Në orën e re të Republikës së Kosovës
Atdheu ynë po e ruan forcën e herojve
forcën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut
forcën e Rilindjes sonë Kombëtare, si
dhe lidhjen me gjuhën dhe flamurin
Në orën e re të Republikës së Kosovës
Kosova është e nderuar t’i ngjaj vetes
ti ngjaj kohës, lirisë, dhe lavdisë së saj
Populli i zgjuar di ta bëj ndryshimin e
e vet, në emrin e pakufishëm të Ilirisë
Në pafundësinë e qiejve dhe të eterit
qerrja e yjeve dhe e hënave nuk i nxë
të gjitha dëshirat dhe premtimet tona,
e ardhmja ka gojë greminash të kohës
ku flatrojnë nëpër ajër erërat dhe retë.
Ky çast lirie i Republikës së Kosovës
është drita e diellit dhe hënës në rendje
vargjet që mi dikton muza dhe mendja,
janë e nesërmja jonë e gjatë, prandaj,
atdheu është i gëzuar që t’i ngjaj vetes!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2024