NGA KALOSH ҪELIKU
(Burri Tri Grave)
Në jetë i pata Tri Gra besnike. Engjëj
Njëra më printe para, Rrugës:
E, Dy të Tjerat mbanin përkrahu.
Gji më dhanë me Dy shtama verë
Ringjallën nga Zonja Vdekje, në Korçë:
Pasmesnate, në Përrua. “Qafë-Thanë”.
Gji më dhanë: Dy shtama verë. Poezi…
(Ditën e Nëntorit Madh 2020
raki rrushi piu celulari Im)
Mes poezive rebele, me Covid -19
Përçudi?! Celulari im kishte vdekur.
Gjithë Natën kishte pi raki rrushi
Dy shtama me verë Laydi Di.
Unë Poeti: Ende, isha gjallë në Shkup.
Djali, më paraqitet në telefonin tjetër
I them: Ka vdekur. Ka pi raki rrushi.
Vetëm Unë, ende kam mbetur gjallë
Dhe, ky telefon me Covid -19:
Sot, do të dalim te “Parku i Grave”…
(Natën e Madhe të Vitit Ri 2021
laptopi Im piu raki dëllinje)
Natën e Madhe, të Vitit Ri 2021
«Hakerët», e sulmuan Laptopin:
Me, metoda policore partiake?!
Nuk mund ta hap, Sot: marr lajme:
Nga gazetat. Portalet elektronike.
Rrugë. Dalje, për shtigje. Edhe:
Sot, m’i fshinë shkrimet. Librat
Urimet! Nuk ka problem. Çeliku:
Përsëri, do t’i shkruaj ato Libra.
Urime, Nesër! Nëse, jemi gjallë
Shkaku, se: i dhashë raki Dëllinje:
Natën e Madhe të Vitit Ri 2021.
Dhe, vdiq. Sonte, nuk merrte frymë
Ditën e Nesërme, i them Djalit:
Vdiq. Iku. Ka pi raki Dëllinje?!…
(Përpak shpëtova Natën
nga Ndihma e shpejtë)
Helmuan në Tavernë, në Shkup
Gati, një orë pushova në toalet.
Kamarieri, vjen dhe më pyet:
A, ke o burrë nevojë për ndihmë?
Jo, i përgjigjem. Do, ngrihem vetë.
Përpiqem, të çohem më këmbë
Edhe, kapem për lavabos: Kot.
Duart i kam krejtë në rregull
Këmbët, nuk më mbajnë dot.
Pas pak kohe, dal disi nga toaleti
Ulem. Edhe, jashtë dëgjoj një zë:
Thirreni, vrik ndihmën e shpejtë!
Papritur, vjen djali Deni. Dhe, më merr
Inspektorit policisë i them: Faleminderit.
Nesër, do të ta jap një libër timin dhuratë
Përgjigjet: jo, burrë. Nuk jam i atyre punëve
Po, të kesh me veti, ma jep një libër biznesi!
Shpëtova nga spitali. Toksiologjia. “Parajsa”
Që, pasi do më “shëronin” nga Pandemia.
Nesër, do dilnin me diagnozë publikime:
Vdiq nga “Koronavirusi”. “Armiku i pabesë”…
(Ecë Rrugaçe Vitin e Ri 2021
të pimë te “Parku i Grave”)
Jo, nuk dua verë. As, ibrikë raki rrushi
Dy shtama me verë të Mikes Laydi Di.
Përveç, Një Rrugaçe të çmendur. Shtëpi:
Dy Shamikuqe, lidhur për brezi. Egër.
Dy shtama me verë, rrëzoj në shtrat
“Armikun e pabesë”, ta vras një Natë!
Jo, nuk dua raki rrushi. Verë me shtama
I dua, Dy shtamat me verë të Rrugaçes!
Mbi kokë, lidhur me Dy shami për brezi:
“Armikun e pabesë”, ta vras në shtratë!…
(Im Atë me Dy “nagëntë” në brez
hyri edhe në varr rrëzë “Ҫuke”)
Im Atë, i mbante Dy “nagëntë” në brez
Arave. Maleve, në fushëbetejë.
Nëse, nuk shkrep njëri në pusi:
Shkrep, tjetri me fishekun në gojë.
“Nagëntë” me të cilët në brez hyri
Edhe, Isë Boletini në Londër.
Fytas me armikun, për Shqipëri Etnike
Fushëbetejë e pabarabartë politike.
Unë, Sot i mbaj dy “kashikara” serbi
Edhe, atë në çantën e zezë lëkurës:
Dihet, një Penë kryengritëse për Luftë!
Përqafe me libra. Dhe, raki rrushi:
Burra, dilni në mejdan! Fushëbetejë.
Iku Babai: Dy “nagëntë” rrëzë “Ҫuke”
Luftën, ta vazhdojë nga Varri, Nesër.
Porosi, hyj në varr edhe: Unë i biri?!…
(Sot karrieristë fushe turren
pas posteve partiake)
Unë Poeti, popullin shqiptar
Nuk e kam bashkuar me çifteli:
Politikë. Tallava. Dhe, Valle.
As, me luftë. Dhe, dëshmorë
Po, me Penë. Rrugë ende e gjatë.
Pishtari i arsimit, Mahmud Dumani
Ka thënë: “Nëse, popullin shqiptar,
Nuk do arrimë ta bashkojmë me luftë
Me Penë do të jetë një rrugë e gjatë”.
Edhe, me këtë popull të Shkupit
Herët, a vonë: do të kemi probleme.
Sot, dalin “trima” partiak. Politikanë
Që, popullin shqiptar e bashkojnë:
Me politikë. Karrieristë fushe.
Që, turren me të katra, pas posteve
Politike në Qeveri. Kabinete. Pasuri.
Jo, o burra e gra mejdani partiak
Populli shqiptar, nuk bashkohet me:
Poste politike. As me luftë. Po, me Penë…
(Hajdutët e “Haramit”)
Pas Luftës 2001 -shit, Nëna Parti
Në të cilën jetoja në gjelbërim:
Park plot pemë. Dhe, pëllumba.
Zogjë. Kanarina. Qyqe pa fole
Pallate me oborre. Hapsirë. Jetë.
I preu, dogji drunjtë. Ikën zogjtë
Pëllumbat. Erdhën sorrat e zeza.
Ferrat, nën dritare. Dhe, “Hallalli”
Uzurpimi i parqeve para pallateve:
Mes dite, lindnin godina biznesi.
Hiç pa plane ndërtimi urbanistik
Këpurdha. U turra pas “Haramit”.
Ika. U shpërngula nga “Harami”
Përçudi, edhe këtu gjeta “Hallall”?!
“Haram”, Shkupi. Ana shqiptare
Vardari e ndante me kufi politik.
Askund, nuk gjeta birrë “Hallall”
Vetëm “Haram”: Cocacola. Bozë.
Limonadë. Ҫaj rusi. Dhe, Fanta
Tollumba. Qengjin, e hanin hajdutët.
“Hallall”, dihet kisha vetë në shtëpi
Edhe, kur vinin miqtë e mi poetë:
Me birra. Raki rrushi. Dhe, meze.
Hanim e pinim në oborr. Nën hije
Pasmesnate, i harronim mbi tavolinë.
Përçudi! “Hallallin”, ditën e Nesërme
Askushi, nuk e kishte vjedhur natën.
Hajdutët, në lagje vidhnin “Haramin”…
(Përçudi ende hapim hendeqe
mes Shqipërisë dhe Kosovës)
Përçudi, e dëgjoj zërin e Partive politike
Partizanëve tyre, të shitur një torbë taxhi:
Rroftë Nëna jonë Parti! Lideri politik.
Jo, i Shqiptarëve. Rilindasëve Historik
Hendeqe, hapin mes Shqipërisë. Kosovës
Edhe, atë: Vetëm për liderët e tyre politik.
Përçudi, bindje kam, se: Sot, politikanët
Dhe, partizanët e tyre janë çmendur.
Hendeçe, hapin mes Shqipërisë. Kosovës
Edhe, atë: Sot, vetëm për një përdorim.
Jo, o “burra”! Kjo, nuk është Shqipëria
Sot, nuk i duhen fare liderët politik:
Po, i duhen Liderët Shqiptar Historik…
(Mos e duaj Kosovën “krejtë”
por duaje Veten – Shqipërinë)
Laydi Di, mos e duaj Kosovën “krejtë”
Po, duaje disi Vetëveten si beqare!
Edhe, Sot: Grabite, një burrë azgan
Ndoshta, të shëron nga partitë politike.
Laydi Di, mos e duaj Kosovën “krejtë”
Po, grabite: Një burrë besnik. Nesër:
E, mos ndajë vota me Nënën Parti!
Sot, zjarr i madh na digjet mbi krye:
Dhe, shpëto nga partitë tona politike!…
(Rroftë o burra “LIRIA”)
Sot, kemi plotë “patritotë kuqezi”
Që, shajnë. Dhe, shkruajnë pa emër:
E, mbiemër. Në Facebook. Portale.
Po, “patriotë” deri Dje, memecë:
Ishin, nëpër Institucionet e shtetit
“Përbashkët”, me torbë taxhi përqafe.
Pse, tridhjetë vite nuk e ngritën zërin
Sot, kur i humbën pazaret e biznesit:
Vendet e punës, postet politike në Shtet
Derdhin lotë krokodili rrëke, në Facebook.
Dhe, portale elektronike bashibuzuku, se:
Dihet, për “kulturën” shqiptare partiake?!
Dudumët “kuqezi”, me një torbë taxhi
Përqafe. Edhe Sot, në “demokraci”:
Nateditë, që i luten Zotit në xhami?!
O, burra mejdani! Sot, më lini të vdes
Nga Koronavirusi. Masat Qeveritare:
Mes Dy shtamave me verë të Laydi Di!
Rroftë, o burra: Dje, dhe Sot “LIRIA”!…
(Shtetit të “përbashkët”
askush nuk i jep vaksinë)
Pakgjë, Sot është e shëndoshë. Bio
Gjithëçka, është e sëmurë me plagë.
Institucione. Shteti i ”përbashkët”
Politikanë. Poetë, me Libra artistik.
Popull universitar. “Artistë” partiak
E, shumë pak krijuesë të Lirë. Gjeni.
Thesi grisur, mbushur me politikanë
“Artistë” politik. Janë, me Covid -19.
Shtet i “përbashkët”, që i mbyllë Sot
Shtëpitë Botuese të Librit. E, hapë:
Shtëpi Publike. Dhe, Kazino bixhozi.
Shteti “përbashkët”, që lufton artistët
Dhe, stimulon: Kulturofagët e librave.
Pa vlera artistike. E, Shtëpi Botuese
Profesion, kanë: Tezgat e tollumbave.
Shteti “përbashkët” me politikanë
Dhe, “Artistë”. Është, me Covid -19.
Përçudi, askush nuk i jep vaksinë?!…
(Autobusi më harroi
te “Parku i Grave”)
Përmes ëndrrave, gjumë varri. Qetësi
Pasmesnate, vetë vijnë poezitë. Gratë.
Edhe, ende nuk di kush m’i përcjellë:
Babashehu. Apo, Nana. Dhe, Babai
Mes Dy shtamave me verë Laydi Di.
Qeveria, më dënon me masa policore
Duart laj me sapun! Mos dil pa maskë!
Dy metra, rri larg me Gruan Besnike:
Valle hiq, këngë te “Parku i Grave”!
Burg, me Koronavirusin, në karantinë
Edhe, tinëz ma vodhi Zanën e Malit:
Djemnushën. Dhe, Ashiken e Rrapit.
Moti, jam nisur për rrugë. “BabaTomor”
Autobusi, ikë. Udhëtar, më lë në rrugë:
Te “Parku i Grave”. Dy shtamave Mikes.
Dhe, një ibriku me raki rrushi. Pajtohem:
E pres tjetrin. Nesër, do të vijë në Shkup…
(Tri Nuse m’i shtinë në koçi
dhe pas porte më vënë pusi)
Kurrë, nuk vëndosa unaza në gisht
As fejese. Dhe, as martese në kishë:
Katund. Dhe, Shkup. Prishtinë.
Amani, mos ta them. Edhe, në xhami
Edhe pse, si student në Prishtinë:
Nateditë rrugëve. “Gërmi”. Universitet.
Pesë gishtat e dorës i pata plot me unaza:
Gjarpër, Dy plumba, Simbol Vdekje, Zemër.
Dhe, tri bira plumbi në kokë. Sheshirin e zi
Shkrimin: Kërkoj një Varr për të vdekur!
Gunën e zezë, deri në fund të këmbëve
Zingjirë argjëndi përqafe, gishta e duar.
Hajmalinë e Baba Shehut të Llagut në gji
Shqiponjën Dykrenare të Skënderbeut.
Atë: të Ismail Qemalit. Historisë përmbrapa
Që, i vinte tinëz edhe në Durrës: Dy-tri hapa.
Engjëllin Grua para: Dy të Tjerat përkrahu
Prinin, nateditë në Luftë me Penë për Liri.
Korzo, përpara “Bozhurit”, në Prishtinë
Herë pas here, dilja në të dy anët e rrugës:
Asaj Korzos, anës shqiptare. Dhe, serbe
Pranë “Bozhurit”. Drurit Kaloshit, në pusi.
Vitet, Sot: kanë ikur aq Larg. Ika, dhe Unë
Përshkak, të një pusie për Nuse Lirinë.
Ende, Sot: jam gjallë mes dy pusive:
Lirisë Prishtinës. Dhe, Xhadisë Shkupit.
Nateditë, m’i shtinë Tri Nuse në koçi:
Matanë Pragut. Tinëz, nën Rrapin Historik
Brez pas brezi, pas porte më vënë pusi…
(Unë nuk do marr pjesë
në varrimin Tim)
Kurrë, nuk i kam dashur dot varrimet
Po, vetëm Lindjet. Luftën me Penë!
Nuk i dua fjalimet. Nderimet. Lulet
Patetikën politike, kur qajnë mbi varr:
Me dy-tre familjarë. Dhe, policë partiak.
Shkaku, se: Nuk mora pjesë në varrime
Të miqëve poetë. Pandemisë botërore.
Koronavirusin nuk e kam pasur armik
Po, Shtetin e “përbashkët” – mik besnik.
Unë, nuk do të marr pjesë në varrimin Tim
Shkaku, se: Ende, nuk kam vdekur:
I varrosur me katër-pesë veta. Lexuesë.
Koronavirusin, nuk e kam pasur armik…
(Kufomën Time ende
nuk e keni në Varr)
E keni pritur me vite: Ringjalljen Time
Në Shkup. Korçë. Dhe, “Qafë – Thanë“.
Kohën e fundit, “Armiku i padukshëm“:
Kaq e kaq të infektuar. Dhjetë viktima.
Mes tyre, dhe një Poet rebel shqiptar:
Kalosh Çeliku, vdiq nga Koronavirusi.
Edhe, atë: Me Dy shtama verë të Mikes
Po, kufomën, ende nuk e keni në Varr?!
Kaq e kaq, u shëruan. Vdiqën, në spital:
Lani duart me sapun! Teshjet me bërryl!
Distancë, mbani edhe me Gruan besnike:
Në verandë, hiqni valle me këngë erotike
Aspak, në kronikat televizive: LINDJE?!
Sotekësajdite, nuk me do Zonja Vdekje
Pashterkëkuqja: Nuse, ende pa koçi.
Nuk ka problem. Marrëzisht, e dua Unë
Duartrokitje, Sot: Grave, të mia besnike!…
(Nga Libri me poezi: BURRI GAVE – Shkup, 2021).