, po mirë ta bajn. Ti je njeri i diturisë dhe duhet shfrytzuar deri ne maximum. Ndjej nji k`naqsi të veçant që jemi miq (jo miq, por nip e dajë, shën. imi) dhe ti lexoj të gjitha shkrimet tuaja e të cilat më japin oksigjen. Sinan te pershendes! Të dëshiroj shëndet të mirë si ty ashtu familjes se juaj! Respekt!
Sinan une ta kom que qit buqet me lule, pra edhe njiherë po të uroi ditën e mësuesit dhe të deshiroj shendet dhe gjithë të mirat!
Të uron Tahir Vishaj (nipi Kastrati), Helsingborg
Shumë e qëlluar, vetëm ju deshiroj suksese e të vazhdoni me ksi kuizesh. Është e dhimbshme të harrohet gjuha shqipe, ma e bukra dhe ma e vjetra thuja në globin toksor.
Unë ju pershendes edhe nji here dhe ju thom: ju lumt ju lumt!
Tung e klm!
Tahir Vishaj Helsingborg
Nuk doja t’ju përgjigjesha pa e lexuar dhe rilexuar tekstin disa herë …Respekt pakufi për vlerat tuaja të pashtershme!
Shëndet dhe mbarësi!
Po të kishim shumë njerëz që kanë vlera të mirëfillta njerëzore, bota do të ishte më e bukur. Kaloni bukur!
Antigona Elshani, podrimqake, Rahovec, mësuese në Austri
Sinan shoqi shumë faleminderit, veç sa të pata ndër mend nga një kalimthi më të shpejtë se drota me mendime në të shkuarën në bjeshët e Sharrit me shoqëri ku ti ishe student dhe në ato momente më erdhi shkrimi i juaj si me porosi.
Shëndet e gjitha të mirat Sinan.
Faleminderit për lajmërimin i nderuari Sinan. Garat e nxënësve për dituri nga tri shtete janë shumë me rëndësi sepse jep mundësi bashkëpunimi të ndërsjelltë dhe krahasime dhe vlerësime për të fituar njohuri dhe përvojë në këtë drejtim. Juve të gjithëve ju prift shëndeti dhe e mbara në punë!
Nderimet tona pë të gjithë e për ty në veçanti!
Abas Fejzullahu, ish mësues e atdhetar (Zvicërr)
O Sinan djali, je njeri i madh!
Shkruan për mësuesin tënd, për nxënësin tënd, për shokun e për shumë të tjerë.
E lexova rrëfimin për nxenësit e Ponorcit e për Hysni Gashin, një rrefim rrenqetës dhe i artikuluar mjaftë mirë e më mjeshtri nga ana jote. Çka të themë tjetër, veç të lumt penda!
Ish mësuesi, Hysen Molliqaj, Llukë e Epërme, Deqan
Pershendetje o i nderuari dhe respektuari Sinan Kastrati!
Jo nuk qendron ajo, se nuk i lexoj shkrimet tuaja të cilat mi dërgon permes linkut. Të falenderoj shumë se e di se çdo kujt nuk ia dërgon ato!
Shoh se ke mall shum për vendlindjen, që e dëshmon me shkrimet tuaja, për vizitat e rralla në vendlindje.
E unë mezi pres të takohemi e të bisedojmë për të gjitha ato tema të kaluara e aktuale që na mundojnë, por ja që nuk po na jipet rasti.
Florim Krasniqi, ish nxënës në shkollën fillore ”Migjeni në Lubizhdë
(Florimi është djali i njërit nga mbretërit e folklorit. Feriz Ramadan Krasniqit që këndoi 40 vite me Salih Bajram Sadikun-Krasniqin)
I lexova dhe habitem se ku po i merr këto të dhëna. Por puna e juaj është e lakmueshme, stili dhe narracionin që shpreh.
Të lumtë dhe shëndet!
Deme Mahmutaj, ish referent i Fakult. Filozofik, dega e Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë
Faleminderit Sinan
Më ke kthy mbrapa për afro 50 vjet
Vërtetë nostalgjike
Halil Mani – Bajra nga Panorci, ish nxënës i Toskës dhe koleg imi i punës, si mësues në Panorc.
Po e mbyll e prof Emil Lafes, me letrën që sapo më erdhi. E. Lafe ish delegat i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës shqipe, Tiranë 1972
”Nëse vjen në Tiranë ndo njeri nga djemtë e vajzën (plots. imi) prof. Hysni Gashit, kam deshirë ta pi një kafe me te dhe me ty bashkë!
Emili
Shumë bukur. Jam (mbeta shën. imi) pa fjalë sa shumë punë paske bërë e sa mirë e paske njohur babin. Paç shëndet dhe jetë të gjatë me famijen tënde!
Valbona
*) FETAR m.
Ai që beson te zoti, që i beson dogmat e një feje dhe sillet e vepron duke u mbështetur te këto; besimtar.
FETAR mb.
- Që lidhet me fenë, që i përket fesë, i fesë; që mbështetet në fe; që është tipar i një fetari. Dogmë (lutje) fetare. Paragjykime (bindje) fetare. Botëkuptim fetar. Moral fetar. Mbeturina fetare. Propagandë fetare. Festë fetare. Rite fetare. Sekte fetare. Emër fetar.
- Që beson te zoti dhe te dogmat e një feje, besimtar.
- Që ka për qëllim të përgatitë shërbëtorë të fesë, që ka të bëjë me mësimin e propagandimin e fesë; që i është kushtuar tërësisht fesë dhe zhvillon veprimtari në dobi të saj. Shkollë fetare. Libër fetar. Institucion fetar. Urdhër fetar.
FETARI f.
Të qenët fetar.
OBS: (Sipas fjalorit që ka shumë mangësi dhe është i shkruar në një sistem ku feja nuk njihej. Ishte shteti i parë ateist në botë. Kishte shëndrrua edhe kishat, ate ku ka shërbye At Gjergj Fishta, si muze i aprë ateist në botë)
*) LAIK mb.
- Që nuk është fetar e kishtar, që nuk ka përmbajtje fetare; që nuk merret me fenë; që nuk i përket fesë dhe klerit; kund. fetar. Njeri laik. Shkollë laike. Letërsi laike.
Me prirje laike.
- Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Laik i vendosur. E dënuan si laik.
*) SHIBËL f.
Ashkël e vogël druri. Shiblat e drurit. U mbush oborri me shibla.
Grimcë, thërrmijë, lëmishte, teshë. I ra një shibël në sy.
Nishan a shenjë që ka dikush në lëkurë ose në trup; njollë. E ka fytyrën me shibla. Iu bë trupi tërë shibla.
fig. Njollë morale, cen, e metë. Burrë pa shibla.
* S’ia heq shiblën nga syri dikujt: nuk i jep as ndihmën më të vogël, kur ka nevojë.
Fund
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 3 prill 2023
sinan.kastrati@hotmail.com