ZHYTËSI I THELLËSIVE TË SHQIPES

1
Eqrem Çabej

Feti TUNUZLIU
Poezi

ZHYTËSI I THELLËSIVE TË SHQIPES

(Eqrem Çabejt)

Hyri n’histori të shqipes arbërore që nga lashtësitë kohore
falë dorës mjeshtërore, duke bërë bujë.
Me t’vërteta plandosi dallgët e urrejtjes shekullore
që, pasi ngelën hije e trazuar, u shuan si kripa n’ujë.

Xixat e para i ndeshi në leksionet e mësuesëve t’vet
dhe shkëlqeu mbi to me t’lindura dhunti e aftësi.
U pasionua n’ujëra t’gjuhësisë shqiptare me dekada e vjet
ndaj nderohej si “autoriteti më në zë”, në vazhdimësi.

Që n’valë gjaku mbronte e ndihmonte gjuhën kombëtare
dhe prore frymëzonte t’tjerët për gjurmime e debate.
Me syrin xixë nxorri n’dritë thesarin e gjuhës amtare:
themelet e sajë, gjenezën ilire, … pleksur me fakte.

Po. Me thellësinë e ideve prekte qytetërimin shqiptar
e me fjalë të skalitura shpërfaqej si lulja kur lulëzon.
Qe titan i rrënjëzimit e gurëzimit t’fjalëve ndër t’parë
që shqiptarët le ta ndjejnë shqipen, sa ëmbël tingëllon.

1 KOMENT

  1. z. Feti,

    me kënaqësi e lexova poezine e juaj kushtuar Eqrem Çabejt dhe më pëlqeu tejet mase.
    Ju kam njohur si jurist të mirë dhe si prokuror të përgatitur, por asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që jeni edhe poet i mirëfillët.
    Ju lumt mendja dhe ju lumt dora.

    respekt dhe përshëndetje nga
    Ismet M. Hasani, ish ekspert
    gjyqësor, tani në Suedi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.