Transgjinorët e Guri Madhit

0
Transgjinorët

Ilir Muharremi, kritik i artit

Arti është forcë e brendësisë, plotshmërisë, e një ndjenje të grumbulluar nga brenda që i drithëron të dobëtit e kohës. Pra artisti piqet nga vetja e tij, ndonëse shoqëria gjykon, por te artisti i dobët ndikon në ndryshim, duke ja zbehur fuqinë e instiktit shpirtëror. Nëse vepra është art nuk është e shëmtuar, e nëse sistemi dhe regjimi komandon artin, atëherë çdo gjë përcaktohet nga vetë sistemi e jo arti. Arti edhe këtu është i pavdekshëm, veçse jeton e ndriçon nëpër skuta, rrugica të ngushta ose atelie të errëta.

Artisti Guri Madhi në ekspozitën retrospektivë të hapur në Galerinë e Arteve në Tiranë ka paraqitur punimet të krijuara gjatë viteve 1937-1988. Punime janë të teknikave të ndryshme, në pikturë, grafikë, pastel, karbon dhe në laps. Në këtë ekspozitë paraqiten gjithashtu disa vizatime, pastele të realizuara drejtpërdrejt në natyrë, etj. Nuk mungojnë dhe disa skica, vizatime, portrete, të realizuara edhe gjatë qëndrimit në Kosovë, por dhe pas kthimit prej saj.

Nuhatja nga shumë artistë e kritikë arti ngritët mbi vizatimet e artistit me anatomi mashkullore pa organe gjenitale. Pse meshkuj pa organe gjenitale? Duke si androgjinë, njerëz që ekzistojnë në shoqërinë tonë. Po tamam burra me seks të padefinuar, me trup gjysmë burri e gjysmë gruaje, tipare mashkullore dhe femërore. Sot këta mund të quhen transgjinor. Ata duken si transgjinor, por nuk koorigjohet plastika dhe muskulatura trupore e cila duket shumë mashkullore si krahu me muskuj, bicepsi, trapezi, pjesa e kurrizit, pastaj pulpat e këmbëve të fryra, tamam mashkullore. Organi gjenital mashkullor nuk rri i varur në mes të këmbëve. Këtu krijohet kunfuziteti, dyshimi mbi atë se çfarë mëton të shprehë artisti në fjalë, seksin interseks, apo seksin jo binar, ose këta burra gjenetikisht kanë lindur androgjinë, gjë që natyra njerëzore e ka këtë ligj.

Ana tjetër mbi vlerësimin e këtij punimi del se vizatimet janë koorigjuar, janë fshirë organet gjenitale shkaku i moraleve dhe idelave të larta të regjimit të saj kohe. Nuk kishte drejtësi në art ngaqë nudoja ishte e ndaluar, studimi i detajuar njerëzor nuk bëhej me dorën e artistit, lakuriqësia ishte herezi, mëkat dukej si një klithmë mesjetare në kohën moderne në raport me artin botëror. Nudoja reale njihej vetëm brenda katër mureve nën optiken e fshehtë të artistit, pastaj ky vizatim flinte në sirtar, sepse po ta shihte dritën do të dënohej vepra dhe krijuesi.

Studimi njerëzor në këto vizatime ishte bërë nga artisti Madhi, pa dyshim, nënshtrimi, frika dhe jeta më e ëmbël se vdekja shpërfillimi në pjesën kryesore pra organin gjenital njerëzor. Ky ndikim vërehet edhe te Gjergji i Krujës që qëndron mbi kalë, nëse analizohet kali pak ka përmasa femërore duke qitur hi mbi sy të vizitorëve. Artisti vetëm në heshtje shprehte fuqinë ndërsa në publikë instiktin e pafuqisë.

Sido që të jetë ata trupa mashkullor sot mund të kuptohen si transgjinor.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.