ZHVENDOSJA E POPULLISË SE GAZËS…?!

0
Trump - Netayahu - WH

Skandaloze dhe e tmershme

Nga Binak MAXHARRAJ

Me ardhjen e Presidentit te SHBA-ve Donald Trump shumë kush, gazeta dhe agjenci thekusan se Donald Trump është një njeri i paparashikueshëm. Ai posa u ulë ne Zyren Ovale ne Shtepin e Bardhë nenshkroi shumë dekrete ne lidhje me qeverisjen e tij me shtetin me te madh në botë se si do te vepronte gjatë mandatit te tij katervjeçar.

Njeri nga këto dekrete mjaft diskutabile ishte edhe zhvendosja e popullsisë milionshe nga Gaza për ne disa shtete tjera ne rajon por edhe me larg në shenjë te rindertimit te sajë qe siç thuhet ”SHBA po marrin përgjegjesinë për rindertimin e Gazës”. Kjo është diçka e mrekullueshme nga SHBA për rindërtimin e Gazës.

Por këtu shtrohet një pyetje me rendësi imediate se: ”Pse qenka e domosdoshme zhvendosja e një populate milionshe nga Gaza, ne atehdhue dhe vendi i tyre derisa ata edhe mund te zvendosën diku tjeter ne ate zone përdesa te rindertohet Gaza”. Marco Rubio, sekretar i SHBA-ve thksoi se propozimi i presidentit do jetë i përkoheshëm përderisa te ndertohet Gaza. Një propozim i tillë u kundërshtua ashpër nga Kombet e Bashkuara, shumë lider arab, e kundërshtuan edhe Gjermania, Franca, Britania e Madhe, etj. Ndërsa vetem Izraeli e mirëpriti këtë ide duke theksuar se “popullit te Gazzës duhet lejuar t’i gëzohën lirisë se daljës, emigrimit”. E qartë kur keto janë levizje te natyrshme, sespe te gjithë popujt e Botes levizin lirshëm nga nje vend ne tjetrin ka ata konsiderojn se do te jetojnë me mire.

Mirpo derisa sekretari i shtetit Marco Rubi deklaroi se kjo zhvendosje do te jetë e përkoheshme, këtë te marte vetë Presidenti Donald Trump e demantoi duke deklaruar se zhvendosja do te jetë e përhershme. E ky ngaterrin e ngaterron edhe me tëpër kët çështje.

Pra, kjo është ajo nyeja e Gordit qe s’po mund kush ta zgjidhë,bile as Amerika, për rrafsh 77 vjetë. E, për shkak kësaj atje luftrat po vazhdojnë der ne ditet e sotit.

Dhe kjo vetevetiu është skandaloze dhe e tnershme, kur një popull milonsh detyrohet te zhvendoset nga tokat,vatrat e tyre. Kjo do te sjell gjak, vaj dhe lot. Historia ka shumë shembuj kur popujt janë zhvendosur dhunshëm nga vendet e tyre ne te tjera vende pa pasoja psikoligjike, trauma për te zhvendosurit.

Por megjitha ky plane hala është si një ide vetem në letër por i publikuar sespe nuk janë dhënë detaje tjera mbi menyrën e zbatimit te tij i cili, sepse historikish dihet qe për 77 vjet zhvillohën luftra te kohë paskoheshme Midis Izraelit dhe Palestinezve. Janë bërë plane,mreveshje te ndryshme, bile edhe nga ana e SHBA për një Mareveshje, një pajtimi midis Israelit dhe Palestinezve por asnjehërë nuk u gjetë një mareveshje pajtuese midis tyre dhe megjithate luftrat po vazhdojnë ende e kësaj dite.

Kamë shpresën qe administrata e Donald Trump te gjejë një marevshje pajtuese midis Izraelit dhe Palastinezve qe si bazë bazike do te kishte njohjën reciproke te egzistences se këtyre dy vendev qe zoti i vendosi te jetojnë ne ate territor qe më ne fund te jetojnë të lumur dhe në fqinjesi te mire.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.